Arbana Xharra: Heshtja ndaj islamizimit dhe hipokrizia e sotme

1h më parë

Arbana Xharra:

Po të ishit çu në këmbë me kohë e mos me leju, tu nisë nga ndërtimi i xhamive nëpër mahallat e juaja, e me kundërshtu agjendat e islamizimit që morën hov pas luftës në Kosovë, sot  situata kish me qene ndryshe.

Shumica prej jush që sot po shkruni statuse e keni shti kryt në zall kur unë dhe pak kolegë të tjerë kemi pasë guxim me shkru për këtë temë e me rreziku jetën tonë. Më keni shpallë islamofobe. Madje disa prej kolegëve të mi, kur kam nisë me u marrë me këtë temë ne 2012-ten, kanë thënë: “Është ka e bën për famë, edhe me iu hi nën b... amerikanëve.”

Nëpër çka kam kalu dhe çmimin që kam pagu, nën presionin e propagandës së islamistëve dhe të jo pak prej juve, që si pasoj erdhen kërcënime e sulmet, nuk kam nevojë me jua rikujtu e dini mire cka ka ndodh.

Veç një gjë po du me jua thanë sot: mos u shitni patriota, ju jeni hipokrita!

Tu nisë prej partive politike, shoqërisë civile e mediave që kanë kontribu në krijimin e realitetit ku është Kosova sot. Në Kosovë ka pasë redaktorë e udhëheqës mediash që kanë ndalë shkrime për ekstremizmin fetar. Parti politike dhe udhëheqës të tyre kanë taku vazhdimisht imamë të dyshimtë dhe kanë shku nëpër xhami me lyp vota.

Nuk është që s'keni pasë guxim me reagu. Nuk keni dashtë.