Themi J. Tushe: 'Komiteti i Fshehtë i Fierit', hapja e shkollave shqipe dhe mbrojtja me çeta të armatosura
Krijimi i shoqatës “Komiteti i Fshehtë i Fierit” rreth viteve 1905-së, për hapjen e shkollave shqipe në Myzeqe e Mallakastër dhe mbrojtjen e tyre me çeta të armatosura

Hapja e disa shkollave fetare në gjuhën greke, qysh në kohët më të herëshme pranë kishave e manastireve të Myzeqesë si në Apolloni, Ardenicë, Kolkondas, Shën Pjetër e tjerë, ndërtimi i katedrales së bukur të Shën Gjergjit në qytetin e Fierit më 1782, përfundimi qendrës së madhe tregëtare me rreth 100 e ca dyqane përball saj më 1864, si dhe zhvillimi disi më i shpejt ekonomiko-shoqëror në këtë krahinë, çoi direkt edhe në rritjen e nivelit arsimor, kulturës dhe edukatës qytetare, ndërgjegjes kombëtare, por edhe të atij ideologjik e politiktë, te inteligjenca dhe patriotët tanë myzeqar.
Ardhja
nga Stambolli e vet zëvendëskryetarit të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”
Mehmet Ali Vrion në Fier dhe themelimi i Degës së saj me ndihmën e njerëzve të tij familjar, tregon qart, për vlerësimin që i kushtoi kjo organizatë Myzeqesë si një
krahinë e madhe, mjaft e pasur dhe tepër e rëndësishme, ku ajo duhej të kishte
patjetër edhe prezencën e saj.
Ndërsa,
me vizitën që bëri edhe kryetari i kësaj organizate politike dhe
ushtarake shqiptare Abdyl bej Frashëri më 31 Tetor 1878-të dhe mbledhjen e tij,
që ai zhvilloi me “Lidhjen e Fierit” dhe patriotët myzeqar, ky qytet mori një
rol të ri lidershipi politik, tepër të veçantë, për të gjithë lëvizjen tonë
kombëtare në atë kohë.

Ish Katedralja e vjetër e Shën Gjergjit në qytetin e Fierit, e ndërtuar në vitin 1782 dhe prishur në vitin 1967. Fotografia është marë në internet
Orientimet
e r?ndësishme që jepte vazhdimisht “Lidhja e Fierit”, që ishte në krye të
Popullit Myzeqar, si dhe porositë e veçanta që dha e detyrat që shtroi në
fjalimin e tij ky kollos i Shqiptarizmës në këtë kuvend, hapën një tjetêr
perspektivë të re edhe më të madhe, për të
gjithë veprimtarinë patriotike në këtë krahinë shumë atdhetare, por edhe
më gjerë, si në Mallakastër, Berat, Skrapar e tjerë.
Aty
pas viteve 1900-të, me ringjalljen e frymës kombëtare, që kishin krijuar këto
evenimente të r?ndësishme, problemi më i madh dhe më i mprehtë, që i shqetsonte
më shumë intelektualët dhe patriotët fierak në veçanti, por edhe ata myzeqar e
mallakastriot, ishte përhapja e diturisë dhe e arsimit në gjuhën shqipe, si dhe
ai i ngritjes së institucioneve (shkollave) të tyre, aq të domozdoshme për
popullin tonë. Ata e dinin shumë mirë se, pas shkatërrimit të universiteteve tona të vjetra dhe me famë
të Shkodrës, Durrësit dhe Apollonisë shekuj më parë, prej okupatorëve të shumtë
barbar, që herë erdhën nga lindja e herë nga perëndimi, nuk mund të kishte përsëri
një xhvillim e përparim të Kombit tonë, pa dituri, arsim dhe shkolla shqipe.
Duke
qenë ende të okupuar, nën shtypjen e egër të zgjedhës osmane, e cila ja kishte
ndaluar me ligjë këtë të drejtë kombëtare Popullit Shqiptar, si dhe mallkimi,
që i kishte bërë kisha shoviniste greke
Gjuhës tonë hyjnore Shqipe, realizimi i kësaj dëshire mjaft të
rëndësishme, ishte akoma tepër i
vështirë.
