Nikë Gashaj: Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, udhëkryq politik
ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË KOSOVË, UDHËKRYQJE POLITIKE
Sikurse
është e njohur, më 7 qershor 2026, do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme
parlamentare në Kosovë. U takon qytetarëve të Kosovës të zgjedhin udhëheqësin e
vet politike, por si profesionist politik e vlerësoj, se sot për sot, Kosova
nuk ka parti më të mirë politike se
Vetëvendosjen në krye me liderin e njohur politik Albin Kurtin.
Në
zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen me 7 qershor, Albin Kurti
është kandidat për Kryeministër. Po ashtu, në listën e Vetëvendosjes, mund të
vrehen një numër i madh i kandidatëve
për deputetë të mirëfillët, intelektualë të lartë, nga të cilët mund të
pritet sendërtimi i një politike
progresive në Kosovë
Në
Kosovë janë të nevojshme: reformat thelbësore të sistemit shoqëroro-ekonomik,
politiko-juridik, arsimoro-kulturore, si dhe në fushën e shëndetësisë; zbatimi kosekuent i pushtetit ligjor,
demokratizimi dhe evropizimi; integrimi i Kosovës në Bashkësinë Evropiane dhe
NATO. Prandaj, mëndoj se është e preferueshme, që me 7 qershor, qytetarët në Kosovë, si dhe diaspora e kosovës të jenë
unik, e të dalin masivisht në
votime për të votuar Listën Vetëvendosje, për të mirën e vendit, sepse,
ajo me siguri do ti sjelli vendit ndryshime pozitive.
Mirëpo,
është me rëndësi që votuestit mos të
bien nën ndikimin e manipulimeve të partive tjera, mos ti humbin votat nëpër
parti të ndryshme, por ti bashojnë votat në një vend, në Vetëvëndosje, sepse
Kosova sot në këto zgjedhje gjindet në një udhëkryqje politike dhe historike
për ardhëmërinë e saj. Andaj, nga këto zgjedhje pritet të dali një qeveri e
fortë, reformatore, e qendrueshme dhe kompetente, me kuadro të moralshëm dhe
patriotik. Për këtë arsye në Kosovë dhe diasporë duhet të bëhet një mobilizim i
madh i qytetarëve për votën e një politike pozitive - progresive.
Prandaj,
do të ishte mirë, sikurse Vetëvendosja në këto zgjedhje të fitoi rreth 60% të
votave parlamentare, në mënyrë që vet ajo të ketë mundësi për ta formuar
qeverinë e re, si dhe për të zgjedh presidentin e Republikës së Kosovës, përpa
pas nevojë për koalicione me parti të tjera politike opozitare të dëshmura si
bllokuese institucionale të shtetit të Kosovës,
për interesa personale dhe interesa të ngushta partiake.
Prandaj,
jam i bindur se qytetarët e Kosovës janë mjaftë vigjilent për ta kuptuar krizën
politike të funksionimit të shtetit të Kosovës, në rend të parë, si pasoj të
bllokimit të partive opozitare. Andaj, për ecjen përpara, për përparimin dhe
progresin e Kosovës, respektivisht për shpëtimin e vendit është i domosdoshëm
një politikë funksionale, demokratike e
mbështetun në pushtetin ligjor dhe qeverisjen e mirë. Mu për këtë arsye,
shpresoj, që në zgjedhjet e 7 qershorit
do të ketë një pjesëmarrje të
lartë të votuesëve për Lëvizjen Vetëvendosje.
Respektivisht, vullneti i popullit në këtë udhëkryqje politike në Kosovë
duhet të shprehet në mënyrë plebishite, si referendum , sepse ajo do të
ishte fitore e madhe historike për popullin dhe shtetin e Kosovës. Andaj, sot,
ardhmëria e Kosovës është në duar të qytetarëve të saj. Prandaj, të nderuar
qytetarë të Kosovës, vetëm përpara – Urime fitoren triumfale të 7 qershorit –
Lëvizjes Vetëvendosje në krye me udhëheqësin politik: Albin Kurtin.




