Rexhep Shahu: Për çfarë do të mbetet në histori z. Kurti
Për çfarë do të mbetet në histori z. Kurti
Nga Rexhep ShahuAskush
në politikë nuk ka në dispozicion kohë pa mbarim për të udhëheqë, asnjë mbret
as diktator apo udhëheqës çfardo.
As
Enver Hoxhës zoti nuk i la kohë më shumë edhe pse nuk bënte zgjedhje.
Kryeministri
Kurti mjaftueshëm tregoi se është i aftë të zhvillojë zgjedhje të lira e
demokratike në Kosovë edhe tri herë vit, por duket nuk po tregohet a nuk është
i aftë të drejtojë Kosovën, të udhëheqë dialog politik vizionar në tavolinë, të
sillet me qetësinë e sigurinë e fituesit real e moral të zgjedhjeve. Duket
fitimtar i paqetë i pa sigurtë në atë që ka fitue.
Kryeministri
Kurti nuk po tregon aftësi e qetësi të dialogojë me veten e tij, të bëhet një
me veten e tij në mjes, drekë, darkë dhe po u kërkon drejtuesve të opozitës të
bëhen një mendje dhe urgjent të sjellin tre emra për president jashtë
politikës. Tre të bëhen një mendje e një nuk bëhet një mendje.
Edhe
pse fitues real z. Kurti nuk e ka qetësinë, sigurinë, zemërgjërësinë e fituesit
që të udhëheqë proceset. Posti i presidentit nuk e cënon në asgjë një
kryeministër me aq vota sa ka z. Kurti. Pse ka kontraktim politik e mëni në
ligjërim z. Kurti kur askush aktiv në skenën politike nuk i ka arritë fitoret e
tij.
Askush
në Kosovë nuk bëhet Rugovë, askush nuk i fiton betejat e Rugovës.
Po
mendoj se votuesit e z. Kurti janë
votues inati sezonal, jo shtam i VV,
janë njerëz të revoltuar të zemëruar me një stinë a një tjetër me një parti a
një tjetër me një lider a një tjetër, nuk janë tradicionalistë të VV se VV
duket do të jetë jo parti lumë por rrëke që fryhet në mot të keq.
Mund
të bëjmë poema dashurie e urrejtje, mund të rrinë mbi kuaj inatesh politikanët e sotëm të Kosovës por nuk po krijon asnjëri profil
udhëheqësi që mendon për Kosovën, të gjithë pa përjashtim po mendojnë për bythën
e tyre, për interesin e tyre personal, për partinë e tyre për fansat e tyre të
rrjeteve sociale jo për Kosovën as të
ardhmen e saj.
Nuk
them të ndjekin Rugovën se një shekull larg tij janë dhe kostumi i tij u rri
shumë i madh ani se guxojnë ta gjykojnë e qortojnë.
Por
them të mendojnë për aleancat e domosdoshme të Kosovës, të mos ftohin Amerikën
që na çliroi me Kosovën. Të jenë dinjitozë sado pak me historinë.
Nuk
vdesin shqiptarët e Kosovës edhe me u përmbysë liria e pavarësia, shpirtin nuk
ua mban asnjë politikan por regresi është i pafalshëm se është bërë sakrificë e
madhe për Kosovën që është dhe nuk është bërë se ka pasë Amerika interesat e
veta siç thonë komunistët, por është bërë për ta bërë Kosovën shtet, “që të
shpëtojmë dy milionë shqiptarët”.
Kryeministri
Kurti shumë thjeshtë mund t’ia kursejë Kosovës stresin dhe shfaqjet banale
poltike të inatit, mund të ulet pa asnjë paragjykim e frikë me kafe para me tre
kryetarët e partive LDK, PDK, AAK dhe të gjejnë në tavolinë një intelektual të ndershëm jo partizan që i
ka Kosova.
Presidenti
nuk e ka në dorë shpirtin e Kosovës, është një hallkë, proçedurë, nuk është i
dërguar i zotit në tokë.
Zoti
Kurti mund ta çojë vendin në zgjedhje e prapë e prapë në zgjedhje, mund t’i
fitojë zgjedhjet në çdo stinë, mund të bëhet kryeministër sa herë të dojë e
kurgjo kërkujt, kujt po i hy në punë. Kosova nuk fiton, bën një hap para dy
hapa pas.
Kështu
me këtë politikë katuni, për inat të kojshisë… kryeministri Kurti do të hyjë në
histori si kryeministër që di e mundet të organizojë zgjedhje të pranueshme
edhe tri herë në vit dhe kaq, vetem kaq, jo më tej.
Kosova
ka nevojë për udhëheqës, për burrë shteti, jo për nëpunës zgjedhjesh, jo për burrë as grua pushteti.










