Idriz Zeqiraj: PAN-i me OVL e tij falsifikatorë të historisë!
PAN-I ME OVL E TIJ FALSIFIKATORË TË HISTORISË!
(Vijon
nga "Penalizimi i qëllimshëm i Kolonel Rrustem Berishës")

Çmendurakët pa kurrizorë të OVL,
akuzojnë Qeverinë aktuale pse përjashtuan veteranët nga përfitimi i pagës
minimale?! Si ka mundësi t`u akordohet paga minimale, kur dihet se 45.500 janë
"veteranë" të rrejshëm. Kryeministri Kurti bëri fajin fatal, kur
ngriti kuotën e pensionit nga 170 në 230 euro, për të gjithë, pa e bërë
spastrimin e listave të falsifikuara. Në vend që të ndërpriste komplet
financimin, me kusht të kompensimit të veteranëve të vërtetë, pas
seleksionimit.
Falsifikimi dhe pagesa e jashtëligjshme
të 45.500 "veteranëve" të rrejshëm, është një nga vjedhjet më të
turpshme zyrtare, të cilën brezat shqiptarë do ta dënojnë si më të turpshmet në
historinë e shqiptarëve. Në krye të këtij turpi do të mbeten disa "komandantë"
të babëzitur, falsifikatorë të historisë më të re, të Kosovës, duke vrarë
kundërshtarët politikë, për ta përvetësuar luftën e tyre, në mungesë të
viktimave luftëbërëse! Palë me këtë soj të "komandantëve" vrastarë e
hajna, janë eksponentët e OVL, të cilët kanë zbatuar urdhëratë e shefave të
tyre, të ashtuquajtur "komandantë", për t`i shumëzuar gjeometrikisht
numrin e "veteranëve" të rremë, për dy arsye:
1) Përfitimi material, nga shitja e
majme të shumë-mijëra të "Dëshmisë të Veteranit";
2) Bërja e "veteranëve"
të rrejshëm klientelë e subjekteve politike: PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në
PAN.
Akuza e stisur dhe e shpifur se
qeveria, shteti nuk kanë bërë dhe nuk po bëjnë asgjë për:
a) vlerësimin e luftës; dhe
b) ndihmën për udhëheqësit e UÇK-së të
burgosur në Hagë.
Janë dy gënjeshtra të mëdha sa bjeshka.
Lufta në Kosovë ka zgjatur 14 muaj. Kosova u mund në fushë-betejë:
1) për një arsye objektive, bazuar në
raportin e pabarabartë të forcave në fushë-betejë;
2) Dhe një arsye subjektive, sepse
Kosova, më saktë, klasa politike hyri dhe u largua nga lufta e përçarë. Kësaj
agjende i priu sabotimi i luftës nga Tirana zyrtare social-komuniste dhe
"komandantët" e shantazhuar me dosje faktike penalizuese.
Mjafton ta përmendim faktin: Përndjekja
e vazhdueshme e Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi, deri në
ekzekutimin zyrtar të tij, në Tiranë, me ujdinë, pëlqimin e plotë të shtetit
shqiptar dhe të LPK-së, hafije dhe vegël e Sigurimit kriminal të Enver Hoxhës,
përkatësisht të sigurimsave të tij dhe të shefave neo-komunistë shtetërorë.
Kosova e parë në botë në respektimin e
vlerave të luftës
Nuk ka asnjë shtet në rajon, Ballkan,
Evropë dhe botë, të këtë bërë më shumë se sa subjektet politike, pa përjashtim,
qeveritë, në përgjithësi, dhe shteti i Kosovës, në veçanti, për respektin e
vlerave të luftës dhe protagonistët e saj, sidomos, luftëtarët e lirisë dhe
dëshmorët e Atdheut.
Kosova është betonizuar dhe
mermerizuar anepërtej me: shtatore, buste, lapidare, komplekse memoriale,
përkujtimore, në nderim të dëshmorëve, viktimave të luftës, të zhdukurve,
llogaritur në shifrën e 15 mijë të flijuarve. Dhe llogaria në vlerë monetare,
kap shifrën e qindra-miliona eurove!
Në Kosovë kanë ndodhur tej 400 masakra.
Dhe viti ka 365 ditë. Zyrtarë qendrorë, shtetarë, pushtetarë, kuadro komunalë
anekënd Kosovës, bëjnë homazhe, nderime, pothuaj se, të çdoditshme. Kjo është
bërë shumë problematike, për mungesat në zyrat e tyre të punës.
Shqipëria ka të caktuar datën -5 maj-,
në ditën e vrasjes të sekretarit të rinisë komuniste shqiptare, heroit Qemal
Stafa. Caktimi i kësaj date si ditë përkujtimore e dëshmorëve në Kosovë, që
përkon me rezistencën dhe masakrën e Familjes të nderuar Jashari, do të ishte
një borxh dhe nderim për ata dhe të gjithë dëshmorët e rënë në altarin e
lirisë.
Dita e Çlirimit të Kosovës është 12
Qershori 1999. Datat tjera të "çlirimit" të qyteteve, komunave, në
shtrirjen kohore nga1(një) deri me 20 qershor, janë falsifikim i turpshëm
i disa "biçim komandatësh", të cilët paralizojnë punën dhe mësimin e
nxënësve në shkollat e Kosovës.
Kësaj praktike ilegale dhe jo ligjore,
duhet t`i jepet fund me vendim ligjor shtetëror, sepse kjo është anarki e
zhurmshme dhe e rrëmujshme, i "komandantëve" mujsharë, për ta sfiduar
shtetin dhe promovuar e për ta lavdëruar veten. Kryetarët e komunave duhet të
jenë në krye të organizimit të ditës së Çlirimit, më 12 Qershor të çdo viti,
duke informuar qytetarët komunalë, si të vetmen datë çliruese.
Për sa u përket luftëtarëve të
mbijetuar, invalidëve të luftës, familjarëve të dëshmorëve, të paktën, në vitet
e fundit, respektivisht, përgjatë qeverisjes të LVV, me aleatët GUXO dhe
ALTERNATIVA, shteti Kosovës, ka bërë më shumë se sa mundësitë që ka
realisht. Kush e mohon këtë përkujdesje fisnike të shtetit, është bukëshkalë,
injorant, i poshtër, rezil e shpifës i pacipshëm!









