Mexhid Yvejsi: Kosovës i falët një diell...
05.03.2010, 10:56 PM (GMT+1)
Mexhid YVEJSI, GjakovëKOSOVËS I FALËT NJË DIELL...
(Jasharajve të Prekazit, Drenicë)
Zotin e Madh
Udhën e Tij
Nuk e braktisët,
As kur të ftohtët
Pushtonte hapësirën,
As kur zjarri
Ishte fikur,
As kur sëmundja
Përhapej ngado,
As kur natës
Nuk i shihej fundi,
As kur këmbët, duart,
E ngrira s’lëviznin,
As kur shpata
Vringëllonte fuqishëm
Mbi qafën e kërrusur,
As kur Evropës së Bashkuar
Që me gjumë na kish bekuar,
Ia prishët gjumin,
As kur Kombet e Bashkuara
Mbetën pa gjumë,
As kur u bëtë
Hi e shkrumb,
Zotin nuk e braktisët
Për t’i falur
Kosovës një Diell...
Të Tjera
Në Fokus








