Ilir Bobo: Deltari ilir

14.01.2024, 06:25 PM (GMT+1)

Ilir Bobo

DELTARI ILIR

(Dedikuar Kosovës)

Një ujk plak në mjegullnajë,

Me jargë turinjtë qurravitur;

Një qengj të bardhë kërkon të çajë,

Ky shkla, ky birbo i uritur!

Por s'kish ç'i bënte dot rojtarit,

Deltarit Ilir, të kopesë;

Sharrin e njohur të Dardanit,

Që besën jep, e kurrë s'pret besë!