Ndue Dedaj: Për ata që kthehen
PËR ATA QË KTHEHEN
(Një
dukuri e re – kthimi për të kontribuar në vendlindje.)

Ata
që kthehen ende nuk vihen re, nuk bëjnë lajm, pasi ne ka kohë që e kemi kthyer
në lajtmotiv ikjen, flasim vetëm për ata që ikin nga katundi në qytet, nga
qyteti në kryeqytet, nga kryeqyteti nëpër botë. Dhe e politizojmë këtë gjë, si
në rastin kur ia faturojmë krejt ikjen qeverisë, si atëherë kur kjo e fundit e
përligj ikjen e shqiptarëve si një gjë normale, kinse në kërkim të një jete më
të mirë.
Por
ky nuk është një shkrim problemor, ku, tek e qysh ka ndodhur, por një ftesë për
t’i njohur dhe mbështetur ata që kthehen me një vizion të ri në vendlindje.
Dikush
për të lançuar apo realizuar projekte zhvillimi në infrastrukturë, vreshtari,
blegtori, bletari, prodhimin vendas, farërat autoktone, turizëm etj.
Dikush
për të investuar në fushën e agroturizmit.
Jo
pak veta për të restauruar kullat e të parëve.
Të
tjerë për të organizuar festa tradicionale apo promovime të turizmit në zona të
ndryshme etj.
Disa
për të ndihmuar në krijimin e muzeve shtetërorë apo në objekte private.
Të
gjithë, dora-dorës, krijojnë një realitet tjetër nga ai që njohim.
Ne
mund të përmendim këtu disa raste, por ju mund ta plotësoni me mirë këtë tablo
me përshkrimet tuaja interesante dhe korrekte, që këto pak radhë të marrin
trajtën e një reportazhi afirmues të këtë dukurie të re...
Shënoni,
pra, atë që ju keni parë me sytë tuaj. Më shumë se emrat ka rëndësi ajo që
është bërë...


