Gani Mehmetaj: Histeria naziste kundër hebrenjve në Tiranë

53m më parë

Histeria naziste kundër hebrenjve në Tiranë

Nga Gani Mehmetaj

Nisi me linçimin e Kushnerit, dhëndrrit të Trumpit, vetëm sepse ishte me prejardhje hebreite. Vazhdoi me një sulm kundër shtetit hebrait duke marr anën e terroristëve palestinezë. Disa portale e veçmas disa individë të përhënët po ulërasin si të tërbuar kundër " çifutëve" sikurse i quajnë me urrejtje naciste izraelitët.

Janë mercenarë të ndohtë që duan ta bëjnë Izraelin armik, ndërsa e kemi  njërin ndër miqtë më të mëdhenj.

Për Serbinë kur nisi vërshimi i serbëve në Shqipëri nuk e thanë asnjë fjalë. Përkundrazi botonin lajme për martesat e grave shqiptare me burrat serbë, ndërsa " burrat serbë kishin përdhunuar mijëra gra shqiptare të Kosovës.

Në këtë grupim histerik bëjnë pjesë ata që nuk kanë komb, fe as atdhe, vajzushat që rrëmbehen nga ndonjë rrëfim tronditës për luftën dhe nga trashegimia enveriste- majtiste.

Kur e mbajë pasaporten e Kosovës mburrem që në këto grupime naziste publike nuk është asnjë " kosovar" i imi. Por kur e mbajë pasaporten shqiptare me vjen turp që dëgjoj se si ulërasin disa grupe kundër izraelitëve.

Protesta ka kërkesa plotësisht të arsyeshme. I mbështesë këto kërkesa. Korrupsioni, oligarkët dhe krimi e ka mbërthyet shtetin shqiptar. Por duhet të hiqen grupet destruktive.