Neki Lulaj: Kthim vitesh
Kthim vitesh
Nga
Neki Lulaj
Ma
ka bërë ditëlindja më të bukur buzëqeshjen hirplote.
Më
duhet të mbledh shporta me urimet më të freskëta.
Kosova
më sjell të rizgjuar ninullat e ëmbla të Lokes
Vitet
e hapat futen urtësisht nëpër rreshta.
Vijnë
të gjithë brengat e gëzimet si bisku i filizit.
I
lidh kohërat me fjongo të kaltra, të kuqe.
Në
supe më bien petalet e luleve të Belles-Bërliqit.
Puhiza
e dëborës së bardhë mbi flokë më ulet.
Gjethet
e lisave u vyshkën e prapë u gjethuan.
Të
tjera dashuri u ndërruan në djepe me ninullat
Ditëlindjet
e mia me dritë kurbeti karvanuan.
Mes
librave shkuan dhe ditët gazmbushura.
E
më rizgjuan një Valle Shpatash në ditë të largëta kurbeti.
Ku
fjalëshqipja më bëhet këtu si shtizë drite.
Në
rrudhat e gjoksit hej, sa vite koha më treti
E
dëshirat kërkonin çelësa sa një qiell me yje.
Jam
udhëtar veshur mes një petk gëzimi dhe trishtimi.
Dhe
me thinja jeta më ka bërë arkitektë ëndërrbukur.
Jam
në majën e malit a pranë trokashkës së një mulliri.
E
bluaj mielllin e bardhë për sofrën e mbushur.
-Nga Gjermania, 13 janar
2020-









