Skender Jashari: Si u inskenua incidenti në kufi? Montim, provokim dhe manipulim nga Shënjestër.net
Si u inskenua incidenti në kufi? Montim, provokim dhe manipulim nga Shënjestër.net

Republika
e Kosovës, për fat të keq, ende nuk ka një Strategji për Parandalimin e
Instrumentalizimit të Ideologjive, kjo ka bërë që sidomos elemente fetare të
keqpërdoren. Dekadat e
fundit kemi parë një numër të konsiderueshëm rastesh, organizatash të huaja dhe
individësh me probleme serioze ligjore, në Kosovë dhe më gjerë. Më 04.08.2026, Republika e
Shqipërisë — me një vonesë të pajustifikueshme prej më shumë se dy dekadash —
mori një vendim të rëndësishëm duke shpallur “non grata” Bekir Halimin dhe
Valon Belën. Kjo listë
duhej të përfshinte edhe shumë emra të tjerë. Reagimi i mediave me orientime të
caktuara politike dhe ideologjike ishte i pritshëm.
Disa
prej personave që paraqiten si gazetarë, duke imituar stilin e disa gazetarëve radikalist
palestinez që keqpërdorin shenjat e mbrojtura ndërkombëtarisht, u nisën drejt
Maqedonisë së Veriut. Njëri prej
tyre kishte letërnjoftimin e skaduar, siç e deklaruan vetë, dhe Policia Kufitare
e Maqedonisë së Veriut i ktheu mbrapa. Më 05.08.2026, në pikën kufitare të Policisë së
Kosovës, ata ndërmorën një provokim të qëllimshëm, të ngjashëm me praktikat e
grupeve radikale.
Përshkrimi i ngjarjes
Më 06 gusht 2026, rreth orës 07:25, portali Shënjestër.net publikoi një
video të shkurtuar dhe të montuar,
ku pretendon se gazetarët e tij janë përballur me dhunë fizike nga policët
kufitar të Kosovës në pikën kufitare të Hanit të Elezit. Në video shihet se
policët u kërkojnë gazetarëve të ndalin incizimin në zonë të ndaluar, ndërsa
gazetarët kundërshtojnë urdhrat,
sillen në mënyrë arrogante dhe agresive,
si dhe vazhdojnë të incizojnë pavarësisht paralajmërimeve. Teksti i portalit
pretendon se “situata eskaloi kur ndërhyri rreshteri” dhe se gazetarët u
“sulmuan fizikisht”, por nuk ka
asnjë pamje video, asnjë raport mjekësor, asnjë dëshmi, që e
mbështet këtë pretendim. Në pamje shihet se gazetarët refuzojnë urdhrat
ligjorë, ndërsa policët nuk e zbatojnë detyrën për neutralizimin e rezistencës së
tyre. Rreshteri shihet duke e ftuar një gazetar të hyjë në zyrë, jo me forcë,
dhe gazetari hyn vullnetarisht,
ndonëse më pas portali pretendon të kundërtën. Në video nuk shihet asnjë lëndim fizik, ndonëse portali
pretendon se “Flamur Hoxha ka pësuar lëndime”. Po ashtu, gazetarët pretendojnë
se policia ua “kapi kamerën dy herë”, por në video shihet vetëm telefoni i tyre
dhe vazhdimi i incizimit. Në disa sekuenca, gazetarët përdorin gjuhë provokuese, ndërsa policët
reagojnë me nervozizëm, por pa ushtruar dhunë. Portali pretendon se policia
nisi rastin si “sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa gazetarët u liruan nga
Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe deponuan ankesë në IPK. Teksti i
Shënjestër.net e cilëson incidentin si “vepër e individëve të papërgjegjshëm”,
por nga videoja e publikuar nuk
vërtetohet dhunë fizike, ndërsa shihet qartë rezistencë, provokim dhe sjellje joprofesionale
nga gazetarët.
Analizimi i rastit
Portali në fjalë publikon një
numër të madh postimesh me përmbajtje të ashpër, përfshirë gjuhë nxitëse dhe
përçarëse, si dhe elemente të ekstremizmit politik dhe fetar. Edhe
postimi ku “Shënjestër.net” denoncon rastin përmban gjuhë nxitëse dhe
polarizuese, duke gjeneruar reagime të forta pro dhe kundër. Duke
qenë se autorët e postimit e dinë që reagimet e tilla janë të pritshme,
publikimi i materialit duket i orientuar drejt fitimit të vëmendjes, rritjes së
shikueshmërisë dhe nxitjes së urrejtjes, nxitjes së viktimizimit edhe të
radikalëve dhe ekstremistëve islamik etj. Videoja është e montuar, për të qenë video propaganduese dhe qëllimisht
diskredituese ndaj Policisë së Republikës së Kosovës, që të krijojnë skandal
publik, të nxisin mosbesim ndaj institucioneve, të krijojnë një narrativë
viktimizuese.Siç shihet nga
reagimet, videoja ka marrë 9.8 mijë “like”, 2.6 mijë komente dhe 600
shpërndarje. Materiali nuk përmban pamjet e plota të ngjarjes, nuk përfshin versionin
e pa montuar dhe nuk dokumenton ndonjë akt dhune fizike nga ana e zyrtarëve
policorë. Nga analiza e komenteve, rezulton se 1.500 individë kanë komentuar: 1170
meshkuj (78%), 240 femra (16%), ndërsa 90 komente (6%) pa të dhëna për gjininë.
