Vlash Prendi: Një studiues i shquar i traditës sonë – Prof. Dr. Engjëll Sedaj

33m më parë

NJË STUDIUES I SHQUAR I TRADITËS SONË

PROF. DR. ENGJELL SEDAJ

NGA VLASH  PRENDI

Takimi me prof.  Engjell Sedajn eshte tejet i kendshem. Fjalepake , i matur, i qete dhe bindes. Fjala qe thote eshte nje argument me shume  per historine , kulturen dhe traditen tone. Kishte ardhur nga Prishtina per te referuar ne takimin perkujtimor te 300 vjetorit te Kuvendit te Arbrit temen: ”Vlerat e perkthimit te akteve te Kuvendit te Arbrit nga prof. Engjell Radoja”, nje teme shume interesante.

Vlersohet nga te gjithe pjesmarresit ne kuvend. Takohet me personalitete te kultures dhe letersise Pjeter Arbnorin, Nikolin Kurtin,  dr.  Shan Zefin, Ferit Duken, Tef Topallin, Willy Kamsin etj.  Te gjithe shprehin konsideratat me te larta per te. Kane te drejte, sepse bisturia e tij ka operuar dhe zbuluar vepra te tilla si “Meshari i Gjon Buzukut”, ”Kenga e Sibilave”  dhe “Ceta e profetenve” te Bogdanit, ”Fjalori latinisht-shqip” i Freng Bardhit,  te cileve u ka bere anatomine e plote te tyre duke qenq nje studiues teper i thelle dhe kritik ndaj tyre. Ndjehem krenar kur me dhuron nje nga veprat e tij me te mira “Shqipja arbnore”, ku jane perfshire mjaft studime te tij rreth disa figurave  letrare dhe historike te lena ne harrese. Prof.  Engjell Sedaj hap rruge te reja per studime te metejshme  per te hedhur drite sadopak ne historiografine  shqiptare dhe traditen tone kulturore.

xxx

Prof. Engjell Sedaj ka qene dhe mbetet nje nga figurat me te shquara ne fushen e studimeve shqiptare. Veteran i nderuar i arsimit shqip , levrues i njohur i gjuhes shqipe dhe misionar i papertuar i perhapjes se kultures dhe letersise ne trevat mbarekombetare.  Mbetet perjetesisht monument i gjalle i zhvillimit te visareve kombetare dhe perhapjes se dijes dhe shkences filologjike tek brezat e ardhshem.

Lindi ne Kabash te komunes se Vitise me 14. 07. 1943 ne nje familje me origjine fshatare , por me tradita patriotike dhe atdhetare. Gjyshi i tij , Toma kishte ardhur nga Stublla e Eperme dhe ishte vendosur ne Kabash rreth vitit 1928. Prinderit e tij Jak Sedaj dhe Magdalena Sopi kishin gjashte femije, ku Engjelli ishte femija i fundit. Qysh i vogel provoi veshtiresite e jetes, sepse populli kosovar vuante nen thundren e shovinisteve serbe. Kur u clirua vendi Engjelli i vogel ishte vetem 1 vjec, kjo beri qe ai te rritej me veshtiresi te medha.

Ne fshatin e lindjes kreu shkollen fillore dhe dy klase te arsimit te detyruar, ndersa dy klaset vijuese i perfundoi ne Viti. Ne vitet 1958-1962 vijoi gjimnazin klasik ne qytetin Pazin ne Kroaci, ku u pais me kulture dhe njohuri bashkekohore. Me pas vijoi studimet ne Fakultetin Teologjik te Zagrebit dhe me tej ne Fakultetin Filologjik te Shkupit ku u specializua ne filologjine klasike ku u diplomua ne vitin 1971. Pikerisht ne kete periudhe spikati fuqishem talenti i tij ne fushen e botimeve ne lemin studimor dhe filozofik. Nga ky vit pena e tij do te shkelqente  per ti dhene lexuesit perla te letersise dokumentare shqiptare dhe emri i tij do te mbetej ne themelet e shkences studimore dhe letrare shqiptare.

