Refik Hasani: Vizita e Kongresistëve Amerikanë në Luginën e Preshevës, pritet të konstatojë diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve etnikë
Vizita e Kongresistëve Amerikanë në Luginën e Preshevës, pritet të konstatojë diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve etnikë

Paralajmërimi,
për sot më 26 maj 2026, fillimi i një vizite zyrtare në Preshevë, Medvegjë, dhe
Bujanoc, nga Kongresistët amerikan Keith SELF dhe Suhas SUBRAMANYAM, është e
një rëndësie të veçantë.
Kujtoj
se nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i
cili më 21 janar 2026, në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të
Kongresit të SHBA-s, inicoi duke prezentuar Rezolutën me numër H.R. 6411, dhe
për raportim vizita është e një rëndësie të posaqme, që edhe të miratohet Rezoluta
në fjalë mbrenda afatit të rregull 6 mujor të k?tij viti.
Është
për të përshëndetur vizitën që do të realizohet në Krahinën e Preshevës,
Medvegjës, dhe Bujanocit, mirënjohës edhe Kongresmenëve tjerë si Demokratik dhe
Republikan, por edhe komunitetit shqiptaro-Amerikanë në angazhimin dhe
kontributin ku përmes avokimit, lobimit të vazhdueshëm, takimeve dhe adresimeve
me fakte, prova e dëshmi të bollshme.
Uroj
se pas realizimit të kësaj vizite nga Kongresistët amerikan të konstatojn
plotësisht, me fakte, dëshmi e prova se kemi, moszbatim gati plotësisht ku
Serbia nuk zbaton marrëveshjen e Konçulit të arritur më 20 maj 2001, dhe
marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të këtij
Rajoni në vitet 2009, 2013 dhe 2022.
Kurse
përfaqësuesit politikë shqiptarë, bashkarisht të paraqesin dhe të denojn me një
zë të unifikuar, ndaljen nga praktika e mospërfaqësimit proporcional i
shqiptarëve në strukturat shtetërore, por edhe ndaljen e menjëhershme të
ballafaqimeve e përballjeve nga praktikat margjinalizuese-diskriminuese, u jan
pasivizuar adresat nga rexhistrat civil-jan pasivizuar në kuptimin
administrativ, duke i humbur të gjithë të drejtat.
Kjo
vizitë duhet të shërbejë si mundësi që përfaqësuesit politikë shqiptarë të
paraqiten me një PLATFORMË TË PËRBASHKËT dhe me qëndrime të unifikuara, duke
argumentuar me fakte dhe dëshmi mbi diskriminimin sistematik që vazhdon ndaj
shqiptarëve etnikë në Luginën e Preshevës.
Kjo
vizitë fletë më së miri se kjo Krahinë i përket Evropës, dhe nuk është çështje
e brendshme e Serbisë, dhe nuk e ka të zgjidhur statusin Politik dhe Juridik,
andaj edhe kërkon zgjidhje të drejtë, të pranueshme me ndërmjetësim dhe garanci
të faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.
Vetëm
përmes unitetit politik dhe institucional mund të avancohen kërkesat legjitime
për barazi, siguri, identitet, dinjitet dhe zgjidhje të drejtë Politike e
Juridike për këtë Krahinë shqiptare. Datë 26 maj 2026




