Labiol Balili: 'Rainbow Bridge' në Tiranë, të rinjtë shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë

“Rainbow Bridge”në Tiranë, të rinjtë shkëmbejnë përvojat dhe
njohuritë
Organizata rinore Qendra për Zhvillim dhe Iniciativa Sociale në bashkëpunim me organizatën KREATOR nga Kumanova zhvilloi një seminar një-ditor në Tiranë me temën "Paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë në shoqërinë tonë". Seminari i mbajtur në datën 09 Dhjetor 2018, u ndoq nga 28 të rinj të shkollave të mesme, student dhe përfaqësues të organizatave rinore të ndryshme. Seminari u mbajt në kuadër të projektit "Rainbow Bridge" dhe qëllimi i këtij projekti është që të lejojnë të rinjtë nga Tirana të marrin pjesë në projekte dhe aktivitete ndërkombëtare, për të shkëmbyer njohuritë dhe eksperiencat e tyre në nivel lokal për moshatarët dhe bashkëqytetarët e tyre.
Kjo është një mundësi e mirë për të aplikuar
njohuritë e fituar gjatë shkëmbimit rinor i organizuar në datat 6 – 14 Tetor
2018 në Strugë, ku morën pjesë bashkë me të rinjtë nga rajoni, Maqedonia dhe
Mali i
Zi edhe 11 të rinj nga Shqipëria. Gjatë projektit, u krijua mundësia që
të mësohet më shumë në lidhje me paragjykimet dhe stereotipet që na rrethojnë
çdo ditë, për kulturate vendeve respektive dhe të krijimi i rrjeteve të reja
rinore për bashkëpunime të mëtejshme. Këto programe të krijojnë mundësinë të
praktikohen praktikat e fituara dhe nxitja e tyre për t’u bërë promotorë e
organizatorë të projekteve të tilla në të ardhmen në komunitetet e tyre.
Projekti“Rainbow Bridge” është mbështetur nga Zyra Rajonale Rinore e Tiranës – RYCO, përmes thirrjes së parë të hapur për projekte rinore, qëllimi kryesor i të cilave është të promovojë frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit midis të rinjve në rajon nëpërmjet programeve të shkëmbimeve rinore.
Vazhdimi i projektit është bërë përsëri me një seminar tjetër një-ditor në qytetin e Pogradecit, në gjimnazi "Muharrem Çollaku". Nxënësit e shkollës morën pjesëaktive në trajnim dhe shprehën dëshirën për më shumë organizime të tilla në të ardhmen.
Labiol Balili
Center for Development and Social Initiatives