Krahas punes studimore , vijoi studimet pasuniversitare ne Fakultetin Filozofik te Prishtines ne degen e gjuhes dhe letersise dhe ne vitin 1980 mbron doktoraturen me teme “Homeri te Shqiptaret” duke shpalusur permes saj kulturen e gjere dhe dijet shkencore per letersine klasike.

Njeri me kulture te gjere dhe dije shkencore te sakta. Nje krijues dhe studiues i kompletuar nga me te njohurit ne travat shqiptare. i etur per kulture dhe dije, ne vitet 1976-1977, ndoqi ne Universitetin e Romes mesimet per gjuhen latine mesjetare, pastaj mori leksione ne fushen e kerkimeve shkencore per t’i perfunduar ne Urbino, vendlindjen e Papa Klementit XI, ku mori disa lektura per punen kerkimore dhe shkencore dhe gjuhen italiane. Eshte njohes i kater gjuheve te huaja.

Ne vitin 1968 filloi pune si mesues i gjuhes latine ne gjimnazin e Ferizajt ku punoi deri ne vitin 1971. Kete vit thirret te jape po kete gjuhe ne Fakultetin Filozofik te Prishtines, ne fillim si lektor ndersa qe nga viti 1992 si profesor ordinar, ku vazhdon te punoje edhe sot. Prof. Engjelli eshte nder te paret studiues shqiptare qe pati nje aktivitet aq te dendur studimor dhe shkencor ne ate periudhe te historise se Kosoves kur nuk duhej te heshtej. Ai e ngriti zerin kunder shtremberimeve te qellimshme historike qe benin pseudohistorianet serbe duke mbrojtur me guxim dhe vendosmeri popullin eshumevuajtur shqiptar. Punimet e tij ne fushen e studimit dhe te hartimit te teksteve shkollore jane te shumta. Ka hartuar 8 tekste shkollore nga te cilet tre per shkollat e mesme dhe pese lektura per shkollat univesitare, qe jane: “Gjuha latine” per kl. I-II gjimnaz, 1974,  “Gjuha latine”per kl. III-IV te AMO me 1981, ”Gjuha latine” per kl. I te AMO me1989, ”Gjuha latine” per universitete me 1979,  Pjeter Bogdani:”Kenga e Sibilave”-leksion ne vitin 2000, Virgjili:”Eneida”-leksion ne 2002,  Homeri:”Iliada dhe Odisea”-leksion ne 2001, Eskili “Prometeu i lidhur”-leksion ne 2002. Keto tekste dhe leksione shquhen per qartesine e mendimit dhe te shprehjes, per parametrat metodike te paraqitjes se materialit studimor, per gjuhen e paster dhe te rrjedhshme shqipe, per leksikun e pasur dhe terminologjine e zgjedhur qe permbajne. Keto tekste i rezistuan kohes, sepse permbanin ne vetvete thellesi mendimi. Ata qene nje ndihmese e madhe dhe e padiskutueshme ne perparimin dhe konsolidimin e shkolles dhe mendimit pedagogjik shqiptar, si dhe kontribut i shquar ne levrimin e shkences letrare shqiptare. Ne kete kontekst ai ka ecur ne gjurmet e ideologeve te rilindjes sidomos te Aleksander Xhuvanit, te cilin e ka shume per zemer.

Tematika e studimeve dhe artikujve te botuar eshte e gjere dhe e larmishme. Qe nga viti 1970 deri ne vitin 2004, numerohen rreth 365 artikuj studimore te botuar ne organe te ndryeshme te shtypit dhe periodike ne Kosove dhe jashte saj, duke dhene keshtu nje kontribut te pacmuar ne perhapjen e kultures shpirterore dhe dijes nder shqiptare.

