Oso Ferizi: Kur heshtja nuk është opsion – ku janë përgjigjet, z. Gagica?
Heroi i kombit Sali Çekaj
KUR
HESHTJA NUK ËSHTË OPSION – KU JANË PËRGJIGJET, Z. GAGICA?
REAGIM ndaj shkrimt të Hafiz
Gagicës, Botuar tek VOAL.CH- Me titull: "Të pavërtetat nuk i bëjnë nder
heroit Sali Çekaj dhe as luftës çlirimtare e heroike të Kosovës!''
Nga:
Oso Ferizi
Datë:
21.04.2026 2026
Drejtuar
z. Hafiz Gagica dhe atyre që përmes propagandës po tentojnë të rishkruajnë
historinë tonë të përbashkët më improvizime. Unë, si dëshmitar dhe pjesëmarrës
i drejtpërdrejtë i proceseve të viteve '90, nuk mund të hesht përballë
ndërtimit të miteve të rreme. Respekti nuk fitohet me postime nostalgjike, por
me transparencë dhe vepra të dokumentuara.
Për
vite me radhë, kemi parë një përpjekje për të glorifikuar figurën tij, duke
anashkaluar kontributin kolektiv të qindra veprimtarëve (Sali Çekaj, Shaban
Bobaj, Hazir Krasniqi, Zymer Lulaj, Agim Kameraj, Emrush Lokaj, Dan Gashi, Avdi
Kadrijaj, Xhafet Leci. e shumë të
tjerë). Është koha që e vërteta të dalë në dritë përmes fakteve dhe jo përmes
narrativave të njëanshme.
I. PYETJET QË KËRKOJNË
PËRGJIGJE FINANCIARE
Në
emër të pastërtisë së historisë dhe djersës së mërgatës, z. Gagica duhet të
sqarojë:
•
Raportet financiare të Anëtarësisë: Pse
nuk ekzistojnë raporte financiare transparente për mjetet e mbledhura nga dega
e LDK-së në Gjermani për periudhën 1991–2000? I vetmi raport i vitit 1995 ngre
dyshime të mëdha mbi vërtetësinë e tij.
•
Keqpërdorimet e dokumentuara: Ku është raporti për blerjen e veturës BMW, e
cila u ble 30.000 DM nga mjetet e anëtarësisë, ndërkohë që marrëveshja ishte
për 10.000 DM?
•
?Mjetet e mbledhura
për vetëmbrojtje,
•
?Shpenzimet(kosto) e
bëra për dy Grupet guerile
që u sterviten në Shqipëri(Surel),
•
Shtatorja e Sali Çekajt: Pse 25 vite pas luftës nuk ka një raport për mjetet e
mbledhura në vitin 2001, ku mbetën të papaguara 12.500 €?
•
Fondet Publike: Si mund të arsyetohet ndarja e fundit prej 50.000 € nga Qeveria
e Kosovës për ju, kur jetoni në Gjermani me sigurim shëndetësor të garantuar,
ndërkohë që luftëtarët në Kosovë nuk kanë bukë e as ilaçe, e as për terapi?
II. STËRVITJET USHTARAKE
DHE ROLI JUAJ "BESNIK"
Ju
pretendoni rol drejtues në organizimin e kampeve në Shqipëri, por e vërteta
është ndryshe:
•
Ideja për ushtrime lindi nga presioni i veprimtarëve të LDK-së në terren dhe mori dritën jeshile në banesën
e Imer Berishës në Zyrih, me miratimin e Dr. Rugovës. Ju nuk keni pasur asnjë
kontribut në stërvitjet fizike apo hyrjen në Kosovë pos në regrutim.
•
Pse u paraqitët në Surel para rekrutëve me emrin e rremë "Besnik
Spahiu" si Ministër Mbrojtjeje, kur në momentin e rrezikut na keni lënë në
baltë rrugëve të Tiranës?
•
Pse u përjashtua Idriz Zeqiraj nga kryesia e Degës së LDK-së, sapo njoftoi
Presidentin Rugova për përpjekjen tuaj për të marrë në kontroll Fondin e 3%?
III. TRADHTIA NDREJT
SALI ÇEKAJT DHE PRESIDENTIT RUGOVA
Dëshmia
më e dhimbshme vjen nga vetë heroi Sali Çekaj. Ditën kur ai fluturoi drejt
frontit nga Frankfurtit, i thotë në tel.bashkëpuntorit të tij (Z. L) se :
"Hafizi ma mbylli derën e zyrës ku kam punuar ditë e natë". Ky është
njeriu që sot thirret në emrin e tij!
Gjithashtu,
ekzistojnë dëshmitarë dhe fakte të
gjalla (Aqif Shehu, Astrit Haraqia, Hazir Krasniqi, Qazim
Bajgoraliu.. etj.) që ju kanë dëgjuar duke sharë më nënë e fyer me gjuhën më të
ulët Presidentin Rugova. Ju jeni një "kamaleon politik" që keni
ndërruar parti (nga Lista Rugova, E. Tahiri
deri te AAK) vetëm për të mbajtur privilegjet, ndërkohë që kontributi
juaj real që nga viti 2000 është ZERO (0,0).
THIRRJA PËR BALLAFAQIM
Nuk
mbrohet e vërteta duke fshehur dokumentet. Nëse pretendoni se jeni i pastër:
1. Publikoni të gjitha raportet financiare të viteve 1991-2000.
2. Hapni arkivën e Degës, sepse nuk është pronë e juaja
private.
3. Pranoni një auditim të pavarur për çdo cent të mbledhur në
emër të Kosovës.
Historia
nuk ndërtohet mbi glorifikim selektiv, por mbi llogaridhënie. Unë jam i gatshëm
të ballafaqohem në çdo formë me fakte e dokumente. E vërteta është një dhe ajo
nuk mund të tjetërsohet nga ata që betejat i bënë nga zyrat e rehatshme dhe sot
kërkojnë lavdi të pamerituar, do ju kursei kësaj radhe sepse kamë edhe shumë
gjëra tjera pa i thënë.
Me respekt dhe vendosmëri
për të vërtetën,
Oso Ferizi.










