Gjon Keka: Politika nuk është fe dhe Parlamenti i Republikës laike të Kosovës nuk është kuvend e foltore fetare
Politika nuk është fe dhe Parlamenti i Republikës laike të Kosovës nuk është kuvend e foltore fetare

Çfarë
është politika dhe pse ajo vesh herë pas herë edhe petkun fetar? Disa e
mendojnë politikën si diçka të pandershme, dinake dhe intriguese, të qëllimeve
egoiste, ose si dyfytyrshe dhe mashtruese e njerëzve dhe popullit, jo
rastësisht mendohet kështu, sepse në disa raste ajo merrë formën e tillë, por
në përgjithësi nuk është politika në kuptimin e thelbit të saj e tillë. Nuk
duhet harruar se Makiaveli i Madh e ka parë politikën nga të gjitha anët e më
së shumti nga këto dy anë dhe kështu e ka zhvesh atë lakuriq.
Edhe
ideologjitë fetare kanë të bëjnë me një politikë të tillë, madje kanë shumë të
bëjnë me të, nëse një politikë e tillë i paraqet asaj shumë pengesa, armiqësi
dhe pasiguri, dhe sapo ideologjia fetare e sheh veten të ngritur në kolltuke
pushteti ajo i kundërvihet politikës, shtetit dhe tenton ta ndryshojë gjithë
sistemin duke e futur ideologjinë e saj fetare brenda secilës fushës e
institucion dhe në çdo shtëpi e familje etj.
Pra,
çfarë është politika dhe çfarë do të thotë ajo në thelbin e saj? Politika është
arti ose shkenca e drejtimit të historisë së një shteti, e kuptimit të thelbit
dhe qëllimit të tij, si dhe e njohjes dhe gjykimit të mjeteve në dispozicion të
tij. Kjo është politika.
Dhe
duke parë këtë shihet se politika nuk është fe, por është e ndarë nga feja,
ashtu sikur e ndau edhe vetë Jezus Krishti kur tha: "I jepni, pra Cezarit
atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë."
Sidoqoftë,
nuk ka parti apo lëvizje politike në Kosovë që nuk i ka veshur kostumet fetare
në kohë zgjedhjesh vetëm e vetëm për të mbledh një grusht votash të panatyrshme
,të dëmshme dhe antikombëtare e shtetore, sepse përzierja e fesë me politikën
në Kosovë është shkelje e kushteutës dhe një akt antikombëtar që e dëmton në
zemër kombin tonë i cili nuk i ka rrënjët në ndonjë religjion e aq më tepër në
ideologjinë islamike që erdhi me shpatën e sulltanit dhe Perandorisë barbare
otomane.
Ka
kohë që në kuvendin e Republikës sonë i ka futur duart ideologjia fetare
nëpërmjet partive dhe lëvizjeve politike, ,republikë kjo frytë e sakrificës së
shumë brezave që derdhën djersë e gjak, për liri, demokracië dhe republik e
bashkim, dhe jo për futjen e fesë në Kuvend dhe në asnjë institucion,sepse
asnjë shqiptarë i Kosovës, respektivisht dardan i Konstantinit të Madh, i
Gjergj Kastriotit të Madh, i Pejtër Bogdanit të Madhë dhe Nënë Terëzs së Madhe
e presidentit të papaërsëritshëm dardan të uritit e vizionarit dr.Ibrahim
Rugova nuk ka sakrifikuar që feja të futet në kuvend ,por që liria, kultura
,humanizmi dhe europianizmi që buron nga vetë kultura dhe shpirti
dardan-arbëror të jetë brenda jo vetëm kuvendit ,por edhe brenda vetë shtetit
dhe popullit të Kosovës.
Mbushja
e listave me individ të ideologjizuar fetar vetëm e vetëm për të përçuar
mesazhe te votuesit për të marrë mbështetje dhe vota është jo vetëm e gabuar,
por që do të ketë pasoja të paparashikueshme për brezat. Sepse Kosova nuk mund
të integrohet në Bashkimin Europian me ideologjinë islamike si gjemb në kurriz
,e lërë me futjen e saj në kuvend nëpërmjet ideologëve të saj ,më përkrahjen e
parezervë edhe të drejtuesve të partivë e lëvizjeve. Nuk ka dëm më të madh për
kombin tonë se të luaj me fenë dhe ta mbështjellë atë me petkun politik e
partiak,
Humnera
që po i hapet shtetit të Kosovës me futjen e njerëzëve me petkun ideologjik
fetar islamik brenda listës dhe institucioneve, kur dihet se shoqëria jonë
është përcaktuar për laicitetin e tij për shkak të ideologjive të ndryshme
fetare, pra për ruajtjen e shtetit të pastër nga petkat e huaja ideologjike
fetare, si një shtet që është i ndarë tepër qartë me një mur të madh që nuk do
të duhet ta lejojë ideologjinë fetare të futë duartë e saj brenda pushtetit e
institucioneve dhe lëre më kuvendit. Por në asnjë fushë që prishë këtë ndarje,
gjithashtu edhe politika të mos i futë duart në fe, e lërë me të mbajë nga
foltorja e xhamive apo kishave fjalime politike ,partiake dhe zgjedhore dhe në
asnjë mënyrë të fus duart në fe për të përzier kazanin e saj për të përfituar
ndonjë votë dhe për të dëmtuar kështu natyrën dhe karkaterin laik e civilizues
të shtetit të ri të Kosovës të dal nga sakrifica dhe me ndihmën e botës
demokratike e të civilizuar si ShBA ,NATO dhe vendet mike europiane.