Megjithatë
edhe pse kjo e drejtë i ishte mohuar me forcë popullit tonë, intelektualët,
patriotët, mësonjësit dhe klerikët përparimtar myzeqar, nuk e ndalën kurrë
aktivitetin e tyre atdhetar dhe shfrytëzuan çdo lloj mundësie e hapsire të
favorshme, që u krijohej, për arritjen e këtij qëllimi madhor.
Të
parët, që e filluan këtë aktivitet e mision të shenjtë në krahinën e Myzeqesë,
ishin priftërinjtë tanë patriot dhe dhaskallinjtë (mësonjësit) me taban kombëtar, të përgatitur në shkollat e
Apollonisë, Ardenicës, Kolkondasit,
gjimnazit francez “Zosimea” të
Janinës dhe kolegje të tjera në vende të ndryshme europiane si Bukuresht ,
Stamboll, Athinë, Vienë, Sofie e tjerë.
Kështu,
të brumosur me ndjenja të larta atdhetarie, të etur për ti shërbyer popullit në
gjuh?n e vet dhe të betuar në simbolet e
Kombit Shqiptar, atyre qoftë individualisht, apo edhe në bashkpunim e grup me
njeri-tjetrin, u lindi edhe mendimi, dëshira dhe iniciativa, jo vetëm për ta
kryer veprimtarinë e tyre në shqip, por
edhe për ta braktisur gjuhën greke dhe nxijerrë atë jashtë kishave,
manastireve dhe shkollave tona.
Një
ndër pionierët e herëshëm, që e nisi në fshehtësi këtë aktivitet patriotik
ishte edhe psalësi e mësonjësi i ri 16-17 vjeçar Thoma Aleks Ristani, nga
fshati Nikas i Fierit, i cili kishte përfunduar me sukses të plot shkollën e
Ardenicës dhe shërbente pranë Manastirit të Kolkondasit.

Manastiri i Kolkondasit (Fier), i ndërtuar gjatë viteve 1813-1814. Fotografia është marë në internet
Ky
djalosh myzeqar, që nuk e njihte aspak frikën e xhandarëve turq, me guximin e
tij që e karakterizonte, aty pas viteve 1900-të, në kundërshtim me ligjet turke
dhe rregullat e kishës greke, filloi ti kryente shërbesat e tij fetare në
shqip, duke i mësuar edhe nxënësit e shkollês në gjuhën tonë amëtare.
Për
këtë aktivitet patriotik, ky klerik përparimtar u denoncua shpejt dhe u largua
menjëherë prej kishës, por edhe nga detyrat e tjera shoqërore e shtetërore,
duke e nxjerrë atë me forcë edhe para
organeve ligjore e gjykatave të regjimit turk.
Pavarsisht
se ishte në moshë të re, ndaj tij u dhanë masa të rënda dënimi nga ana e
kadinjëve turq dhe dhespotëve helenik, duke e shkishëruar dhe dëbuar(larguar me
dhunë ) prej familjes dhe krahinës së Myzeqesë, ku ju ndalua përgjithmonë edhe
hyrja brenda dy lumenjëve Vjosë dhe Shkumbin.
Ky
veprim i klerikut tonë mësonjës Thoma Ristani, në ato kohë mjaft të vështira, i
cili kundërshtoi hapur ligjet osmane dhe rregullat antishqiptare të Kishës Ortodokse Greke, ishte një akt tepër i madh
patriotik, që revoltoi shumë, si autiritetet e Portës së Lartë në Stamboll,
ashtu dhe Sinodin e Shenjtë të Lerarhisë me në
krye kryepeshkopin e Athinës.
