Halit Bogaj: Bill Clinton në Kosovë
01.11.2009, 06:13 PM (GMT+1)
![]() |
| Foto: Bota Sot |
BILL KLINTONI NË KOSOVË
Me nderime fort u prit
Si një yll si një petrit
Prapë na bëri neve nder
Siç vepronte për çdo herë
2
Sërish erdhi ai tek ne
T’na uronte këtë atdhe
Këtë atdhe në Pavarësi
Dhe këtë popull në liri
3
Këtë atdhe që na dhuroi
Nga armiku na shpëtoi
Për këtë vend që derdhte lot
Dhe pa frikë që jeton sot
4
Prandaj ne si atdhetarë
Për të jemi shumë krenarë
Ishte miku i vërtetë
Se harrojmë kurrë në jetë
5
Sepse ishte shpëtimtar
Për këtë komb për çdo shqiptar
Na çliroi nga agresori
Që lirinë neve na mori
6
Billi mposhti egërsinë
Dhe na solli ardhmërinë
Prandaj sot Kosova jonë
Atë e pret me shumë jehonë
7
Lapidarin ia ngritëm
Me nderime ne e pritëm
Edhe ai kishte gëzim
Që na erdhi ky çlirim
Të Tjera
Në Fokus