Njerëz
me petkun e ideologjisë fetare islamike nuk e kanë vendin në kuvend, dhe në
asnjë institucion demokratik e të lirë të Republikës sonë, më saktësisht asnjë
ideologji fetare nuk e ka vendin në kuvend dhe në asnjë instituicion apo fushë
të shtetit e shoqërisë ku dëmtohet karkateri i shtetit dhe shoqërisë e
konbit,sepse sikur e nënvizova Kosova është përckatuar me të drejtë si një
shtet laik dhe jo rastësisht është vendos kjo brenda kushtetutës.
Është
për të ardhur keq se si partitë dhe lëvizjet politike në Kosovë fusin brenda
listës së tyre njerëz me petkun ideologjik fetar islamik vetëm e vetëm për të
mbledhur vota dhe për të qëndruar në pushtet. Kosova e cla ka derdh gjak pa
dallim feje e krahine,apo dallime tjera të parëndësishme, do të ishte një
vetëvrasje e lirisë, shtetit dhe të ardhmes si dhe shkelje e gjakut të
dëshmorëve, heronjëve dhe e të gjithë figurave kombëtare që dhanë djersë e gjak
jo për fe, por për atdhe , liri, demokracië ,pavarësi, bashkim, si dhe rikthim
në familjen europiane.
Duke
koketuar me ideologjitë fetare partitë dhe pushtetarët po tregojnë së bëjnë
gjithçka për pushtet dhe për të mbetur në pushtet,madje nëse do të ishte në
dobi të përpjekjeve të tyre, ata me kënaqësi do të pranonin edhe dorën e
djallit, vetëm e veetëm për të mbledhur ndonjë votë dhe për të qëndruar në
pushtet. Çfarë mund të presë kombi, populli dhe shoqëria jonë nga të tillë
përfaqësues të popullit, të cilët as nuk i shmangen një aleance me djallin, të
keqen e mishëruar, kjo është e lehtë të imagjinohet.
Mëgjithkëtë
nuk ka në të gjithë rruzullin tokësor asnjë popull pa Zot dhe pa fe, nëse do të
kishte ndonjë kjo do të ishte një absurditet. Çdo popull, pavarësisht se sa i
ulët është niveli i tyre i kulturës, ka njëfarë ideje për një qenie
transcendente që sundon botën. Prandaj ky është helmimi politik dhe fetar i
shoqërisë dhe shtetit e kombit, kjo e dëmton jo vetëm karakterin shtetëror, por
edhe rrugën e integrimit të Kosovës në familjen europiane.
Të
gjithë duhet ta kuptojnë se çështjet e kësaj bote, e pokështu edhe të atdheut
tonë dardan europian mund të zgjidhen këtu në Tokë dhe këto zgjidhje duhet të
bëhen nga politika,institucionet,pra pushteti që e ka zgjedh populli për të
qeverisur dhe zhvilluar vendin drejt një të ardhme të lumtur e të ndritur,
drejt integrimit në Bashkimit Europian, e jo nga ideologjitë fetare, sepse
askush nga qielli nuk zbret për të na zgjidhur problemet tona, as për të i
kryer punët tona, nëse nuk i zgjidhim ne vetë, nëse nuk lëvizim ne, dhe presim
nga lartë, asnjë arritje nuk do të bëhet duke pritur ideologjitë fetare për të
na zgjidhur problemet tona.
Dhe
krejt në fund duhet nënvizuar këtë se një dardan-arbëror i vërtetë e serioz,
nuk mund të marrë pjesë në këto makinacione dhe dredhi të egra, të partive dhe
lëvizjeve politike, ai duhet të flasë kundër tyre. Është absolutisht e
nevojshme që të gjithë arbërorët e vërtetë që nuk janë të infektuar me
ideologjinë fetare islamike të qëndrojnë të bashkuar kundër armiqve të
brendshëm të kombit tonë të cilët nëpërmjet ideologjisë fetare duan ta bëjnë
Kosovën një vend islamik, apo një shtet fetar në zemër të Euopës, kjo jo vetëm
se nuk do të pranohet në Bashkimin Europian ,por edhe nuk do të lejohet nga
Bashkësia ndërkombëtare ,pikërisht nga ata që e ndihmuan popullin e Kosovës të
arrijë lirinë dhe pavarësinë e vendit-Dardanisë tonë.