VEPRA DHE VETEDIJA KOMBETRE

Eshte e veshtire te permblidhet gjithe vepra e prof. Engjellit ne keto pak rreshta, megjithate do te kujtoj dy nga veprat e tij filozofike dhe studimore “Tradita dhe letersia”, Prishtine 1997 dhe “Shqipja arberore”, Prishtine 2002, ku ai shpalos lirshem mendimin e tij filozofik dhe respektin e padiskutueshem per mjaft figura te shquara shqiptare te fushes se shkences dhe te letersise. Ne keto vepra ai ka synuar te paraqese ne nje shkalle me te larte punen dhe perpjekjet e disa perfaqesuesve te shkences filologjike shqiptare, duke krijuar nje ide te qarte per punen dhe perpjekjet e tyre ne kete fushe.

Merite e autorit eshte se ka ditur te na jape dimensionet krijuese te disa nga figurave me te shkences dhe letersise shqiptare pak ose aspak te njohura ne trojet tona.

Prof.  Engjelli e njeh mire krijimtarine dhe vepren e tyre, ka shfletuar mijera dokumente dhe ka zbuluar jeten e tyre krijuese. Gjykimi i thelle mbi keto figura dhe vleresimi i matur, sjellin para nesh figura te tilla shumedimensionale pak te trajtuara ne literaturen tone si Henrik Lacaj dhe Gjon Shllaku, dy perkthyes legjendare shqiptare, Eqerem Cabej, Francesko Selan dhe Rexhep Smajli, pionieret e leksikografise shqiptare, Zef Mirdita dhe Gasper Gjini korifejte e letersise historike-dokumentare shqiptare, Luigj Marlekaj, Don Lush Gjergji dhe Gjergj Gashi perfaqesuesit me ne ze te pasqyrimit te tradites kishtare shqiptare dhe me tej figura e prof. Mihal Petrushevskit i cili ka dhene nje kontribut te padiskutueshem ne perhapjen e kultures shqiptare. Keto figura jane analizuar me kopetence dhe dashuri duke e njohur lexuesin me informacion te ri dhe te bollshem per jeten dhe aktivitetin e tyre krijues ne sherbim te ceshtjes kombetare.  Ne te  njejten linje logjike vjen edhe libri i dyte i tij ne lemin e studimit “Shqipja Arbnore”, ku me se shumti preken ceshtje te zhvillimit te gjuhesise, studiohen figura te shkences gjuhesore qe punuan per zhvillimin e gjuhes dhe perhapjen e saj, sipas natyres dhe ligjeve te brendeshme te gjuhes sone.

Duke u marre me studimin e korifejve te kultures boterore qe bene epoke dhe hodhen themelet e letersise se dokumentuar si Homeri, Platoni, Hesiadi, Virgjili, Horaci, Ovidi etj, kerkon thelle ne histori dhe analogon me krijuesit e vjeter shqiptare duke zbuluar thelbin e krijimtarise se tyre. Buzuku, Bogdani, Budi dhe Bardhi do te ishin objekt i penes se tij. Njohurite e sakta per letersine e vjeter shqipe ai i ka shfrytezuar per te ndricuar kete periudhe te lulezimit te kultures shqiptare dhe ndikimit te saj ne kulturen evropiane. Ndjehet i perviligjuar prof. Engjelli, sepse ka mundur te studioje figura te tilla si Francesk Durrsaku, Martin Segani, Nikolle Keta, Ndre Bogdani, Frang Bardhi etj, dhe ka zbuluar se keta jane percuesit e gjuhes arberore, jane shkendijat e par ate kesaj gjuhe te lashte evropiane. Madje eshte i pari qe zbuloi mbishkrimet e Grotafferratas ne Itali, ku vertetoi se gjuha shqipe ka ekzistuar qe nga viti 1492, kur eshte shkruar shqip. Ne kete gravure autori ka lexuar kater shkronja,  Cast…, ku mendon se duhet te jete shkruar emri i Kastriotit.  Me tej ai ka deshifruar: Alberia-More-Shala, ndersa me poshte ai ka lexuar ne latinisht: Vivat as pantas lea. Prof. Engjelli mendon se keta mbishkrime jane shkruar nga ushtare arbreshe nen sundimin e mbretit te Napolit, Alfonsit.

