Gani Mehmetaj: A po bëhet feja e shqiptarit bakllava turke e hurma arabe?

Imazh i gjeneruar nga ChatGPT (OpenAI)
A po bëhet feja e shqiptarit bakllava turke e hurma arabe?
“Myslimanët
në Shqipni janë ma të mirët në botë, pak me i gërvisht dalin të gjithë
katolik”, At Zef Pllumi

Shpesh
kur duan ta barazojnë fenë myslimane me
fenë katolike, disa nga mosdija, të tjerët nga djallëzia, thonë se edhe
krishterimin e morëm me dhunë. Por historia e krishterimit dhe historia e
islamizimit të shqiptarët ishte ndryshe. Krishterimi u përhap paqësisht në
Gadishullin Ilirik, u shtri më parë se sa në Romë, sepse rruga nga Jerusalemi
përmes Ilirisë kalonte. Krishterimi ishte kundërvënie perandorisë, përkatësisht
kundërvënie skllavërisë. Flori e Lauri, dy martirë ilirë të krishterimit,
varret e të cilëve hamendësohet se janë në Ulpianë (Dardani), i ndoqën dhe i vranë sepse e
përhapnin krishterimin.
Përhapja
e islamit në Gadishullin Arabik dhe në Afrikën veriore u bë më gjak e me
gjenocid. Islamit e gllabëroi qindra
vjet Spanjën. Edhe në Gadishullin Ilirik osmanët e imponuan me dhunë e masakre
të papara myslimanizmin. Shqiptarët pësuan më së shumti. Prandaj është
krejtësisht e pamundur të barazohen këto dy fe më mënyrën e përhapjes.
Pasaktësia
e dytë është lutja. Nga mosdija a nga djallëzia disa përpiqen të mashtrojnë
besimtarët, kinse edhe katolikët shqiptarë luten në gjuhë të huaj, në gjuhën latine. E kam besuar edhe
vet në fëmijëri këtë gënjeshtër derisa nuk e dëgjova meshën në kishën katolike
të qytetit tim: prifti e besimtarët luteshin shqip. Të myslimanët lutjet fetare
nuk bëhen shqip as sot, sepse sipas hoxhallarëve Zoti kupton vetëm arabisht!
Megjithatë
iluministi i përndritur e martiri, At Zef Pllumi, nuk e thotë me kot se: "Myslimanët në Shqipni janë
ma të mirët në botë, pak me i gërvisht dalin të gjithë katolik".
Shqiptarët
1700 vjet ishin të krishterë, 250-300 vjet myslimanë, 50 vjet ateist. Në
Dardani e Maqedoni myslimanizmi e
ateizmi u zëvendësua me ideologjinë e Pashko Vasës: "Feja e shqiptarit
është shqiptaria". Shqiptaria bëri gjëra të mrekullueshme, mobilizoi
kundër pushtuesit serb, i neutralizoi hoxhallarët që ende e bënin punën e djallit,
nxiti arsimimin e përgjithshëm, ndriçoi të luhatshmit e mendje mykurit,
rilindësit u bënë pishtarë të së ardhmes, u zëvendësuan emrat myslimanë e
katolik me emra shqiptarë. Kështu, Haziri, nuk e ripërtëriu emrin mysliman të
babait të i biri, por e pagëzoi trashëgimtarin Ilir. Pali, braktisi traditën
1700 vjeçare dhe e pagëzoi të bijën me emrin Besa. Kjo frymë mobilizoi
shqiptarët në rezistencë e në luftë të armatosur, na orientoi nga Perëndimi.
Por
më vonë gjërat sikur nisën të ngatërrohen. U përmbys sistemi ateist në Shqipëri
që e kishte plagosur rëndë shqiptarësinë. Në Dardani iu zu fryma shqiptarësisë
nga grupet kriminale. Ëndrrat ua vranë, idealin ua bënë copë e grimë, pasurinë
kombëtare ua zhvatën.
Kështu
nga dëshpërimi, nga varëfria e nga propaganda me para e trushpërlarje, feja e
shqiptarit po bëhet bakllava turke e hurma arabe, ndërsa flamuri kombëtar shumë
shpejt, nëse nuk i del kush para kësaj murtaje, do të zëvendësohet me flamurin
e pilafit e të kofshës së pulës, që po i hanë të babëzitur shqiptarët e uritur
për iftar ndër çadrat selgjuke.
Ky
brez që fenë e shqiptarit e ndërruan me fenë e bakllavave, të pilafit e të
kofshës së pulës, nuk kanë Zot, nuk kanë komb, Fe, as Atdhe. Ata janë shtresa
më fatkeqe e njëkohësisht më e rrezikshme e kombit.








