Mexhid Yvejsi: Zoti është një
11.09.2009, 09:41 PM (GMT+1)
Mexhid YVEJSI, Gjakovë ZOTI ËSHTË NJË
Për çdo t’lumën ditë
Si me qenë n’pazar
Dëgjohet ndër shqiptarë
Një fjalë me zarar:
Zoti kryetar,
Zoti kryeministër,
Zoti minister,
Zoti deputet,
Zoti drejtor,
Zoti filani…
Me fytyrë insani
Sa m’u habitë
Dreqi, shejtani!
Sa pak shqiptarë,
Sa shumë hyjni!
A ka gjuhëtarë,
E shkreta Kosovë!?
E mjera Shqipni!?
Është një Zot,
ZOTI ËSHTË NJË.
Të Tjera
Në Fokus