Sidoqofte keto gravura dhe mbishkrimet e tyre jane deshmi e gjalle e hershmerise se shkrimit dhe perhapjes se gjuhes shqipe, megjithse data e te shkruarit te tyre mungon.

Duke bere nje lidhje logjike mes mbishkrimeve te Grotafferratas dhe autoreve te pare te shkrimeve shqipe, mund te mendojme se faktet historike qe permend prof.  Sedaj jane plotesisht te besueshme dhe te argumentuara. Gjuha eshte jeta e nje kombi, ajo identifikon kombin, prandaj prof. Sedaj thekson :”…Keto kenaqesi perjetohen edhe me mire nga monumentet e kultures antike dhe mesjetare, kurse monumenti me i madh i popullit shqiptar eshte gjuha e tij, shqipja arbrore…”. Ne kete kontekst ai ngre zerin kunder ndarjes dhe copetimit te gjuhes shqipe dhe provincionalizmit te saj.

PAPA CLEMENTI  XI  DHE  ARBERIA

Vemendje te vecante prof. Engjelli u kushtoi edhe studimeve historike kishtare.

Teme e munguar teresisht ne trojet shqiptare ne periudhen postkomuniste. Nje vend te rendesishem ne kete fushe ze studimi i plote “Papa shqiptar Klementi XI-Albani dhe Kuvendi i Arbrit”, ku ai verteton me argumente shkencore se ky Pape qe drejtoi per 21 vjet Seline e Shenjte eshte shqiptar dhe pikerisht nga Laci i Kurbinit. Per kontributin e dhene per ceshtjen kombetare shqiptare autori e radhit kete Pape krah Gjergj Kastriotit.

Interes paraqesin njoftimet e prof. Sedajt per motivet qe e shtyne Papen Klementi XI te ndihmonte Shqiperine, te hapte shkolla shqipe ne atdheun e vet, te organizonte Kuvendin e Arbrit me 1703 duke vene ne dukje perparesite e programit te tij papnor dhe aftesite e padiskutueshme profesionale te papes shqiptar. Eshte e rendesishme te theksojme se Papa Klementi XI punoi pa u lodhur per nderkombetarizimin e ceshtjes shqiptare. Me materiale te pasura dhe argumente shkencore  prof. Sedaj argumenton vlerat e tij njerzore dhe fetare duke dhene nje informacion te pasur mbi veprimtarine e tij pontifikale, nga e cila u quajt Pape i Madh.

Pjesa e dyte i kushtohet Kuvendit te Arbrit qe u mblodh me 1703 ne fshatin Merqi te Lezhes , iniciuar nga Papa Klementi XI. Keshtu krahas Kuvendit te Lezhes me 1444, Kuvendit te Matit me 1462, Kuvendit te Dukagjinit me 1602, Kuvendi i Arbrit vleresohet si nje ngjarje madhore ne historine tone kombetare, megjithse qellimi i ketij botimi ka me teper karakter informativo-historik se sa studimor.

Ne kete vazhde , autori ka nisur te botoje edhe nje reviste studimore-shkencore qe per nga niveli eshte nga me te arrirat ne tregun e medias sone. Eshte revista e njohur “Dardania Sacra” numri i pare i se ciles doli ne vitin 1999. Eshte nje reviste me nivel te larte shkencor, gjithperfshirese menje staf teper te kualifikuar. Permes materialeve te botuara hidhet drite mbi rrenjet e katolicizmit shqiptar, zhvillimit te gjuhes, figurat me te spikatura te popullit tone dhe kontributit te tyre per ceshtjen kombetare shqiptare. Kjo reviste serioze synon te permbushe zbraztine e krijuar ne fushen e botimeve studimore dhe ne ate te hulumtimeve kishtare. Dardania dhe Iliria jane quajtur vende te shenjta, sepse Herodoti ka thene:”Iliret, ose kane rene nga qielli, ose kane mbire nga toka”, duke krijuar nje imazh te gjalle per kete popullte lashte, kodi gjenetik i te cilit eshte shenjterimi.