Megjithse
regjiimi osman dhe priftërinjtë vrastar
të “Megali Idesë” e ndëshkuan me sanksione të rënda penale veprimtarinë e këtij atdhetari,
populli dhe patriot?t myzeqar e prit?n atë me një gëzim të paparë, të cilët, jo
vetëm që e morën në mbrojtje, por dënuan
me forcë edhe dhënien e këtij vendimi gjyqsor të padrejtë dhe tepër
arbitrar, si dhe ushtrimin e dhunës fizike ndaj këtij adoleshenti, që e kishin
parë të lidhur me litar pas kalit të asqerit, duke shkuar i rraskapitur rrugëve
plot me baltë, që nga fshati Nikas, buzë Semanit dhe deri në vaun e Mifolit në
Vjosë.
Kjo
përkrahje e fuqishme dhe ky respekt kaq i lartë, që i dhanë myzeqarët tanë këtij patrioti, si dhe dashuria e madhe që kishte
ai për popullin, gjuhën shqipe dhe atdheun, e forcuan edhe më tej vullnetin,
dëshirën, dhe vendosmërinë te Thoma Ristani, për ti shërbyer edhe më shumë e me
besnikëri Kombit të tij, duke arritur të
qep edhe flamurin tonë Kuq e Zi, që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor
1912 -të, kur shpalli Pavarsinë e Shqipërisë.
Akti
heroik i këtij djaloshi mësonjës, u bë shembull dhe burim frymëzimi edhe për
dhjetra e qindra patriot të tjerë fierak e myzeqar, të cilët ecën fuqishëm në
rrugën e tij, duke i kryer shërbime të mëdha popullit dhe çështjes tonë
kombëtare.
Një
ngjarje e till, çoi shumë shpejt edhe në rritjen, masivizimin dhe
intensifikimin e veprimtarisë patriotike
në qytetin e Fierit dhe krahinën e Myzeqesë, ku aktet heroike të atdhetarëve
tanë dhe çetave e grupeve të tyre të armatosura kundër regjimit osman, po
pasonin njëra tjetrën.
Tashmë
kishte ardhur koha e krijimit të një shoqërie, qendre, organizate, apo
“Komiteti të Fshehtë”, për organizimin, drejtimin dhe mirëmanaxhimin e
veprimtarisë patriotike në këtë qytet dhe gjithë krahinën e Myzeqesë, por edhe
për hapjen e shkollave shqipe me forcë dhe mbrojtjen e tyre me armë, nga
veprimtaria subversive e terroriste e elementëve të ndryshëm sllavo-grekofil e
proturq.

Qyteti i Fierit gjatë viteve 1930. Fotografia është marë në internet.
Në
Myzeqe ka patur mjaft gojëdhëna, tregime, e imformacione, që rrëfenin se disa intelektual, patriot dhe luftëtar të
shquar fierak, aty gjatë viteve 1904-1905, kanë zhvilluar një mbledhje
tepër sekrete në qytetin e tyre dhe të
gjithë sëbashku e në unitet të plot me njeri-tjetrin, krijuan një organizatë
patriotike, të cilën e kishin quajtur me emrin “Komiteti i Fshehtë i Fierit “.
