Gani Mehmetaj: Hafiz Gagica njëri ndër personalitetet më të mëdha jo vetëm të Mërgatës shqiptare
Hafiz Gagica njëri ndër personalitetet më të mëdha jo vetëm të Mërgatës shqiptare

Hafiz
Gagicën e kam njohur nga takimet në redaksinë e Rilindjes në Zvicër, nga
bisedat në Shtutgard, kur e shqyrtonim situatën dramatike në Kosovë, nga
takimet në Prishtinë, kur u çlirua Kosova. Ishte veprimtari më dinamik dhe më i
angazhuar në Evropën Perëndimore, ishte mbështetësi kryesor i presidentit
Ibrahim Rugova dhe angazhimit për Kosovën e pavarur. Hafiz Gagica ishte ndër
personalitetet që la gjurmë në veprimtarinë politike dhe me angazhimet e tij.
Ishte
Hafiz Gagica ai që me njoftoi me Salih Çekajn, kur erdhën së bashku në redaksi.
Ai me informonte për luftën e tij në terren, sepse Salihu ishte në grupin e
parë të gueriljes shqiptare për Rrafshin e Dukagjinit para të tjerëve. Salih
Çekaj ishte njeri i aksioneve.
Hafiz
Gagica me njoftoi me Donika Gërvallën,
vajzën e kolegut e mikut tim të ndjerë
Jusuf Gërvalla, ndërsa Donikën e ndiqja në televizionet gjermane, ku bënte
debate me Zoran Gjingjiqin dhe me politikanë gjermanë. Ajo ishte shqiptarja më
e angazhuar dhe më e mençur në Evropën Perëndimore. Kishim mungesë të kësaj
kategorie njerëzish, ndërsa ajo shquhej për oratori, koncepte të qarta e
vendosmëri.
Me
Hafiz Gagicën ishim miq që komunikonim lehtë dhe me dashamirësi. Me vjet e kemi
mbajtur një kontakt shoqërore, ishte njeriu më i afërt i Rugovës, ishte
bashkëbiseduesi më i sinqertë.

E
ndërrova kanalin, ndërsa ai vazhdonte të më tregonte për gjërat që kishte
mësuar.
Me
Gagicën vazhdonim të bisedonim, të dy të tronditur. Nuk ia hiqja sytë ekranit.
Pas situatës së re, bisedonim se si mund ta zbusnim gjendjen, si mund të
mblidhet një këshillë që do të vepronte në Gjermani, apo në Shkup, sepse Tirana
zyrtare ishte tmerrësisht armiqësore ndaj Rugovës dhe ndaj organizimit të
shqiptarëve të Kosovës në baza institucionale.
Pushofsh në paqe, miku im Hafiz Gagica, që le zbrazëti ndër miq e bashkëmendimtarë.