LIGJERUESI DHE STUDIUESI I ZELLSHEM

Aktiviteti shkencor i prof. Engjell Sedajt  nuk mund te jete i plote pa permendur pjesmarrjen e tij ne shume kuvende dhe tubime shkencore.  Ai ka marre pjese ne te gjitha kuvendet e filologeve te ish Jugosllavise ne Oher -1977 Nevi Sad -1980, Zhalec -1983, Pula -1986, Shkup -1989. Ka botuar mjaft artikuj ne organin e filologeve klasike te ish Jugosllavise “Zhiva antike” qe botohej ne Shkup ne nje periudhe prej 20 vjetesh,  duke qene edhe bashkepunetor ne revisten “Latinet Graeca”,  te Zagrebit.  Ne vitin 1987 mbajti ne Beograd ligjeraten “Pellazget e vjeter ne studimet e Milan Budmirit”, ndersa me 1989, ne Akademine e Shkencave te Shqiperise ka mbajtur ligjeraten “Mbi vepren e Pjeter Bogdanit”.  Me 1997 u nderua me cmimin Kombetar “28 Nentori”, nga Ministria e Kultures per vepren “Etnonimi Arberesh-Shqiptar”-1996.

Eshte njeri nga themeluesit e manifestimit “Takimet e Don Mikelit” dhe botuesi i buletinit me te njejtin titull kushtuar martirit kosovar Don Mikel Tarabulluzi nga Stublla e Eperme.  Rruga krijuese e profesor Engjell Sedajt ka qene e mundimshme,  e veshtire , por na  ka dhene gjithnje kenaqesi dhe na ka befasuar me penen e tij te arte.  Krijimtaria e tij eshte nje kontribut i padiskutueshem ne fushen studimore, shkencore dhe krahasuese te shkences filozofike shqiptare.  Kjo pune voluminoze ka kerkuar vullnet , kemengulje,  ,  dhe perkushtim , te cilat profesor Engjellit nuk i kane munguar kurre.  Tashme ai ka krijuar profillin e tij krijues edhe nje shkolle te njohur studimore dhe shkencore ne pararoje te mbrojtjes se vlerave kulturore dhe kombetare shqiptare.

Duke lexuar vepra te tilla si “Homeri ne letersine dhe kulturen shqiptare” botuar ne Prishtine me 1984, ”Etnonimi Arbresh-Shqiptar”, Prishtine 1996, ”Tradita dhe letersia”, Prishtine 1997, ”Papa shqiptar Klementi XI dhe Kuvendi i Arbrit”, Prishtine 1998,  ”Etnokultura ne peshoje”, Prishtine 2000, ”Shqipja arbrore”, Prishtine 2002 dhe shume studime te tjera per figurat me te ndritura te kultures dhe letersise shqiptare, mendojme se prof.  Engjell Sedaj i ka sjelle sherbime te shquara shkences studimore dhe filologjike shqiptare. Ai do te mbetet shembull pune dhe sacrifice per brezat e ardhshem. Prof. Engjell Sedaj gezon respektin dhe nderimin e mases se popullit per sherbimet e shquara qe i ka bere shkences, letersise dhe kultures shqiptare.

L I T E R A T U R E :

1-Revista “Nentori”, Tirane nr. 3/1960

2-Revista “Hylli I drites”, Shkoder nr. 1/1993

3-E. Sedaj:”Tradita dhe letersia”, Prishtine 1997

4-E. Sedaj:”Papa Klementi I XI…”, Prishtine 1998

5-E. Sedaj:”Etnokultura ne peshoje”, Prishtine 2000

6-E. Sedaj:”Shqipja arberore”, Prishtine 2002

7-Revista:“Dardania Sacra”, Prishtine nr. 1/1999

8-Revista:”Dardania Sacra”, Prishtine nr. 2/2000

9-Revista:”Dardania Sacra”, Prishtine nr. 5/2003

10-Revista:”Takimet e don Mikelit”, Prishtine nr. 4/2004

VLASH PRENDI