Rudolf Marku: Dorëheqja e një Kryeministri në Downing Street

Dorëheqja e një Kryeministri në Downing Street, nr. 10

Me
shprehinë për të ndjekur lajmet, shoh se të gjithë kanalet televizive më të
njohura të Britanisë së madhe japin pak a shumë këtë pamje: Kryeministri i
vendit, Keir Starmer, përpara Shtëpisë Kryeministeriore të Anglisë, jep një
deklaratë të pritur prej disa ditësh, deklaraten e dorëheqjes nga posti më i
lartë i qeverisë. Bashkëshortja e tij qëndron pranë Kryeministrit. Të dy
bashkëshortët duket se janë, po t’i besojmë një gazetareje të BBC, ‘shumë të
emocionuar’.
Paralelisht
me këtë pamja, në gjysmën tjetër të ekranit shfaqet stacioni më i madh
hekurudhor i Londres, Victoria Station, me pamjen e rrëmujeshme të qindra
pasagjerëve që nxitojnë të kapin trenat. Kamera përqëndrohet tek një pasagjer
rreth të pesëdhjetave, me pantallona xhins, T-shirt në ngjyrë të errët, me syze
optike, që ka veshur sneakers/atlete,dhe që tërheq një valixhe të vogël me rrota. Ka
udhëtuar me trenin e Manchesterit, dhe shoqërohet nga katër a pesë njerëz të
afërm…Një njeri nga turma përballë duket
se e njeh, dhe e pyet- Do bësh garë apo do të kuroëzohesh?...Pasaxheri i sapo
zbritur, si i zënë në faj, përgjiget- Më fal, se nxitoj…
Pasaxheri
i ardhur nga Manchester është Kryetari i Bashkisë së qytetit metropolitan të
Manchester. Quhet Andy Burnham dhe ka ardhur në Londer që të marrë postin
vakant të Kryeministrit të Anglisë.
Keir Starmer u zgjodh kryminister veç dy vite
më parë, dhe konsiderohet si kryeministri më afatshkurtër në pushtet nga të
gjithë kryeministrat laburistë. Erdhi në pushtet me një shumicë të pa
parashikuar votash, në një kohë kur shumë analistë dhe simpatizantë mendonin se
partia Laburiste është një parti politike e pashpresë, që i përket veç të
kaluares… Njerëzit kishin shpresa të mëdha te Starmer. Por mjaftoi një vit i
vetëm në pushtet, që Keir Starmer, i brohoritur si shpëtimtar, të konsiderohet
si udhëheëqësi më antipatik i të gjitha kohërave: gënjështar-(mbahet mënd kur
dikush tha, po qe se Keir Starmer do
punonte si Weather man, njeriu që jep parashikimin e motit në Tv, dhe do thosh
se nesër do mbaj kohë me diell, njerëzit të nesermen do të dilnin jashtë në
rrugë me çadra ); udhëheqës i politikave double tier (një standart pak a shumë
si të thuash double standart); udhëheqës i dobët (weak) sidomos në politikën ndërkombëtare,
dhe mbi të gjitha, një njeri, i cili sipas disa analistëve politikë, kishte një
instikt urrejtjeje për njerëzit e vendit të vet…Të tjerët e përkthenin këtë
instikt të dukshëm të tij si një manovër të kalkuluar mire dhe me ligësi për të
bërë për vete pjesën tjetër të popullsisë si votuesit e vet të ardhshëm, një
lloj political bribe…Por ajo qê e dëmtoi
më shumê reputacionin e kryeministrit
anglez ishte paqëndrueshmëria, the political U-turns-, kthesat 90 gradëshe të tij- herë me Izraelin e herë
me Palestinen, herë me Trumpin e herë kunder Trumpit, herë me Djallin e herë me
Zotin…
Por
le të kthehem përsëri te tablloja e parë- Një Kryeminstër që del për të
shpallur dorëheqjen e vet dhe një tjetër, i cili vjen me trenin e pasaxherve që
të marrë çelësat e zyrës së postit më të lartë qeveritar të vendit…Pa asnjë
dramë. Pa asnjë fanfare…Si mund të ndodh kjo?
Në
vendet si Anglia, posti i Kryeministrit konsiderohet si një post i cili
jepet/merret me qira (your community/your people/your voters is hiring you). …E
përkthyer thjesht : Një komunitet/popull/ votuesit kanë nevojë për kryeminster,
që ai/ajo t’u shërbejë atyre. Lind nevoja për të marrë me qira njeriun e duhur,
po ashtu siç merret me qira një biçikletë a një tractor... Komuniteti që e merr
me qira Kryeministrin i delegon atij një pushtet që të tjerët nuk e kanë, me
qëllim që përmes këtij pushteti Kryeministri t’i shërbejë këtij komuniteti, me
marrvëshjen që në çastin kur ky kryeministër nuk do t’i shërbej qëllimit për të
cilin ai është marrë me qira, marrëvshja prishet dhe komuniteti merr me qira
një tjetër…Por në vendet me mungesen e tradites së Shtetit, siç janë psh vendet
ballkanike, Kryeminisri i marrë me qira, në momentin kur vjen në pushtet, gjëja
e parë që ai bën, është të marrë ai vetë me qira komunitetin, popullin dhe vendin e vet, për qëllimet e vet private …
A mund të përftyrohet në vendin tonë një
dorëheqje vullnetare nga posti i Kryeministrit? Nuk e kam fjalën për
kryeministrin actual të Shqipërisë, se sa për të gjithë kryeministrat e shkuar
të Shqipërisë, dhe kam frikë, dhe për ata që do të vijnë në të ardhmen. Më
vijnë ndërmend fjalët e një ish kryeminstri jetë -shkurtër
shqiptar, të quajtur Imzot Fan Noli, i cili pat shkruar rreth kësaj teme: Herodoti na tregon se në betejën navale të
Salaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e
lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë;
ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoj gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej
Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofakët tanë janë më të fortë se ky
trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet
t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin.


