Gjon Keka: Kosova po qeveriset nga jeniçerë
Kosova po qeveriset nga jeniçerë

Kosova
po qeveriset nga jeniçerë, ku "mullat" futen në parlament dhe
renegatët e haxhiqamilat thonë se Kosova është vend i sulltanëve dhe, sipas
tyre, "duhet t'i kthehet Turqisë".
Fjalët
e Gjergj Fishtës janë ende aktuale kur thoshte:
„O Perëndi, a ndjeve?
Tradhtarët na lanë pa Atdhé,
E Ti rri e gjuen me
rrfé,
lisat nëpër male kot...“
Mjerë
Dardania (Kosova), në duart e kujt ka rënë.
Pushtetarë
pa identitet, që koketojnë me ideologjinë islamike, e kanë sjellë vendin në
këtë gjendje të mjerë e poshtëruese.
Miqtë
ndërkombëtarë janë duke u habitur me ne si popull dhe me pushtetarët e
papërgjegjshëm, pa identitet të qartë dhe pa vizion, saqë çdo ditë po
zhgënjehen.
Shkrimtari
ynë i njohur Ismail Kadare thoshte: "Nga
shqiptarë të sunduar u gdhinë në myslimanë të çliruar."
Ideologjia
islamike është fatkeqësi kombëtare. Duhet sa më parë që populli të ndriçohet e
të kthehet te vetja, nëse do ta shpëtojë veten nga shkombëtarizimi.