Në
kujtimet e saj Dhoksi Ristanit, për aktivitetin patriotik të babait të vet
Thoma Aleks Ristani, që qepi edhe flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 Nëntor 1912-të, rreth bisedave që
kishte zhvilluar me të gjatë viteve 1933-1934, para se ai të helmohej nga dora
e zezë kriminale, e një vrasësi me pagesë në hanin e Fierit më 1935-së, ai ndër
të tjera i kishte treguar se:
“…
kur regjimi turk më dëboi nga shtëpia, manastiri i Kolkondasit dhe Myzeqeja,
unë pas shumë vuajtjesh e sakrificash, fillova studimet në gjimnazin francez
“Zosimea” të Janinës…pas një muaj e
gjysëm mësim, drejtuesit grek të kësaj shkolle më përjashtuan për shkak se isha
person i shkish?ruar, që kisha shkelur rregullat e kishës greke dhe kryer
veprimtari gjoja armiqsore kundër regjimit turk… për këtë arsye unë sëbashku me
shumë student të tjerë shqiptar, të mbështetur edhe nga populli çam, bëmë disa
tubime e mitingje para gjimnazit, dhe dënuam me forcë këshillin e mësonjësve,
që përjashtonte e dënonte padrejtësisht studentët nga Shqipëria…të revoltuar
shumë nga ky trajtim i keq që na u bë, unë megjithë nja dhjetë shok të tjerë
nga Myzeqeja dhe krahina të tjera rreth saj, një natë shkuam buzë liqenit, në
shtëpinë e një patrioti çam dhe aty krijuan një organizatë të fshehtë, për
hapjen e shkollave shqipe në nahijen tonë dhe mbrojtjen e tyre me armë… pas
kësaj ngjarje shokët e mi u kthyen në Fier, ndërsa unë shkova në shtëpinë time
që kisha blerë në Skelë të Vlorës, sepse e kisha të ndaluar të vija në Myzeqe…
ne takoheshim vazhdimish fshehurazi me shokët këtu në Shqipëri dhe kemi
bërë shumë punëra të mëdha, duke u
ruajtur që mos të na zbulonin xhandarmëria osmane dhe hafijet e saj…këtë shoqatë
ne e mbanim me paratë tona, duke paguar shpesh edhe persona të armatosur e
kaçak, për kryerjen e detyrave që vendosnim për ti bërë…”.
Lidhur
me këtë ngjarje tepër të r?ndësishme, formimin e “Komitetit të Fshehtë të
Fierit”, ka edhe dokumenta të tjera në arkivin e shtetit, ku
në
një informacion(të datës 31 tetor1878), që nënkonsulli Austro-Hungarez në
Vlorë Calzavara i dërgon Vjenës, ndër
të tjera shkruhet se :
“…Abdyli
të cilin unë e njihja prej 12 vjetësh, ai nuk më njohu me qëllimin e udhëtimit
të tij, duke më thënë se, vetëm do të shkonte në Fier...Abdyl Frashëri kur
erdhi nga Vlora në Fier…Gjatë udhëtimit për pak sa nuk humbi jetën duke kaluar
Vjosën e cila qe fryrë nga shirat e vjeshtës, që kishte arritur nivelin
maksimal…”
Ndërsa
në një raport tjetër, të nënkonsullit Austro-Hungarez të vendosur në Durrës, që
mbanë datën 3 shtator 19012-të, ai i
raporton shtetit të tij se:
“…në
Fier është krijuar një shoqëri e
fshehtë, që përpiqet të përhap arsimin
shqip në Fier dhe Mallakastër…”.
Fatkeqsisht,
duke mbajtur një qëndrim nëvleftësues ndaj kësaj ngjarje të rëndësishme, ashtu si dhe për
evenimentet e tjera me vlera të mëdha kombëtare, ne sot nuk kemi më shumë
informacione të sakta, apo dokumenta arkivore historike, për të na treguar
plotsisht, se kush ishin personat, që e krijuan këtë organizatë atdhetare, në
çfarë date e themeluan atë dhe në cilin vend në qytetin e Fierit, u formua ky
“Komitet i Fshehtë “.

At
Spiro Saqellari
(1870-1918)
Lindur
në Kolkondas Fier.
Patriot, luft?tar, prift, mësonjës, zv. komandant i çetës së Kolkondasit, dëshmor.
Nga
rrëfime të ndryshme, apo tregime të shumëta, që kanë qarkulluar në popull,
rezulton se, krijuesit e kësaj shoqate
sekrete kanë qenë patriotët, klerikët, mësonjësit dhe luftëtarët tanë, të
shquar si Kostandin Minga, Mihal Bozo, Kovi Saqellari, Babë Dud(Jorgji)
Karbunara, Jani Kostandin Minga, Llazar Bozo, at Kozma Dhima, at Spiro
Saqellari, Tuni Gjergji, Jovan Kristo Ndreko, Zoji Pando Ndreko, Lam Shtëmbari,
Xhemal Boce, Irakli Pylli(papa Isaia), hoxha Ymer Sulejman Driza, Llazi Koli
Spiro, Thoma Aleks Ristani, Tonçi Kilica, e të tjerë.
