Petrit Dibrani: Më 18 maj, bashkohuni që të gjithë bashkë, në Shkup dhe Shqip!

1h më parë

Më 18 maj, bashkohuni që të gjithë bashkë, në Shkup dhe Shqip!

Nga Petrit Dibrani

Të hënën, ditë e re dhe javë e re, për Shqipen tonë e për të gjithë ne...

Bashkërisht; për fëmijët e të rinjtë, studentët dhe për të gjithë ne, për Gjuhën tonë dhe në tokën tonë, në ILIRIDË e kudo në trojet tona dhe kurdo.

Edhe unë, bashkë me ju dhe për të gjithë ne e pasardhësit tanë, do të jem aty, në Shkup, në tokën e të parëve tanë, për gjakun e derdhur dhe Gjuhën tonë Shqipe e për Shqiptarinë tonë!

Është vetëdije kombëtare shqiptare, e drejtë për qenësinë njerëzore, e moralshme dhe e drejtë juridiko-ligjore përdorimi i Gjuhës sonë Shqipe, që edhe shkruhet, flitet dhe kuptohet vetëm me "Mitologjinë tonë Historike".

Për Bashkimin, mësuam nga shpëtimtari dhe simboli, me shëmbëlltyrë, vizion, intelekt e trimëri të veçantë, GJERGJ KASTRIOTI Hyjnor!

Prandaj: çdoherë kur jemi bashkuar, për gjithçka e kemi të trashëguar, ne t’gjithë bashkë kemi fituar.