Idriz Zeqiraj: Zhvlerësuesit e vlerave të luftës shantazhojnë shtetin!
DHJERËSIT E VLERAVE TË LUFTËS SHANTAZHOJNË SHTETIN!
NGA IDRIZ ZEQIRAJTellalli
numër dy i OVL, (po kursejmë akronimin prej tri germave UÇK, pasi OVL aktuale
nuk ka të bëjë fare me këtë), njoftoi se i kanë dërguar një letër kryetares së
Kuvendit, njëherësh ushtruese të detyrës të presidentit të Kosovës, Albulenë
Haxhiut dhe kryeministrit Albin Kurtit, me kërkesën "për hartimin dhe
miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës"!
OVL
thotë "edhe pse letrën ua kemi dërguar dy institucioneve më të larta, më
20 shkurt 2026, ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje dhe as nuk na kanë
kontaktuar, takuar". Pse ndodhë kjo mospërfillja ndaj Kryesisë të OVL dhe
të eksponentëve tjerë të kësaj shoqate, rrastë të dyshimtë për shumëçka. Madje
janë kaq jo serioze në kërkesa, siç shprehet populli: "Pordhi kali në derë
të hanit!"
Janë
këta eksponentë të OVL, në koordinim me drejtuesit e subjekteve politike
PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN, realizuan projektin e Beogradit, për
organizimin e protestave vandaliste, të mars prillit 2004, në dëm të Kosovës.
Për rrjedhojë, ndërkombëtarët kushtëzuan Kosovën me krijimin e komunave me
shumë serbe, Demarkacionin, Asociacionin dhe sanksionime të tjera për Kosovën.
Dosjet
e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, u sollën nga Beogradi, në
Selinë Qendrore OVL, në Prishtinë. Qëllimi ishte shpërndarja e dosjeve, për të
zbuluar dëshmitarët e Hagës, për të penguar procesin e drejtësisë në Hagë.
Qëllimi shtesë është nxitja e vëlla-vrasjeve ndër shqiptare.
Bashkëpunimi
shumëvjeçarë të eksponentëve të PAN-it dhe të OVL, në makro-kontrabandën me
Rojet e Urës dhe Listën Serbe, që sipas Drejtorisë të Doganave të Kosovës, ia
ka kushtuar humbje buxhetit të shtetit miliarda euro. Këtë hajni zyrtare e ka
denoncuar DASH amerikan, ka shpallur -non grata- disa kontrabandistë nga të
dyja palët edhe disa vendime për të tjerët, i ka në sirtar. Me gjithë këto
poshtërsi, askush nuk ka marrë përgjegjësi!?
UÇK
u dëmtua nga falsifikatorët hajna të PAN dhe OVL
Krerët
e OVL janë bisht e patericë e PAN-it. Ata, si me sustë, i aktivizojnë në
protesta dhe shantazhime kundër qeverisë dhe shtetit. Ata akuzojnë se kjo
qeveri ka qasje dashakeqe "ndaj bashkëluftëtarëve tanë!" Sipas tyre
ka shpërfillur Shoqatën e OVL, nuk e ka
financuar dhe as bashkëpunuar".
Nuk
ka ndihmuar "Shoqatat e dala nga lufta" Po cilat janë ato shoqata,
kur nuk arriti të hyjë as vet "UÇK-ja e LPK-së", në Luftën e Kosovës.
Këtë nuk e them unë, por e thonë themeluesit e kësaj "UÇK-je", nga
LPK-ja, përfshi edhe Dr. Jakup Krasniqin. Sepse luftën e sabotoi Tirana
zyrtare, Franca dhe Serbia, përmes argatëve të saj të shantazhuar në LPK-e.
Luftën e vërtetë e bënë burrat, vajzat dhe djemtë luftëtarë, të cilët u
angazhuan individualisht dhe në grupe.