Ky
“Komitet i Fshehtë”, megjithëse për këtë dhe aktivitetin e tij është folur shumë pak, për të mos thënë
fare, ai ka luajtur një rol shumë të madh, në rritjen dhe drejtimin e lëvizjes tonë patriotike në
Myzeqe, por edhe në Vlorë, Mallakastër e tjerë. Nëpërmjet disa atdhetarëve
myzeqar, që e flisnin mirë gjuhën rumune, ai ishte i lidhur ngusht edhe me
rilindasit dhe patriotët tanë që vepronin në Bukuresht, të cilët dërgonin
vazhdimisht prej andej udhëzime, shkronja të alfabetit, libra shqipe, poezi e
vjersha me përmbajtje kombëtare dhe mjete të tjera mësimore, shkrimi dhe
financiare, me anë të karvaneve të ndryshme tregtare, që udhëtonin për në
Rumani, e cila i përkrahte shumë të drejtat e shqiptarëve në atë periudhë
kritike për kombin tonë, që vuante nën
sundimin turk.
Në
saj të punës së këtij Komiteti, gjatë viteve të para të shekullit të njëzetë,
filloi edhe intensifikimi i kësaj veprimtarie, ku midis të tjerash, u krijuan
edhe grupe e çeta të vogla të armatosura, që kryenin detyra të ndryshme
luftarake, në shërbim të çështjes tonë kombëtare.
Ishin
pikërisht puna, veprimtaria dhe aktiviteti i k?tij “KOMITETI të FSHEHTË të
FIERIT“, ato që çuan në realizimin e
ëndrrës shekullore të myzeqarëve, për arsimim e dituri në gjuhën amëtare, të
cilat kurorëzuan me sukse të plot edhe hapjen e shkollës së parë shqipe në
Libofshë më 25 gusht 1908-të, por edhe në qytetin e Vlorës gjatë këtij viti,
nga mësonjësi Jani Minga dhe jo “Klubi Bashkimi” i Beratit, që kryesohej nga
Babë Dudë(Jorgji) Karbunara, i cili natyrisht, që edhe ai, ka patur influencën
dhe ndikimin e vet.
Duhet theksuar edhe fakti, se Berati si qendër administrative e regjimit turk, ku xhandarmëria osmane kishte të dislokuara të gjitha forcat e saj në këtë qytet, “Klubi Bashkimi” qe vënë në ndjekje të vazhdueshme prej tyre dhe kishte marë goditje të rënda. Disa nga pjestarët e Klubit qenë arrestuar dhe vet drejtuesi i tij Jorgji Karbunara, rrinte i strehuar ilegalisht në Myzeqe, kështu që edhe aktiviteti i kësaj shoqate ishte i pamundur dhe qe ndërprerë pothuajse fare në ato vite.
Po
kështu, nën frymën edhe të Kongresit të Manastirit për alfabetin e Gjuhës
Shqipe, që u mblodhë nga data 14-të deri në 22 nëntor 1908 -të, disa kohë pas
kësaj ngjarje me rëndësi të madhe mbarëkombëtare, edhe patriotët tanë cakranjot
hapën shkollën e tyre shqipe në këtë fshat me mësonjësin korçar Vaskë Babati,
që e sollën nga Bukureshti, i cili më vonë u pasua nga dhaskali Thanas Floqi.
Kështu
gjatë këtyre viteve, në shumë fshatra të
krahinës së Myzeqesë, si Shën Pjetër, Seman, Pojan, Radostinë (Ujëmirë),
Ardenicë, Krutje, Libofshë, Kolkondas, Petoshaj e tjerë, kur ishim ende nën
sundimin turk, u krijuan edhe mjaft
grupe e çeta të vogla patriotike të armatosura, të cilat drejtoheshin nga
patriot, luftëtar, mësonjës, klerik(priftërinj e haxhallar) përparimtar dhe
konkretisht:
1.
