Idriz Zeqiraj: Shteti i Kosovës abuzon me buxhetin, paguan një duzinë avokatësh matrapazësh në Hagë
SHTETI I KOSOVËS ABUZON ME BUXHETIN, PAGUAN NJË DUZINË AVOKATËSH MATRAPAZËSH NË HAGË

Përkujdesja
për të akuzuarit për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, nga Gjykata e
Kosovës, me seli në Hagë, qeveria dhe shteti i Kosovës ka qenë korrekt. Ish-
kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulenë
Haxhiu i kanë vizituar në burgun e Hagës, për të parë kushtet dhe trajtimin.
Gjithçka ka qenë në rrugull dhe konformë normave të përcaktuara ligjërisht.
Por, opinioni shqiptar, akuzon qeveritë paraprake dhe Kuvendin, për vendimin e
pagesës të 3 dhe 4 avokatëve ndërkombëtarë të kushtueshëm, për secilin nga të
izoluarit e Hagës. Deri në qershor të vitit 2025, në 7 vitet e fundit, janë
paguar nga buxheti i shtetit të Kosovës e 276 milionë euro për Hagën!
Ndërkohë
që akuza bazë e tyre është kidnapimi, burgimi, torturimi, deri në vrasje të
kundërshtarëve cilësorë politikë, kryesisht, luftëtarët luftëbërës të FARK-ut,
veprimtarët e LDK-së, gazetarët e "Bota sot", veprimtarët e hershëm
të LPK-së, këta për arsye të konkurrencës të ardhshme pushtetare.
OVL
vazhdon të abuzojë me demokracinë. Me porosi të PAN-it, organizon protesta
kundër Gjykatës Speciale, si krijesë ekskluzive e Amerikës, çliruese faktike të
Kosovës. Në protestat e organizuara, flitet, kinse, për trajtim mizerabël,
mjeran të izoluarve në Hagë, privim të vizitave dhe gënjeshtra të tjera.
Organizatorët e protestave, avokatërit partiakë, këshilltarë e lakej PAN-istë,
të strehuar në OVL, gazetarë dhe analistë mediatikë mercenarë, shpifin -non
stop- për 24 orë, se "gjoja" të izoluarit në Hagë, përballën me akuza
të sajuara, dëshmitarë të rrejshëm, të paguar dhe broçkulla të tjera.
Si
burgaxhi politik shumëvjeçarë, me fjetje herë në çimento, beton, herë në
dërrasa, pa ngrohje, me uri të përhershme, me provokime e ndëshkim në qeli,
birucë, vetmi, jam i informuar nga dorë e parë, nga ata që kanë kaluar kohë në
izolimin e Scheweningenit të Hagës, atje asgjë nuk ju mungon, përveç lirisë.
E
vetmja padrejtësi është stërzgjatja e hetimit, për katërshen e akuzuar për
krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Dhe për këtë zgjatim kanë
kontribuar gjyqtarët dhe vetë avokatërit e tyre, të cilët, me pagesat e majme,
thonë "zgjat zot kësi moti!"
Ankesat
për ndalimin e vizitave të familjarëve të katërshes, të akuzuar të Gjykatës
Speciale, është shpifje e poshtër e eksponentëve të OVL dhe horrakëve të tjerë.
Familja e ngushtë nuk është penguar kurrë. Disa nga familja e gjerë janë
refuzuar, përkohësisht, pas aferës faktike të përgjimeve, për pengimin e
drejtësisë, tashmë, e verifikuar, si kur i thuhet viktimës "ose mohoni
dëshminë kundër Hashimit, ose ta vrasim djalin e hasretit!"
Përndryshe,
në burgun e Scheweningenit ka vazhduar, ndër vite, pelegrinazhi i turpshëm nga
lukunia e zuzarëve dhe maskarenjve, hipokritë e servilë, jo vetëm të PAN-it,
por edhe të subjekteve të tjera, të goditura nga SHIK-u kriminal, përkatësisht,
Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale!
Përgjatë
gjithë burgut të gjatë, unë me shokët bashkë-vuajtës, të burgosur politikë,
kurrë nuk kemi gëzuar asnjë vizitë familjare dhe të mos flasim për vizita të
tjera. Kemi humbur prindër dhe familjarë të tjerë, pa pasur asnjë mundësi
vizite apo pjesëmarrje në ceremoninë mortore.
Argatët
e PAN-it, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, lënduan mijëra familje të viktimave
të Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale. Ata akuzuan për dëshmi të rreme, edhe
pse ata rrëfyen të vërtetën, për kidnapimet dhe maltretimet në burgjet-ahure të
improvizuara, në fshatrat rurale të Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe të
familjarëve të tyre të ekzekutuar nga bandat e disa "komandantëve"
mujsharë dhe kriminelë.
Tasholli
dhe Hoxha deklaruan se në protestën e parë, të organizuar në Prishtinë, kundër
Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, "morën pjesë
dhjetëra-mijëra qytetarë", duke e konsideruar si protestën më të madhe, të
mbajtur ndonjëherë në Kosovë. Realisht, sipas matjeve të numrit të
pjesëmarrësve në protestë, metoda që praktikohet, në bazë të hapësirës që zënë,
të bërë nga Rron Gjinovci, rezulton të kenë qenë jo më shumë se 12 mijë
protestues.
Ndërsa
protesta më e madhe e organizuar në Kosovë, me pjesëmarrjen e qindra-mijëra
qytetarëve, nga e gjithë Kosova dhe përtej, ka qenë ajo e datës 19 shtator
2018, e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Për
ironi, atë ditë presidenti Hashim Thaçi shëtiste në Liqenin e Ujmanit, me
varkën dhe rojet e Radoiçiqit, në shoqërim të Bedri Hamzës, Rashid Qalës,
Abelard Tahirit dhe ndoca të tjerëve! Ajo protestë fundosi karrierën e
përlloçur dhe nam keqe të Hashim Thaçit!

