Florim Zeqa: Të përshpejtohen bisedimet për zgjedhjen e institucioneve shtetërore!
Të përshpejtohen
bisedimet për zgjedhjen e institucioneve shtetërore!
Fillimi i
mbarë i bisedimeve mes subjekteve parlamentare për krijimin e institucioneve
shtetërore duhet të vazhdoj me seriozitet dhe me ritëm të shtuar! Prolongimet
eventuale të bisedimeve duke u thirrur në afatet kushtetuese, jo vetëm që mund
ta lënë shtetin pa President, mund ta çojnë sërish vendin në zgjedhje të
jashtëzakonshme!

Të respektohet vullneti i elektoratit
Shkuarja e vendit në zgjedhje do të
ishte skenari më i keq, por, më keq se kaq do të jetë përseritja apo rikthimi i
Albin Kurtit në pikën zero, gjegjësisht të arritjes së të njëjtës
"zgjidhje" për të cilën vendi shkoj në zgjedhjet e 7 qershorit!!
Kosova
ka humbur shumë kohë dhe shumë përspektiva zhvillimore shkaku i kalkulimeve
personale të liderëve partiakë!
Tendenca
e hapur për ta personalizuar procesin negociator për krijimin e institucioneve
i dëmton bisedimet, sikurse që i dëmton partitë opozitare tendenca për të marrë
më shumë 'hise' në qeveri nga ajo që ju ka dhënë elektorati!
Prandaj,
proporcionaliteti i votës duhet të jetë pikënisje dhe konkluzion i bisedimeve
për krijimin e institucioneve shtetërore.
Çdo
devijim i kësaj rruge do ta çojë vendin në zgjedhje të reja dhe humbje të
shumfishta për shtetin, e cila do të ndikoj në përkeqësimin e jetës së
qytetarëve!
Nëse
i referohemi maksimës popullore "Dita e mirë shihet në mëngjes",
atëherë gjasat janë shumë të vogla për arritjen e një marrëveshje për zgjedhjen
e Presidentit.
E
themë kështu, për faktin se, që në takimin e parë ka qenë e mundur arritja e
dakordimit për krijimin e institucioneve! Prolongimet nuk do të sjellin
përafrime, por vetëm largim nga zgjidhja fatlume për shtetin!
Bisedime pa rezultate evidente
Epilogu i raundit të parë të bisedimeve
mes liderëve partiakë është ky: Albin Kurti ua mati impulsin dy krerëve
opozitarë!
Përderisa
kryetari PDK-së, Bedri Hamza i mbrojti qëndrimet partiake, Lumir Abdixhiku dhe
Vjosa Osmani më shumë shpërfaqen ambiciet personale sesa qëndrimet partiake
shkaku i situatës shpërthyese në LDK!
Për
dallim nga dy partitë më të mëdha opozitare, Aleanca e vogël e refuzoi takimin
me Albin Kurtit, prapa të cilit refuzim fshihet kërkesa jetësore e Ramush
Haradinajt për t'u bërë President!
Pavarësisht
ambicieve personale, gjithçka mbetet në dorën e Albin Kurtit!
Mbetët
të shihet në ditët dhe javët në vazhdim serioziteti i liderëve partiakë në
arritjen e kompromisit politik për të mirën e shtetit dhe interesin e
qytetarëve!
Anipse në opinionin publik po flitet se
për Albin Kurtin më e preferuara për marrëveshje politike është LDK-ja, në
realitet është e kundërta e saj, për shkak të mungesës së besueshmërisë së
ndërsjellë! Ajo që është provuar një herë dhe ka dështuar, nuk ka gjasa të
përseritet më nga LVV!
Florim Zeqa, 13.07.2026