Çeta
e Shën-Pjetrës e drejtuar nga luftëtari, këngëtari dhe patrioti Llazi Koli
Spiro.
2.
Grupi
i armatosur i Semanit i drejtuar nga Irakli Pylli(papa Isaija, ose prifti me
kobure (dëshmor).
3.
Grupi
i armatosur i Pojanit, i drejtuar nga Tasi Doraci e Miti Dimo.
4.
Grupi
i armatosur i Radostinës(Ujmirës), i drejtuar prej mësonjësit dhe hoxhës Ymer Sulejman Driza nga
fshati Kutë i Mallakastrês.
5.
Çeta
e armatosur e Ardenicë-Bubullimës e drejtuar nga mësonjësi Llazar Bozo.
6.
Çeta
e Krutje-Fiersheganit e drejtuar nga patriotët dhe mësonjësit Lam Shtëmbari e
Pal Kadillari.
7.
Grupi
i armatosur i Libofshës, i drejtuar nga mësonjësit Jovan Ndreko dhe Zoji Ndreko
(dëshmor).
8.
Çeta
e armatosur e Kolkondasit e drejtuar nga mësonjësit at Kozma Dhima dhe at Spiro
Saqellari (dëshmor).
9.
Grupi
i armatosur i Petoshajt, i drejtuar nga mësonjësi Tuni Gjergji dhe patriotët
Tasi Mitro Tushi(Kristiani) dhe Tasi Tika.
10.
Çeta
e Karbunarës e drejtuar nga patrioti Taulla Sinani.
11.
Çeta
e Ngurrzës e drejtuar nga patriotët Hajdar Ngurrëza e Jashar Blezencka.
Tasi
Mitro Tushi
(1883-30.
11.1960)
Lindur
në Pojan Fier.
Luftëtar, pstriot, i përndjekur nga regjimi osman, drejtues i grupit të armatosur Petoshaj dhe a?tar i çetës patriotike të Kolkondasit.
Këto
çeta dhe grupe të armatosura myzeqare, vendosën shumë shpejt lidhje, kontakte e
bashkëveprime luftarake, jo vetëm midis
tyre brenda krahinës, por edhe me ato të trojeve të tjera shqiptare, duke e
rritur edhe me tej aktivitetin e vet patriotik, në shërbim të çështjes tonë
kombëtare. Këtë bashkpunim e tregon edhe fakti i vizitës së patriotit tonë të
madh Mihal Grameno në Ardenicë , më 1913-të, i cili bëri një mbledhje pune me
drejtuesit e çetave të nahijes tonë, por edhe me atdhetarët e tjerë nga
krahinat përreth.
Në
kujtimet e tij, patrioti pojanak Tasi Mitro Tushi, i rritur në Korkutas e
Petoshaj, tregonte shpesh se:
“…ne
si persona dhe anëtar të grupit tonë të armatosur në Petoshaj, me urdhër të
marë nga mësonjësi Tuni Gjergji, at Kozma
Dhima e at Spiro Saqellari, bënim shpeshherë roje gjatë natës, për
mbrojtjen e shkollës tonë shqipe në Libofshë, nga ndonjë akt i dhunshëm, i
elementeve keqbërës grekofil, apo i
atyre ekstremist pro-turq…në popull filloi të bëhej një jehonë e madhe për
shkollën tonë dhe kudo dëgjoheshin thirrje për braktisjen e shkollês greke në
Manastirin e Kolkondasit…na erdhi shumë keq për shkollën shqipe, që hapi
mësonjësi ynë myzeqar Jani Minga në
qytetin e Vlorës e cila nuk u mbrojtë mirë dhe u la të shkatërrohej nga element
të ndryshëm turkoshak, të paguar prej
disa hoxhallarëve të dyshimtë, që shërbenin në xhamitë e këtij qyteti,
të lidhur me regjimin osman…”.
