Florim Zeqa: Luta kot i mbajti zhagun Lumirit, shpërblimin e mori Vjosa!
Luta kot i mbajti zhagun Lumirit, shpërblimin e mori Vjosa!

I vetmi anëtarë i gardës së vjetër në
LDK, z. Lutfi Haziri si nënkryetarë i partisë, edhe pse i mbajti pë r një kohë
të gjatë "zhagun" Lumirit, vendin e tij e zuri parashutistja dhe e
dalldisura pas pushtetit, Vjosa Osmani!
Pafytyrësia e Vjosës, dëshmi e turpit
dhe marrëzisë në LDK
Vjosa dhe Lumiri janë treguesi më i
mirë i kapjes së LDK-së nga klani sorrosian, të cilët po bëjnë plloje në LDK,
derisa ta zhbëjnë përfundimisht nga skena politike këtë subjekt të traditës
demokratike!
Vrapi
i Vjoses pas postit të presidentit të kujton atë thënjen e moçme popullore të
"vrapimit të dhelpres pas k.....e të dashit"!
"Dashi"
në kuptimin më pozitiv të mundshëm, më i forti i politikës kosovare, Albin
Kurti do ta bënte gabimin më të fatal të mundshëm për shtetin sikur ta
rikthente Vjosa Osmanin në postin e presidentes!
Shihet
qartazi se Lumiri pa pyetur njeri në LDK e ktheu Vjosa Osamnin duke e bërë edhe
bartëse të listës zgjedhore! Pa pyetur njeri e mori të dalldisurën pas
pushtetit në takim me Kurtin në kundështim me vullnetin e Kryesisë Qendrore,
duke anashkaluar figurën e vetme rugoviane, bashkëpunëtorin e Ibrahim Rugovës, nënkryetarin
e LDK-së, z. Lufti Haziri!
Mbase kjo do të jetë goditja fatale për
LDK-në!
Më në fund i erdhi dita edhe Albin
Kurtit, që përmes Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit ta shkokloj LDK-në si
kokrrat e misrit!
Siq
dihet, kokrrat i hane pulat e kojshisë, kurse boqa mbetët në dorën e
zotit'shpisë rugoviane, nënkryetarit Lufti Haziri!
Lutë,
"ne ljuti se ?ove?e, igraj besplatno na srušenje LDK-a!
I
kërkojë falje opinionit publik për thënjën e mësipërme, por kjo është një
realitet i hidhur në LDK, pasi Lutfi Hazi me (pa) dëshirën e tij është kthyer
në rrënues të LDK-së Rugoviane!
Për
shkak se, përgjegjësia nuk është vetëm e Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit në
rrënimin e LDK-së! Përgjegjësia është e të gjitha strukturave të saj, filluar
nga nënkryetari Haziri, të cilët me mos(veprimet), heshtjen ose mbështetjen e
tyre ndaj Lumirit dhe Vjosës janë bërë bashkëpjesëmarrës në rrënimin e LDK-së!
Duke
e mundësuar procesin e shkatërrimit, mbajnë përgjegjësinë historike për ndarjen
fatale të LDK-së!
Logjika e thjeshtë e tregon, se kur një
strukturë politike vendos ta ngrejë dikë në krye të saj pa asnjë meritë, ajo
merrë përsipër barrën e rezultateve dhe të dështimeve njëkohësisht!
Florim Zeqa, kandidat
për kryetar të LDK-së
Orsago (Itali), 12.07.2026