Më saktësisht:
Komente me gjuhë nxitëse ndaj
grupeve etnike/fetare: 62
Fyerje të rënda dhe poshtërime të
drejtpërdrejta: 158
Thirrje për dhunë: 84
Kërcënime të drejtpërdrejta: 41
Komente diskriminuese etnike/fetare: 53
Gjuhë ekstremiste: 29
Tabla 1. Në tabelën
në vijim tregohet numri i komenteve sipas kategorive të caktuara, pro dhe kundër
Policisë së Kosovës, pro dhe kundër Gazetarëve.
|
Kategori |
Numri
i komenteve |
Përqindja |
|
Pro
Policisë |
1,312 |
71.2% |
|
Kundër
Policisë |
143 |
7.7% |
|
Pro
Gazetarëve |
58 |
3.1% |
|
Kundër
Gazetarëve |
1,276 |
69.2% |
|
Totali
i komenteve |
1,842 |
100% |
Shkeljet e mundshme të bëra në këtë rast nga Policia kufitare e Republikës
së Kosovës
Moszbatim
i detyrës zyrtare për neutralizimin e rezistencës. Nga pamjet e
incidentit, shihet se personat e pranishëm kundërshtojnë urdhrat, rezistojnë
fizikisht dhe ndërhyjnë në hapësira të ndaluara, ndërsa policia nuk ndërhyn
sipas protokollit. Kjo sjellje përbën mosveprim zyrtar dhe neglizhencë në
detyrë, duke mos zbatuar procedurat e detyrueshme të neutralizimit të
rezistencës.
Mosndalim
i incizimit në zonë të ndaluar. Edhe pse policët kërkojnë disa herë ndërprerjen
e incizimit, nuk ndërmarrin veprime për ta ndaluar fizikisht personin, as për
ta larguar nga zona e ndaluar. Kjo përbën moszbatim të kompetencave ligjore për
sigurinë kufitare dhe mosveprim për ndalimin e veprimit të kundërligjshëm.
Përdorim
i gjuhës joprofesionale nga policët. Në komunikim dëgjohen tone të ashpra dhe
shprehje joprofesionale, të cilat bien ndesh me standardet e Kodit të Etikës
Policore dhe detyrimin ligjor për sjellje profesionale në detyrë.
Moszbatim
i procedurës së saktë të ndërhyrjes. Rreshteri nuk jep urdhër të qartë, nuk
ndërhyn sipas protokollit dhe nuk siguron kontrollin e situatës. Mungesa e
veprimit të strukturuar përbën shkelje të procedurave operacionale dhe
neglizhencë në detyrë.
Mosndalim
i hyrjes së personave në zyrë pa kontroll. Në video shihet se një
person futet në zyrë pa autorizim dhe pa ndalim nga policia, duke cenuar
sigurinë e hapësirës kufitare dhe protokollin e hyrje?daljeve në ambiente të
sigurta.
Mosndalim
i kontaktit fizik të gazetarit me policing. Kontakti fizik i
personit me zyrtarin policor nuk neutralizohet, duke lënë të pambrojtur
integritetin fizik të policit dhe duke mos zbatuar procedurat e ndërhyrjes ndaj
sjelljes agresive.
Mosraportim
i menjëhershëm i incidentit sipas protokollit. Nuk shihet raportim i
menjëhershëm, aktivizim i procedurës së incidentit apo ndërhyrje komanduese.
Kjo përbën shkelje të detyrës zyrtare dhe moszbatim të detyrimit ligjor për
raportim të menjëhershëm.
Shkeljet e mundshme të bëra në këtë
rast nga gazetarët
Mosbindja
ndaj urdhrit të ligjshëm të zyrtarit policor. Nga sjellja e
dokumentuar në video, gazetarët kanë refuzuar disa herë urdhrat e ligjshëm të
policisë, përfshirë ndalimin e incizimit, largimin nga zona e kontrollit,
parkimin e automjetit dhe respektimin e hyrje?daljeve në zyrë. Ata përdorin
tone arrogante dhe provokuese, duke shkelur detyrimin ligjor për t’iu bindur
urdhrit të policit sipas Ligjit për Policinë dhe Kodit Penal të Republikës së
Kosovës.
