Gani Mehmetaj: Kush e hoqi flamurin izraelit në Tiranë?

1h më parë

Kush e hoqi flamurin izraelit në Tiranë?

Nga Gani Mehmetaj

Nuk e kuptoj pse një grup “protestuesish” e hoqën dhe e përdhosën flamurin izraelit? Kishin dalë në mbrojtje të Zvërnecit apo të Gazës? Ishin shqiptarë-mercenarë me maska apo terroristë palestinezë? Nuk e kuptoj pse as policia dhe SHISH-i (SHIK-u) ende nuk i kanë kapur keqbërësit? Nëse nuk i kanë cytur vetë, do t'i kapnin me kohë.

Janë konfuzë e të paqartë edhe organizatorët kur lejojnë që gratë e mbuluara (sorra shkina i quanin në Pejë) të dalin e të flasin për Shqipërinë. Ato janë mercenare që nuk u qan zemra për Zvërnecin. Ata shaminë islame e mbajnë sepse i paguajnë. Edhe flamurin e hoqën sepse dikush i paguan.

Në protestën tjetër, pse duhej që një “sorrë shkinë” të na tregonte se nuk jemi as me Perëndimin, as me Lindjen?

Shqiptarët janë me Perëndimin gjeografikisht dhe me mendësi. Ajo mund të jetë edhe me dreqin e mallkuar, por nuk duhej t’i jepej mikrofoni.

Mos e shëmtoni protestën më madhështore të realizuar deri më tani. Historia do t’ju mallkojë.