Gjon Keka: Kosova ka nevojë për durimin dhe vizionin e Dr. Ibrahim Rugovës dhe frymën pajtimtare të Prof. Anton Çettës
Kosova ka nevojë për durimin dhe vizionin e Dr. Ibrahim Rugovës dhe frymën pajtimtare të Prof. Anton Çettës

Historia
është një shkencë e veçantë për mua, sepse na mbanë të lidhur me të kaluarën,
na njeh me të dhe na mëson se si të sillemi në të tashmen dhe na tregon udhën
drejt të ardhmes gjithnjë duke mësuar nga e kaluara dhe figurat qendrore të saj
që bënë histori.
Historia
njeh me vulën e saj shumë personalitete që kanë lënë gjurmë dhe e kanë merituar
piedestalin, por edhe i kanë bërë kombit të tyre një kurorë dafine që e nderon
dhe e lavdëron atë duke i njohur kështu edhe rrënjët e tyre, ata e dinin se si
të kujdeseshin për frytet e kësaj Peme me rrënjë të lashtë të kombit tonë.
Në
mesin e shumë figurave mbikohore të kombit tonë që na kanë lënë një shembull të
pavdekshëm me jetën dhe veprën e tyre janë: Gjergj Kastrioti shpëtimtari,
arkitekti i unitetit iliro.-arbëror dhe mbrojtësi i civilizimit të përbashkët
europian, dhe së fundi ishin edhe dy bijë të gjakut të Gjergj Kastriotit që u
frymëzuan nga po kjo figurë dhe lanë shembujt e mbetën të pavdekshëm e këta dy
janë: presidenti historik dhe vizionar dr.Ibrahim Rugova dhe prof. Anton Çetta.
Njëri
me durimin e tij tregoj se kishte një mendje e shpirt fisnik dhe ishte një
vizionar i madh, ku arriti që me urtësinë e tij dhe autoritetin që fitojë nga
populli i tij t'i bënte botën demokratike për vete dhe ta ndihmonin popullin e
tij të shumëvuajtur që të çlirohet e të arrijë lirinë dhe pavarësinë, dhe
kështu ndodhi, bota demokratike dhe e civilizuar i doli në ndihmë me ndërhyrjen
e saj të NATO-s dhe mbështetjen e madhe të ShBA dhe vendeve mike europiane.
Sot
Kosova fal ShBA ,vendeve mike europiane, NATO/KFOR është një vend i lirë, i
pavarur ,por jo i çliruar nga prangat e shpirtit skllavërues, injorancës dhe
haxhiqamilizimit. Sa ishte presidenti Rugova në udhëheqje të vendit, Kosova
ecte edhe pse me sfida përpa dhe sigurtë drejt familjes europiane, sepse ai si
president vizionar dhe i urtë i njihte rrrënjët e tij dhe kishte një vizion se
si ta bënte Kosovën jo vetëm të lirë, të pavarur, por edhe pjesë të pandashme
të familjes europiane, pra ta rikthente Kosovën në familjen e saj, në vendin që
ia kishte vulos kryeheroi dhe mbrojtësi i po këtij civilizimi dhe këtij
kontinenti pra familjes europiane, Gjergj Kastrioti.
Dr.Ibrahim
Rugova donte që dardanët e tij të jetonin në paqe, vëllazëri, unitet dhe jo në
mosmarrëveshje e inate personale e partiake, ai e donte Kosovën ashtu sikur e
deshën parardhesit e tij - Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Idriz Seferi,
Hasan Prishtina e shumë të tjerë, pra një Kosovë apo Dardani europiane, e
kulturuar, e lirë dhe pjesë e civilizimit dhe dinamikës së kombeve e shteteve
të zhvilluara të Botës e Europës si dhe në miqësi të përhershme me ShBA.
Sa
ishte ai gjallë nga goja e tij nuk doli asnjë fjalë kundër atyre që e sulmonin,
e njollosnin dhe nuk ia donin ekzistencën e tij, sepse ekzistenca dhe
autoriteti, durimi, vizioni dhe urtësia që ai kishte iu pengonte kundërshtarëve
të tij(armiqëve të tij), por ai ecte me durim përpara dhe nuk merrej me ta, i
linte të plasnin nga urrejtja e mjerimi në errësinë e tyre që i kishte
pushtuar, në vend të dritës që të ndirçoheshin dhe të jetonin në paqe, liri e
të merrnin frymën e lirisë e të pavarësisë bashkë.
Tjetra
figurë që pati një ndikim tepër të madh në ndaljen e vëllavrasjes ishte edhe
prof. Anton Çetta ,ai me urtësinë e tij, frymën e tij që kishte marrë nga fryma
pajtuese e unifikues e Gjergj Kastriotit arriti që me shok të pajtonte shumë
familje nga hakmarrja dhe vëllavrasja dhe u bë një shembull i madh e i papërsëritshëm.
Ai e dinte se vetëm të bashkuar, të pajtuar, në paqe e dashuri vëllazërore
shqiptarët e Kosovës do të mund jo vetëm të arrinin realizimin e idealeve të
tyre të lirisë dhe pavarësisë, por edhe të shërimit të plagës së gjakmarrjes e
hakmarrjes.
Sot,
kur po shkruaj këto rreshta mu kujtuan se sa i nevojiten figura të tilla
Dardanisë(Kosovës) sonë e cila po vuan ende nga paaftësia për të mbajtur shtet,
nga ata që nuk kanë identitet kombëtar dardan-arbëror europian, nga mungesa e
një figure që udhëheq vendin me vizion europian, durim, urtësi e patriotizëm
Kastriotian(Skënderbegian), po vuan nga ata që e duan pushtetin, partitë,
ambicien egoiste të tyre më shumë dhe jo atdheun dhe të mirën e përbashkët të
saj, poashtu po vuan edhe nga haxhiqamilizmi dhe injoranca.
Kosova
tani ka mbetë e fundit në rajon në rrugën e integrimit europian, ajo poashtu po
ecën nëpër rreziqe që po ia pjellë vetes, kriza e rreziqe këto që mund ta
dëmtojnë karakterin e shtetit, por edhe lirinë, unitetin, pavarësinë dhe të
ardhmen e saj euroatlantike.
Është
koha që të reflektojnë të gjithë dhe ta vendosin Kosovën para të gjitha
interesave personale, partiake, klanore, të ambicies egoiste për pushtet, sepse
për këtë atdhe është derdh gjak dhe kanë luftuar shumë breza që ky vend i quajtur
Dardani të gëzojë lirinë, pavarësinë dhe të ketë të ardhmen e saj të sigurtë në
familjen europiane.



