Jahja Drançolli: Një bazë e mirë për të shëmbur mitin e Betejës së Kosovës të vitit 1389!
Një letër nga arkivat e Firences (ASF), një bazë e mirë për të shëmbur mitin e Betejës së Kosovës të vitit 1389!

Sipas
një letre nga Senati i Firences, burimi i vetëm zyrtar arkivor i ruajtur, i
shkruar nga humanisti dhe kancelari fiorentin Coluccio di Piero Salutati
(1331–1406), i ruajtur në Arkivat Shtetërore të Firences (ASF), dhe drejtuar
Mbretit boshnjak Tvrtko I, datë 20 tetor 1389, Salutati po i përgjigjej
raporteve të mëparshme të dërguara nga Tvrtko I në lidhje me Betejën e Kosovës,
konkretisht një letre të dërguar Senatit të Firencës nga Këshilli i qytetit
dalmat të Trogirit më 1 gusht 1389, në të cilën Tvrtko I njoftonte se i kishte
mundur osmanët. Edhe pse kjo letër (e Trogirit) nuk ka mbijetuar, përgjigjja e
Senatit të Firences ndaj Tvrtkos e datës 20 tetor 1389, ofron një pasqyrë të lajmeve
që vijnë nga oborri i Tvrtkos I.
Vendi dhe data e
betejës!
Letra
fiorentine është thelbësore për kuptimin tonë të betejës, pasi ofron disa
informacione rreth ngjarjes për herë të parë. Ajo e identifikon saktë Kosovën
(in loco qui campus Turdorum dicitur) si fushën e betejës, dhe 15 qershori (die
XV mensis junij, dita e Shën Vitusit, bie më 28 qershor sipas kalendarit
gregorian). Autorët e mëvonshëm latinë përdorin termin Campus Merulae për
vendin e betejës, ndërsa tradita gjermane njeh emrin Amselfeld. Ndërkohë,
Philippe de Mézières, një shkrimtar udhëtimesh nga koha e betejës, në "Le
Songe du vieil pèlerin" (të datës 1389), e vendos betejën në "pjesët
e Shqipërisë" ("es parties d'Albanie"), duke përdorur një
përcaktim më të gjerë rajonal karakteristik të perceptimit gjeografik të Evropës
Perëndimore për Ballkanin në atë kohë. Kronisti bizantin Hieraks (Jerakos),
autor i Chronikon peri tes ton Tourkon basileias, vëzhgon zonën e betejës
përmes traditës së lashtë gjeografike dhe e lidh atë me Dardaninë, e cila i
përgjigjet edhe Kosovës së sotme. Vendi i betejës, Dardania, përmendet edhe nga
humanisti shqiptar Marin Baçikemi dhe humanisti dubrovnik Ludovico Cerva
Tuberon (1459–1527).
Kush ngadhënjeu në
betejë?
Bazuar
në letrën fiorentine, drejtuar mbretit Tvrtko të Bosnjës, shkruar më 20 tetor
1389, në të cilën ai e uron atë për fitoren ndaj osmanëved, Europa fillimisht
mendonte se të krishterët kishin fituar. Ai rindërtoi në detaje se si lajmi i
vdekjes së Sulltan Muratit I arriti në Perëndim dhe krijoi një eufori të
përkohshme. I inkurajuar nga argumentet që dolën nga kjo letër, I. Ruvarac, një
kritik i historiografisë serbe të shekullit të 19-të, ishte një vizionar që
pati guximin të thoshte për Betejën e Kosovës: "Çdo gjë që dini nga
poezitë [serbe] është një mit". Edhe M. Dini?, një studiues i përpiktë serb,
që shkoi në arkiva të botës dhe solli prova materiale të pakundërshtueshme
(harta, letra, kronika) që konfirmonin dyshimet e Ruvaracit, ndoqi gjithashtu
këtë rrugë.
Kush ishte vrasësi i
Muratit I?
Në
këtë letër, Salutati përshkruan sulmin e dymbëdhjetë kalorësve të krishterë dhe
vrasjen e Muratit I. Aty, nuk përmendet Princi Lazar, Princi Vuk Brankoviç ose
Milosh Kopiliçi. Më e rëndësishmja, megjithatë, është pretendimi se sulltani
osman vdiq në duart e një vrasësi të krishterë, një figurë që doli nga një grup
prej dymbëdhjetë fisnikësh që depërtuan në mbrojtjen osmane për të mbrojtur
Muratin I: "Felices et ter quaterque felices duodecim illa procerum jurata
in the manus, conquiitos. camelos, ad Lamorthi tentorium, aperientes viam
ferro, vigorosissime pervenerunt [...]!" ("Sa i lumtur është ai grup
prej dymbëdhjetë fisnikësh që, pasi kaluan nëpër kompanitë armike dhe tmerret e
Kreshnikëve, arritën vetë Muratin. Më me fat nga të gjithë është ai që më pas
ia drejtoi shpatën në fyt tiranit të tërbuar dhe të dhunshëm dhe, duke e vrarë
heroikisht, i mbushi të gjithë me një pritje të lavdishme dhe të
gëzueshme.") Tradita më e përhapur ia atribuon vrasjen një fisniku arbër
të njohur në historiografinë shqiptare si Milosh Kopiliqi/Kobiliqi, ndërsa në
historiografinë serbe dhe në burimet e mëvonshme kishtare serbe (pas vitit
1763) edhe si Milosh "Hobili?/Obili?". Sipas versioneve legjendare,
ai arriti të depërtonte në kampin osman dhe të vriste Muratin I. Megjithatë,
burimet më të vjetra nuk bien plotësisht dakord për identitetin e autorit dhe
mënyrën e vrasjes. Murati I mbetet i vetmi sulltan osman që humbi jetën në
betejë!


