Gjon Keka: Vox populi, vox Dei dhe tre simptomat e jostabilitetit institucional apo politik në Kosovë
Vox populi, vox Dei dhe tre simptomat e jostabilitetit institucional apo politik në Kosovë
Nga Gjon KekaPër
të patur stabilitet institucional një shtet duhet të ketë një qeveri që i kryen
punët e shtëpisë deri në mandatin e fundit të saj dhe që përmbush pothuajse 90
% të programit të saj në fushat të përgjithshme të shtetit duke e vendos kështu
shtetin në pozitën më të mirë se sa që e ka gjetë kur ka ardh në pushtet apo se
sa ishte në mandatin paraprak.
Poashtu
stabiliteti institucional është i rëndësishëm kur parlamenti apo kuvendi e ka
kryer punën e tij me përkushtim dhe ka arritë me sukses të miratoj ligjet e
nevojshme brenda afatit të përcaktuar.
Si
dhe presidenti nëse e ka kreyermandatin e tij të plotë dhe ka qenë një rojtar i
kushtetutshmërisë dhe ka luajtur rolin e ndërkombëtarizimit të shtetit dhe
forcimit të politikës së jashtem të vendit duke e bërë shtetin e Kosovës të
barabartë në tryeza ndërkombëtare dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët
të shteteve.
Nëse
njëra nga këto nuk e ka kryer mandatin e plotë atëherë kjo ka treguar se ka
mungesë të stabilitetit institucional apo krizë politike. Institucionet për të
punuar pa pengesa deri në fund të mandatit të tyre duhet t'u krijohen rrugët
apo kushtet e ato janë: bashkëpunimi pozitë -opozitë,interesi nacional përballë
interesave të ngushta partiake e egoiste etj.
Por
nuk është vetëm kjo, por duke parë që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës
dhe krizave institucionaal apo politike të herëpashershme mund të vijë në
përfundim se kemi të bëjmë me tre simptome të cilat janë tanimë të shfaqura që
po prodhojnë jostabilitet instituiocnal.
E
para është mungea e ndryshimeve kushtetuese të cilat janë tani të nevojshme për
shkak se Kosova në këtë kohë është në një periudhë apo fazë tjetër të
shtetndërtimit të saj, ajo gjendet më sovrane, më demokratike, më afër
aspiratës së saj integruese në institucionet e familjes europiane, më e pavarur
se sa ishte në kohën e mbykqyrjes së saj nga ndërkombëarët, e anëtarësuar në
disa institucione ndëkrombëtare dhe e njohur nga shumë vende të botës etj etj.
Duhet ditur se çështjet kushtetuese nuk janë vetëm apo ekskluzivisht çështje
thelbësisht ligjore, por edhe çështje pushteti. Kushtetuta e vërtetë e një
vendi ekziston vetëm në marrëdhëniet aktuale të pushtetit që mbizotërojnë
brenda atij vendi, kështu që kushtetutat e shkruara kanë vlerë dhe
qëndrueshmëri vetëm nëse janë shprehja e saktë e marrëdhënieve aktuale të
pushtetit që ekzistojnë në shoqëri dhe se këto janë parimet që duhet të
mbështen. Prandaj duke parë këtë ka ardhë koha të bëhen ndryshme kushtetuese që
e forcojnë jo pushtetin e dikujt, por, institucionet, pastaj e largojnë Kosovën
nga krizat e vazhdueshme dhe jostabiliteti institucional e politik.
E
dyta për të patur një demokraci që e tregon veten e saj të gjallë e autentike
duhet që pragu zgjedhor që është aktualisht në republikën e Kosovës 5% të zbrit
në 3%, kjo do të tregonte një përfshirje më të madhe dhe të ndryshme të zërit
qytetar në institucione dhe do të krijonte më shumë zgjidhje në krijimin e
koaliconeve që do të mund të prodhonin edhe stabilitet institucional dhe nuk do
të kishte më varësi nga koalicione të panatyrshme, dhe
E
treta mungesa e bashkëpunimit të ngushtë e serioz pozitë-opozitë sidomos në të
mirën e shtetit dhe të ardhmes së brezave. Opozita duhet ta kuptojë se është jo
vetëm ajo që i sheh gabimet e pozitës dhe kërkon korrigjime ,por edhe
bashkëpunuese përballë interesave partiake, sidomos në rast se vendi gjendet në
krizë politike, ka mungesë stabiliteti apo ndonjë problem tjetër që duhet
natyrshëm ta zgjidh bashkë me pozitën, sepse fuqia e opozitës nuk mund të jetë
e njëjtë me atë të pozitës ,prandaj edhe kontributi i saj në zgjdhje të
krizaave dhe ta stabilitetit institucional duhet të jetë në përputhje me to.
Askujt
nuk i ka faj Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje pse i kanë fituar mbi 51 % të
votave nga qytetarët, sepse jo rastësisht ekziston proverba: „Vox populi, vox
Dei", që tregon se mendimi apo vullneti i shumicës ka një rëndësi në
demokraci dhe ai duhet të njihet e të pranohet edhe nëse nuk i pëlqen dikujt.
Këtë vullnet nuk mund ta ndryshoj askush,sepse është vullnet i një shumice dhe
se inatet apo zilit e pengesat nuk mund ta ndryshojnë këtë shumicë, vetëm sa
mund ta shtojnë shumicën që përkrahin atë dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Nga kjo
zëri i qytetarit e fton edhe opozitën që të kontribojë në të mirë të vendit dhe
të forcojë të gjitha fushat e shtetit dhe institucionet sëbashku duke mos i
hedh gur këtij vullneti të shumicës, por duke bashkëpunuar, arritë kompromise
dhe duke menduar gjithnjë për të mirën e brezave dhe të ardhmes së shtetit dhe
popullit të Kosovës. Në lidhje me këtë duhet nënvizaur këtë së fundi Albain
Kurti dhe Lëvizja Vetëvendsoje e bëri një propozim,pra e theu akullin për
zgjedhjen e presidentit duke i dhënë kështu mundësin zgjidhjes së kësaj pune,
duke i kërkuar opozitës t'i vendosin tre figura unifikuese e të pranueshmë në
tavolinë për të arritë të një zgjidhje, Por kjo nuk ndodhi pasi që ky propozim nuk
u mor parasysh e seriozisht nga opozita dhe kështu vendi gjendet tani në prag
të zgjedhjeve që nuk zgjidhin asgjë, por e përsëritin veten me rezultatin
pothuajse të njëjtë dhe të humbjes së kohës e shansit që Kosova të kishte një
president unifikues.