Për
të patur një informacion akoma më të gjerë, mbi Myzeqenë e asaj kohe, është
mirë të sqarojmë se, fetë dhe ndasitë e
tyre, nuk ndikuan dot aspak , në
veprimtarinë patriotike të myzeqarëve, të cilët nuk e përzien kurrë atë me problemin e relixhioneve, sepse
interesat tona të shenjta kombëtare, ishin parësore dhe ato qëndronin mbi
gjithëçka dhe mbi çdo gjë në krahinën e tyre.

At
Irakli Pylli (papa Isaija).
(1872-1944)
Patriot,
mësonjës, rilindas, prift, dêshmor, Shën Pjetër Fier.
Fotografia është marë në internet.
Kështu
aty rreth vitit 1910-të, dy mësonjës klerik në Myzeqe, at Irakli Pylli(Papa
Isaija, ose prifti me kobure), mësonjës në shkollën e gjuhës greke, pranë
kishës së Shën Pjetrës dhe hoxha Ymer Sulejman Driza në Mejteb-en (shkollën)
turke të Radostinës(Ujëmirës), sfiduan
ligjet e regjimit osman dhe filluan tu mësonin nxënësve të tyre
alfabetin e gjuhës shqipe dhe historinë e Popullit Shqiptar.
Për
këtë veprimtari gjoja të kundërligjëshme, ata u arrestuan para nxënësve nga
forcat e xhandarmërisë së xhonturqëve dhe pasi i lidhen me litar mbas kuajve, i
prunë në qytetin e Fierit, ku ju varën edhe një këmborë e zile bag?tishë në
qafë megjithë shkronjat shqipe në gjoks, duke i shetitur para popullit nëpër rrugë, pasi i kishin
rrahur dhe torturuar për vdekje.
Ndërsa
hoxhën Ymer Driza, asqerët osman e lanë të lirë që të kthehej në shtëpi, kurse
priftin me kobure Irakli, pas torturash të rënda fizike e çuan diku në një
pyll, që mos tu vdiste nëpër duar, ku ja shpëtuan jetën nxënësit dhe populli i
tij.
Gjatë
kryerjes së këtij operacioni famëkeq të regjimit osman kundër mësonjësve tanë
myzeqar, fati bëri mbrekullinë, duke e
ndihmuar shumë dheskalin e kishës së Shën Triadhës të fshatit Seman Liko Prençe, që u shpëtoi
kalorësve xhonturq, i cili çau rrethimin dhe arriti të largohet me shpejtësi
nga Myzeqeja, pasi edhe ai do të
përballej me të njëjtën tragjedi dhune, si dy shokët e tij.
Arrestimi
i patriotit Tasi Llazi Çuko nga fshati i
Kolkondasit, dhe dhuna e ushtruar ndaj tij, ishte një akt tjetër i r?ndë i
fushatave kriminale, që ndërmerte herë pas here
regjimi osman kundër patriotëve e mësonjësve fierak, të cilat e shtuan
edhe më shumë urrejtjen e popullit të Karatoprakut ndaj zgjedhês turke, por
edhe veprimtarinë e atdhetarëve tanë
kundër saj.
Taborët
turq plot me xhandar, një ditë e rrethuan edhe dyqanin e tregtarit Kristo Lule
në qytetin e Fierit, i cili binte libra
shqip nga Bukureshti e Sofia,
sëbashku me mësonjësin dhe rilindasin
tonë të shquar at Spiro Saqellari.
