Jusuf Zenunaj: Konkursi athisarian
23.11.2009, 11:10 AM (GMT+1)
KONKURSI ATHISARIANQë kur na erdhi athisaria
i njohur na u bë vendi
na u shtua miqësia,
sikur sytë e ballit
na duan e na nderojnë
ma shumë se çdo gjë
bukurinë na vlerësojnë,
në maje të gjuhës
kanë" Kosovën shumë etnike"
e në mendje, femrat simpatike,
për ta s'ka randësi
në janë të pamartuara,
o nëna të fëmijëve,
kryesorja t'jenë të bukura
-"atraktive"
"Miqtë" tanë janë emocinues
për bukurinë e pëlqyeshme
flasin edhe në konukrs,
"atraktiviteti" i femrave shqiptare
parësore t'bëhen
asistente personal,
"me njohje fillestare
gjermanisht, apo anglisht"
i tillë qe konkursi
në një gazetë këto ditë.
Jusuf Zenunaj,Dilbeek, më 18 nëntor 2009
Të Tjera
Në Fokus







