Xhemaledin Salihu: Shqiptarëve të Luginës së Preshevës i nevojitet një status politik i veçantë dhe i qëndrueshëm
SHQIPTARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS I NEVOJITET NJË STATUS POLITIK I VEÇANTË DHE I QËNDRUESHËM
Më
25 dhe 26 maj 2026, në Serbi, në Luginë të Preshevës dhe në Kosovë qëndruan
Kongresmenët Amerikanë: Keith Self dhe
Suhas Subramanyam.
Në
Serbi erdhën dhe u interesuan për të drejtat e pakicës kombëtare shqiptare.

Më
26 maj 2026, në Preshevë qëndruan dy Kongresmen Amerikanë: Keith Self, dhe Suhas Subramanyam dhe u pritën në
Këshillin Kombëtar Shqiptar nga z. Enkel Rexhepi, kryetar, nga z. Shaip
Kamberi, deputet popullor ne Parlamentin e Serbisë dhe nga z. Ragmi Mustafa,
zëvendëskryetar i komunës së Preshevës.
Në
Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kongresmenët në takim u njoftuan mbi çështjet diskriminuese për
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në Republikën e Serbisë, duke filluar me
Pasivizimin e adresave të Shqiptarëve, me mosnjohjen e diplomave të
diplomuarëve në Universitetin e Prishtinës, me mospërfaqësimin e Shqiptarëve në
institucione republikane, edhepse është nënshkruar një marrëveshje, e cila
tashti nuk zbatohet nga Serbia, me varfërimin dhe moszhvillimin e komunave
Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, të cilat janë më të varfura në Serbi dhe me të
ardhura personale më të ulëta në Serbi, ndërsa komuna e Stari Gradit në
Beogradit I ka shumë fish më të larta. Edhe brenda rrethit të Pçinjës, komuna e
Preshevës dhe Bujanovcit I kanë të ardhurat më të ulëta.
Pasta
u cekën mungesa e investimeve, bllokimi I mjeteve për Këshillin Kombëtar
Shqiptar, mbi centralizimin e shtetit në çdo institucion sidomos në arsimin
fillor dhe të mesëm, ku për organet qeverisëse të shkollave vendos Ministria e
Arsimit të Republikës së Serbisë. Pra, u tha se moszbatimi I Planit 7 Pikësh
dhe I Planit Aksional për integrimin e Shqiptarëve janë diskriminues dhe dëshmi
të forta që Serbia nuk po I zbaton këto Plane, të nënshkruara për zbatim.
Poashtu
Kongresistëëve iu rrëfya personalisht edhe Teuta Fazliu, shqiptare e pasivizuar
nga Bujanoci, e cila rastin e saj e paska dërguar në Gjykatën e Strazburgut.
Nga
ky takim, Shqiptarët mbeten të shpresojnë se Kongresistët do ta detyrojnë
Qeverinë e Serbisë të ndalojë diskriminimin e Shqiptarëve, në të gjitha këto
fusha të cekura më lartë.
Kjo
është një dëshmi se klasa politike e Luginës së Preshevës ka marrë përsipër që
sëbashku me Kongresmenët e SHBA-së ta çoje deri në fund çështjen e Shqiptarëve
të Luginës, në zgjidhje fatlume për ta.
Poashtu,
Kongresmenët u pritën nga znj. Ardita Sinani, kryetare e komunës së
Preshevës dhe z. Arbër Pajaziti, kryetar
i komunës së Bujanocit.
Mirëpo
edhepse shpresojmë se këto çështje do të zgjidhem me SHBA-në, Kongresmenët
Keith Self, dhe Suhas Subramanyam dhe
klasën tonë politike, kërkohet që këtë vullnet ta shpreh edhe Qeveria e Serbisë
që në të ardhmenë mos të ketë diskriminim ndaj Shqiptarëve të Luginës së
Preshevës.
Ndoshta
është që më së miri, pos theksimit të çështjeve diskriminuese është dashur, nga
klasa jonë politike të kërkohet që në fund të bisedimeve në mes Qeverisë së
Serbisë, SHBA-së apo Ndërkombëtarëve dhe Luginës së Preshevës, të nënshkruhet
një marrëveshje për NJË STATUS POLITIK I VEÇANTË DHE I QËNDRUESHËM me Qeverinë
e Serbisë, i cili do të ketë mbështetje kushtetuese dhe ligjore në Republikën e
Serbisë, sepse përndryshe qeveritë dhe politikanët ndërrohen, sigurisht që edhe
qasja ndërron dhe ndryshon ndaj këtij diskriminimi dhe çështjeve të pazgjidhura
për pakicen shqiptare në Serbi. Sipas mendimit tim është dashur që kjo kërkesë
të shtrohet para Kongresistëve Amerikanë.
Apo të kërkohen zgjidhja të tjera, më e mirja është që çështja ë Shqiptarëve me Serbinë të zgjidhet në mënyrë demokratike sipas një marrëveshjeje përfundimtare, duke e zbatur Referendumin e 1 e 2 marsit 1992.