Asqerët
pasi bastisën dhe shkatërruan të gjitha mallrat, nxorën nga dyqani, të
përgjakur e me duar të lidhura edhe patriotin Kristo, duke e tërhequr zvarrë
pas kuajve, për në drejtim të Beratit dhe hapsanes së tij të frikëshme, ku u
torturuan dhe vranë për shekuj me radhë dhjetra mijëra patriot, klerik dhe luftëtar myzeqar. Edhe ky
mësonjës e atdhetar trim, nuk u kthye më kurrë në shtëpinë dhe qytetin e tij të
bukur të luleve e trëndafilave, që rrinin të çelura në çdo stinë, pasi ai u
ekzekutua pa mëshirë prej bishave gjakatare dhe hordhive aziatike të
Stambollit, që nuk njihnin gjë tjetër,
vetëm dhunën dhe egërsinë.
Gojëdhënat
tregojnë se, fill pas kësaj ngjarje, “Komiteti i Fshehte i Fierit”, ka
organizuar një sulm të shpejt, duke aktivizuar e shpërblyer edhe disa kaçak të armatosur, për të marë hakë
ndaj zabitit turk të Fierit, që organizoi dhe kryeu gjithë këta skenar krimi
ndaj mësonjësve, kkerikëve dhe patriotëve tanë.
Për
të vënë në vend nderin e këtyre heronjëve martir, thuhet se në një mbrëmje
vonë, patriotët myzeqar, me urdhër të kësaj organizate, kanë arritur ta
plagosin rëndë zabitin turk afër kthesës së Patosit, duke u kthyer me tabor nga
Berati, ngjarje e cila në radhët e strukturave të regjimit osman shkaktoi një
panik të madh, kurse në popullin e qytetit të Fierit, ajo u prit me një gêzim
të veçantë.

Ymer
Sulejman Driza
(1867-1941,
Kutë Mallakastër).
Patriot,
mësonjës, rilindas, hoxhë në fshatin Radostinë(Ujëmirë) Fier.
Fotografia është marë në internet.
Jo
vetëm kaq, por “Komiteti i Fshehtë” ju
kundërpërgjigjë menjëherë edhe dhunës së regjimit osman dhe mallkimeve të
kishës antishqiptare greke, duke rihapur përsëri shkollën shqipe në Kaninë më
25 korrik 1910-të me mësonjësin Jani Minga, atë në Grabian
(Lushnje)
më 1911-të, me mësonjësin at Spiro Saqellari si dhe në fshatin Divjakë me
vëllezërit dhaskalinj Simon dhe Koli Profi Sako.
Thuhet
se ky “Komitet i Fshehtë”, ka patur, jo
vetëm një organizim të përsosur,
por edhe një disiplinë mjaft të lartë ushtarake, të cilat u shfaqën dukshëm
gjatë tërë veprimtarisë së tij prej gati
dy dekadash, deri me krijimin e shtetit shqiptar dhe të strukturave të tij në
Shqipëri. Këtë e tregon edhe fakti se, aktivitetin e tij patriotik, nuk arritën
dot kurrë ta zbulojnë shërbimet sekrete me përvojë të regjimit osman, ai i
kishës greke, apo edhe ato të shfrytëzuesve italian, që vërshuan më vonë në
Shqipëri, për kolonizimin dhe pushtimin e saj.
Veprimtaria
e këtij Komiteti është shumë e gjerë dhe ajo, nuk mund të trajtohet vetëm me
një shkrim të till, prandaj ky mision duhet tu mbetet si detyrë historianëve
tanë të ardhshëm, të aftë e patriot, për ta zbardhur të gjithë aktivitetin e
kësaj organizate patriotike dhe ushtarake, që i bëri shërbime tepër të mëdha,
jo vetëm krahinës së Myzeqesë, por edhe Shqipërisë e tërë Kombit Shqiptar.
Le
të shpresojmë se edhe shoqata jonë “Komiteti i Fshehtë i Fierit”, me drejtuesit
dhe luft?tarët saj, të mbetur në harresë përmbi një shekull, për aktivitetin e
tyre patriotik dhe kontributin e çmuar,
që i dha çështjes tonë kombëtare, do të zenë një vend të merituar nderi,
jo vetëm në historinë e krahinës së Myzeqesë, por edhe në atë të Shqipërisë.
Themi J. Tushe
New York May 2026.










