Vladimir Shyti: Forcojnë aleancën Tomi dhe Xherri

1h më parë

Forcojnë aleancën Tomi dhe Xherri

Nga Vladimir Shyti

Nëse është e vështirë të arrish lavdinë, është e lehtë ta ruash, Dhe këtu ajo dallohet nga nderi, i cili nuk u jepet të gjithëve, veç atyreve me besueshmëri dhe aleancave të vendosura më parë, por me kushtin që të ruhet, gjë që nuk është e lehtë, sepse mjafton një veprim i padenjë që nderi të bjerret pakthyshmërisht. Ndërsa lavdia ndërvete nuk mund të humbas, sepse veprimi apo veprat sido qofshin ato autori tyre mbetet i famshëm dhe, siguron gjithçka që i nevojitet dhe pse ai nuk shton asgjë të re. Lavdia e rreme humbet efektivisht, dhe sikur autori të rrojë më tepër. Kjo do të thotë se ajo është një mbivelerësim i përkohshëm.

Në një poezi krijuar disa vite më parë citoj:. . Në tempullin shqiptarë të politikës\\Tomi dhe Xherri hyjnë në garë\\Pas zënkave, ndezin qirinjtë e paqes\\Me kujdes gatuan çorbën\\Seç u tha në mezin e errësirës\\Fillojë dhe loja e marrëzisë…Mbas këtyre vargjeve në shumë komente tregohej një mosbesim, të tjerë tregonin interes dhe një pjesë ishte moskokçarës, por së fundi u pajtuan me mendimet e mia dhe shumë të tjerëve që e kishin besuar vite më parë. Pra, Sali Berisha me ndihmën edhe të Edi Ramës vazhdojnë sëbashku lojën e marrëzisë. Xherri vjell vrerë në lumin e turbulluar, ndërsa Tomi e kullon llumin në brigjet e Adriatikut dhe përtej ndër oqeane. Por, balta ka mbetur midis popullit, të cilët ende se kanë gjetur lopatën e pastrimit.

Më kujtohet, në kohën e komunizmit, familja ime e përbërë nga shtatë pjestarë jetonte në një barangë buzë kënetës. Babai i dërgonte një letër Enver Hoxhës, ku kërkonte strehim. Ndër të tjera shkruante;…jam veti shtatë, pra, shtatë armë të ndryshkura…Dhe jo, që banesë nuk i afruan, por sigurimi shtetit u hodhë në veprim, por falë Qirjako Deçkës, një njeri me reputacion në radhët drejtuese, që mundëm të shpëtonim internimit nga qyteti. Bëj tani krahasimin;ekzistencat janë të mjera, vlera apo jovlera e së cilës do të bazohej krejtësisht në atë çka rezultojmë në sytë tanë e të tjerëve!Tashmë mund dhe është e mundur të mendojmë se vendi ynë po jeton midis dy kohërave, ku çdo individ ekziston për vetveten, pavarësisht nga forma e lloji, varet mbi të gjitha nga ai vet. Dhe nëse tek ai nuk ka asgjë të denjë, çdo ndihmë nga jashtë do të vlejë fare pak. Përfytyrimet që mund të krijojnë për qenien e tij në arenën ndërkombtare është diçka dytësore, që i nënështrohet rastit përballë faktorit botëror dhe të marrë atë çka do. Tomi mund të hyjë në tempullin e zakonshëm të lavdisë, gjithëahtu edhe përpëlitësi Xheri, por lumturia e vërtetë dhe nderimin duhet fituar duke vlerësuar me sinqeritet ata që të dhanë lavdinë për atë çka bëre dhe do të bësh më pas. Vlerësimi  dhe gjykimi tyre është një jehonë e thjeshtë, një shëmbëlltyrë dhe një hije e meritës, që vlenë më së shumti nga lavdia që është përfituar në rrethin admirues.

Nëse admirimi është nga përfituesit dhe do të kthehej në gjënë kryesore, objekti i një admirimi të tillë do të ishte i padenjë dhe do të ndodhte pikërisht një lavdi e rreme, pra të pa merituar. Ndaj, duhen ato cilësi për të cilat lavdia është simboli pastër, një shëmbëllim i shndritshëm për të gjithë popullin. Lavdia është shtysa që nxit mendjet e qarta, dobësia e fundit e një shpirti fisnik, që përbuzë kënaqësitë e tepëruara dhe, kur jeton ditë të vështira. Ka shumë vështirësi të kacaviresh majave ku shkëlqen tempulli i lavdisë.