Nexhat Rexha: Rrëmbim
01.10.2009, 07:37 PM (GMT+1)
Nexhat RexhaRRËMBIM
Në plogështinë time
Këndojnë hijet e padukshme
Më shtrëngojnë trupin tim
E nuk flasin me gjuhën tonë
Në çdo mesnatë
Hyjnë tinëzisht në dhomën time
Kacafytem me rrëmbim
Për të nis këngën
E rikënduar si dikur
Në të katër anët e botës
Arrijë lartësitë pastaj
Hidhem vertikalisht në thellësi
Pushtoj oqeane për ty
I shtrëngoj gjymtyrët tona
Për të ardhmen amshim
Kalëroj e s`ndej lodhje
Deri në konakun diellor
Për një kockë dhëmbi
Veç lutem për dashuri
E kafshimit i druhem
Kur pikat e gjakut
Rrjedhin bashkë mbi ne
Mbi kullën piramidë
Pezull qëndrojnë portretet
Në shënjestër hidhërimi mallkon
Euridikë më falë
Se të pa udhët më rrëmbyen
Ëndrrën emblemë
Shtator 2009
Të Tjera
Në Fokus