Forcë
ushtarake e organizuar ishte FARK-u i Dr. Ibtahim Rugovës. Kursehem nga
emërtesa -President-, sepse kur Ai themeloi Forcat e Armatosura të Republikës
të Kosovës, ende pa u zgjedhur në këtë post, me Referendum gjithë-popullor, në
Kosovë dhe Mërgatë. Ushtarakët profesionistë shqiptarë, të shkolluar në
Akademinë Ushtarake jugosllave, janë të vetmit që hynë, në mënyrë të organizuar,
në betejat dhe luftën ballore të Kosovës.
OVL
paralajmërimin për protesta, "nëse institucionet nuk reflektojnë në
përmbushjen e kërkesës bazë, hartimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e
vlerave të luftës, detyrohem të dalin në protesta".
Shtrohet
pyetja: Çfarë vlerash mund të mbrojnë dhjerësit e vlerave të luftës të cilët
zhantazhojnë qeverinë dhe shtetin e Kosovës?!
-
Janë këta dhjerësë dhe shantazhues, të cilët shitën e përshitën, me çmime të
majme, "Dëshmitë e Veteranit", duke i bërë 45.500
"veteranë" tërësisht të rrejshëm. Vjedhja e shtetit, në çfarëdo
forme, është dhunim dhe dhjerje e luftës, luftëtarëve, dëshmorëve të lirisë,
Ata janë të zhveshur nga atdhetarizmi dhe nuk meritojnë asnjë respekt,
pavarësisht se bëjnë shumë për t`u imponuar si "çlirimtarë"!
-
Kanë falsifikuar duke i bërë dëshmorë edhe viktima civile, pa qenë pjesë e
luftës;
-
kanë shpallur heronj njerëz me vdekje të natyrshme, në krevat, pse ishin pjesë
e SHIK-ut kriminal, të cilët u angazhuan në burgosje, tortura dhe atentate
të kundërshtarëve politikë.
Falsifikimi
i "Dëshmisë të Veteranit" shtrihet edhe në Shqipëri. Gjeneral Spiro
Butka, kryetar i Shoqatës të OVL të UÇK-së në Shqipëri, dëshmon së në Luftën e
Kosovës kanë marrë pjesë 186 luftëtarë, përfshi edhe bartësi e armëve, të cilët
janë në listën e veteranëve. Por, sot marrin pensionin e veteranit 3.000 vetë
dhe shifra ka tendencë të rritet! Ndërsa Kolonel Dilaver Goxhaj, kuadër i UÇK-së, numrin e
luftëtarëve-veteranë e redukton në 129 veta, duke dhënë edhe identitetin e tyre
në Shqipëri dhe njësitë luftarake në Kosovë. Këto shifra janë dhënë tej 3 vjet
më parë, janë publike, (Jou Tube).
Gjeneral
Butka përmend emra falsifikatorësh të "Dëshmisë të Veteranit", ndoca
syresh pjesë e Komisionit, të cilët nga shitjet e "Dëshmive", së
bashku me matrapazët nga Shqipëria, kanë hapur bizneset e tyre nga veriu i
vendit e deri në Tiranë. Çmimi i "Dëshmisë" në Shqipëri ka qenë i
lartë, sepse shqiptarët e Shqipërisë londineze, janë të shkathtë në tregti. Ata
bënë bizare Evropën dhe botën, sidomos, me drogë e femra.
Mijërat
e "veteranëve" të rrejshëm i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës, deri
në qershorin e vitit të kaluar (2025), nga llogaritë e bëra, 206 milionë euro!
Komisioni
i Verifikimit të Listave të Veteranëve, i cili sorollatët gjyqeve për një
dekadë radhazi, për falsifikimin e "Dëshmisë të Veteranit", është një
etnik, kryesisht, eksponentë të partive të PAN-it. Ata janë edhe kallës të
-Flamurit të Dardanisë", përfshi edhe Smajl Latifin, kryetarin e komunës
të Rahovecit, i kapur nga kamera në aksionin e zjarrë-vënies!