Pengimi
i personit zyrtar në kryerjen e detyrës. Në video shihet se gazetarët afrohen në
mënyrë agresive, prekin fizikisht policin, ndërhyjnë verbalish dhe fizikisht në
ushtrimin e detyrës së tij dhe provokojnë qëllimisht për të nxitur reagim.
Deklarimet e tyre për “shuplakë”, “dhunë” dhe “qasje të keqe” nuk mbështeten
nga pamjet dhe krijojnë perceptim të rremë. Kjo sjellje përbën pengim të
personit zyrtar sipas Kodit Penal.
Incizim
i ndaluar në objekt zyrtar / pikë kufitare. Pikat kufitare janë
zona të ndaluara për incizim për arsye sigurie. Gazetarët incizojnë brenda
objektit dhe në zonën e jashtme ku incizimi është i ndaluar, duke refuzuar
vazhdimisht urdhrat e policisë. Kjo përbën shkelje administrative sipas
rregulloreve të Policisë Kufitare dhe mund të konsiderohet cenim i sigurisë së
objektit shtetëror.
Fyerje, provokim,
sjellje arrogante dhe nxitëse.
Në video
dëgjohen tone fyese, nënçmuese dhe provokuese ndaj policëve. Gazetarët përdorin
ironi, gjuhë destabilizuese dhe sjellje të qëllimshme për të krijuar incident.
Kjo sjellje përbën fyerje dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Deklarim
i rremë / raportim i rremë / inskenim i ngjarjes. Gazetarët pretendojnë
se janë sulmuar fizikisht, se janë futur me forcë në dhomë pa kamera, se kanë
pësuar lëndime fizike dhe se u është kapur kamera. Asnjë nga këto pretendime
nuk mbështetet nga pamjet: nuk ka shenja dhune, nuk ka raport mjekësor, nuk ka
pamje të kapjes së kamerës dhe videoja tregon se ata vazhdojnë të incizojnë.
Kjo sjellje mund të kualifikohet si kallëzim i rremë sipas nenit 382 të Kodit
Penal.
Shkelje
e rregullave kufitare dhe e procedurave të kalimit. Gazetarët tentojnë të
kalojnë kufirin me dokument të skaduar, krijojnë incident në pikë kufitare dhe
pengojnë punën e policisë kufitare. Kjo përbën shkelje administrative sipas
Ligjit për Kontrollin Kufitar (nenet 11 dhe 12) dhe mund të kualifikohet si
tentim për kalim të paligjshëm.
Nxitje e
mosdurimit, urrejtjes dhe diskreditimit të institucionit. Publikimi i materialit
të montuar, pretendimet për dhunë të paekzistente dhe shpërndarja e narrativave
destabilizuese nxisin mosbesim ndaj institucioneve, krijojnë panik dhe
perceptim të rremë publik. Kjo sjellje synon diskreditimin e Policisë së
Kosovës dhe nxit tensione shoqërore.
Pengim i
procedurës zyrtare dhe sjellje e rrezikshme në objekt shtetëror. Gazetarët hyjnë në zyrë
pa leje, refuzojnë të dalin kur u kërkohet, provokojnë zyrtarët brenda objektit
dhe shkelin rregullat e sigurisë së hapësirës kufitare. Kjo sjellje përbën
mosbindje dhe pengim të zyrtarit sipas Kodit Penal dhe shkelje administrative
sipas rregullave të Policisë Kufitare.
Shkelje e etikës
profesionale të gazetarisë. Edhe pse nuk
është vepër penale, sjellja e gazetarëve bie ndesh me Kodin Etik të Gazetarëve
të Kosovës: inskenim i ngjarjes, montim i videos, raportim i rremë, nxitje e
konfliktit dhe shpërndarje e dezinformatave. Kjo cenon integritetin profesional dhe
besueshmërinë e medias.
Mundësi
për hetim të thelluar nga Prokuroria Speciale. Duke qenë se ka dyshime
të forta për inskenim, qëllim destabilizues, diskreditim të institucionit,
shpërndarje të materialit të montuar dhe nxitje të urrejtjes, Prokuroria
Speciale ka bazë të mjaftueshme për hetim të motivit, qëllimit, koordinimit të
veprimeve dhe lidhjeve të mundshme me aktorë të jashtëm. Kjo përfshin edhe
verifikimin e arsyes së shkuarjes në Maqedoni dhe komunikimet e tyre para
incidentit.
Më: 16.08.2026
Shkruar nga Skender
Jashari
Phd candidate, Criminologist, Counter?Terrorism Expert, Hybrid Warfare Specialist | Scientific Researcher | Security Policy Advisor, Aerospace & Ground Systems Designer specializing in Drones (VTOL, Fixed?Wing), UUVs, ROVs, UGV, and USVs.


