Refik Hasani: Vetëvendosje vazhdon të mbetet e vetmja shpresë!

4h më parë

VETËVENDOSJE, vazhdon të mbetët e vetmja SHPRESË!

Nga Mr.Sc. Refik HASANI

Qyetarët e Republikës së Kosovës, tani në zgjedhjet e 7 qershorit të këtij viti, kanë edhe më shumë arsye të dalin në votime, dhe të votojn masivisht Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjatë mandatit  të Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit   2025, është karakterizuar si një Legjislaturë e suksesshme, edhe pse kishte një kohë shumë të shkurtër.

Për qytetarët e Kosovës, që nga shpallja e Pavarësisë, Kosova nuk ka shenuar në marrjen në kontroll të plotë të  veriut të Vendit, prandaj  Vetëvendosje  është dhe të mbetët e vetmja SHPRESË, e Kosovës.

Është shenuar një qasje e re  në bisedimet Prishtinë-Beograd, praktikoi  një diskurs të ri politik në raport me Beogradin në përfaqësim të  dinjitetshëm, dhe me  propozimet e parashtruara  për  ruajtjen e konceptit dhe parimet themelore të bisedimeve.

Qeveria nga Kryeministri Albin Kurti, tregoi  përkushtim e kohezionit Kombëtar, për diasporën  gjithëandej, dhe gjithë hapsirat shqiptare.  Gjatë këtij mandati ndihmoi dhe investoi  për shqiptarët e Krahinës me shumicë shqiptare, të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, ndau për herë të parë linjë buxhetore që në vitin 2022, dedikuar në vlerën prej   2 milionë euro, për të vazhduar për vitin buxhetor 2026, në  4 milionë euro, për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Po ashtu, gjatë këtij mandati, denoi ushtrimin e diskriminimit dhe pasivizimin e adresave për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc,  në nivelet më të larta ndërkombëtare duke përfshi BE-në.

Vetëvendosje, gjatë këtyre mandateve tregoi gatishmëri,ofroi planprograme konkrete për të ndërtuar një  frymë të re me vizion, e largpamësi për një politikë unike e të  përbashkëtë së bashku me Shtetin Shqiptar, dhe Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, për një politikë e diplomaci të artikuluar shqiptare në Ballkan. Edhe në këtë segment  VETËVENDOSJE, vazhdon të mbetët e vetmja SHPRESË, jo vetëm në Kosovë.

U miratua dhe u funksionalizua Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, por edhe institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.Në realizim të projektit madhor, është  shpresa e vetëme pasi ka si zotim dhe është zotuar edhe për ushtrim të Padis ndaj  Serbisë për gjenocid gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Kryeministri  i Kosovës  Albin Kurti, vazhdon të mbetët e vetmja SHPRESË, e Kosovës, për  dhjetra  arsye, vetëm kështu rritet e vazhdohet progresi, në forcimin dhe në përfaqësim të  dinjitetshëm të shtetit të Kosovës.Kjo frym është nevoj, është domodoshmëri e kohës të votohen dhe mbështetën  vetëm kështu ndërtohet  shteti  ligjor i së drejtës, dhe të mos  vazhdoj dështimi në shumë segmente  të jetës.

Lëvizja VETËVENDOSJE,me potencialin e saj strukturor,ka një kauz  të drejtë e real e që tani, po vrehet edhe nga gjitha shtresat e Kosovës që ju përmbahet zotimeve që jepë në fushatë. Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse vërtet është një lëvizje e ndërtuar nga fryma e madhe për barazi,drejtësi e zhvillim për  gjithë qytetarët si frymëzim për ta mbrojtur lirinë e fituar me aq shumë, sakrifica, të shumë brezave, flijime e fatkeqësi.

Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse  do të ndikonte që shteti t'u kthehet qytetarëve dhe të jetë në shërbim të mbrojtjes së lirisë së tyre.

Do të duhej të votohet LVV-ja, sespse është ndihmes për ndërtimin e raporteve të shëndosha në mesë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Shpresa është se  respektimi i ligjëshmërisë dhe pavarësisë së institucioneve, dhe kështu do të ndikonte që shteti t'u kthehet qytetarëve dhe të jetë në shërbim të mbrojtjes së lirisë së tyre. Shpresa është si frymëzim për ta mbrojtur lirinë e fituar me aq shumë, sakrifica, të shumë brezave, flijime e fatkeqësi.

Votuesit në zgjedhjet e  7  qershorit  2026, do të duhej të votojn Lëvizjen VETËVENDOSJE, pasi vazhdon të mbëtet e vetmja SHPRESË!.