Petrit Dibrani: E drejtë universale dhe trashëgimi e të parëve përdorimi i gjuhës sonë amtare

1h më parë

Nga kudo e kurdo në trojet tona, edhe në Maqedoninë e Veriut, është e drejtë universale dhe trashëgimi e të parëve përdorimi i gjuhës sonë amtare.

Nga Petrit Dibrani

Mos e ndaloni gjuhën tonë amtare shqipe, sepse është frymëmarrja dhe shpirti ynë që na mban gjallë dhe nuk mundemi as të frymojmë e as të jetojmë pa shqipen tonë!

E kemi të trashëguar nga të parët tanë dhe që kur kemi lindur, prindërit na folën, na edukuan dhe në shkollat e trojeve tona shqip mësuam.

Është amanet i ruajtur, i mbrojtur dhe i përcjellë brez pas brezi, me shumë sakrificë e gjak të dëshmorëve dhe intelektualëve, që dhanë jetën dhe u tretën burgjeve të armiqve tanë shekullorë, që ishin e janë ardhacakë në tokën tonë!

Ne nuk harrojmë dhe për fëmijët, pasardhësit tanë, çdo herë do të shpjegojmë që:

"Integriteti territorial i qenësisë sonë njerëzore të shqiptarisë së bashkuar mbetet i pandarë në ndjenjat dhe shpirtrat tanë, me gjuhën tonë amtare shqipe, dëshmorët e kombit dhe simbolet e figurat tona kombëtare historike".

Hyjnori, GJERGJ KASTRIOTI na bashkoi e na mësoi si të çlirohemi dhe nga amaneti i tij, u njësua dhe u standardizua nga intelektualët shqiptarë, Alfabeti i Gjuhës sonë Shqipe në Manastir!

Ju dua të bashkuar o shqiptarë, kudo në trojet tona dhe në botën mbarë, në mërgatë...