Gjon Keka: Testamenti i akademik Rexhep Qosjes ndër testamentet e njerëzve të mëdhenjë të historisë së kombit tonë
Testamenti
i akademik Rexhep Qosjes ndër testamentet e njerëzve të mëdhenjë të historisë
së kombit tonë
Vetëm
një personalitet i madh e me vlera humane mund të lë një testament të tillë.
Akademik
Rexhep Qosja më në fund tregoi se është një shqiptar i vërtetë një bir i madh i
kombt dhe i Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).
Lënia
e një testamenti nga një personalitet i tillë i letrave, nga një akademik dhe
humanist sikur ishte Rexhep Qosja tregon një shembull të madh të një shqiptari
të vërtetë se si t'i lihet brezave të ardhshëm, se asnjë ritual fetar, asnjë
nderim zyrtar apo çdo nderim tjetër nuk mund ta bëjë atë më të nderuar se sa të
vdesesh e të mbulohesh më flamurin e Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) si një bir
i vërtetë i tij.
Të
gjithë ama bash të gjithë qofshin ata pushtetar ,politikan, njerëz të letrave e
qytetar e shqiptar kudo ,ai e la një shembull se si një njeri i madh e lë një
testament për brezat se të lindësh dardan apo arbëror dhe të vdesësh dardan apo
arbëror pa rituale fetare e nderime shtetërore është mësimi e shembulli që
duhet ta ndjekin shqiptarët e vërtetë dhe europian të Dardanisë dhe Arbërisë.
Sado
që akademik Qosja të ketë bërë ndonjë gabim(mospajtime),ngase njerëzit bëjnë
gabime(mospajtime) ,askush nuk mund të thotë nuk kam gabuar ndonjëherë, apo
askush nuk mund të thotë nuk kam asnjë mëkat, apo të ketë patur kritika, e të
jetë takuar me njerëz të pavlerë qofshin ato ideologjiko-fetar, politikan e
pushtetar etj, ai në fund tregoi se i takon vërtetë shpirtit të Rilindasëve
kombëtar pra si një figurë e tillë e madhe dhe me vlera i kombit tonë i cili ka
jetur dhe vepruar, ka folur dhe heshtur, ka kritikuar e nxjerr vullkanin e tij
njrëzor, por prapë pas gjithë asaj jete të kryqëzuar krijuese e kombëtare e ka
marrë vulën në fund dhe i ka treguar botës shqiptare e dardane se si lihet një
testament që do të mbetet i renditur ndër testamentet e njerëzve të mëdhenjë të
historisë së kombit tonë.
Akademiku
ynë Qosja u largua, ai mori shumë me vete dashurinë e të gjithë shqiptarëve,
njerëzve të letrave, të brezave të rinjë, të dashurisë së familjes së tij dhe
miqëve, mbi të gjitha ai mori me vete një bekim se si vdes një njeri i madh dhe
shqiptar i vëërtetë.
Ai
me testamentin e tij i dërgoi lamtumirën e tij të përzemërt të gjithë
shqiptarëve se si një njeri prej tyre por i madh në mes të mëdhenjëve po i
bashkohet edhe në qiell botës dardane -arbërore të shtëpisë së Atit të kombit
tonë Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).
Testamenti
i tij përmban gjithçka, dhe vetëm një njeri i madh largohet në një mënyrë të
tillë të denjë.
Sapo
e mësova dhe lexova për testamentin e tij i cili tanimë u përhap me shpejtësi
nëpërmjet mediave të këtij shekulli dhe i bindur se një testemant i tillë nga
një njeri si ai u prit mirë.
Thash
me vete : vetëm ai që lind dardan- arbëror i madh, mund ta përmbyll jetën në
mënyrë të tillë madhështore e të thjeshtë, me një testament që do të hyjë në
biografin e këtij biri të madh të kombit tonë si një model për të gjithë brezat
e ardhshëm, për të gjithë njerëzit e letrave e akademikët edhe secilin prej
nesh.
Lirisht
mund të thuhet se me testamnetin që ai i la popullit e kombit tonë, e arriti
pikën më të lartë të humanizmit të tij anë e mbanë botës dardane-arbërore e
kudo dhe padyshim se ai do ta zë vendin më të merituar në mesin e arbërorëve që
janë bërë referencë e përhershme për të gjithë brezat dhe kombin si dhe shtylla
e llamba ndriçuese të tij.
Faleminderit
akademik Rexhep Qosja që në fund i la popullit tënd, dardanëve-arbërorëve të
tu, e njerëzve të thjeshtë të këtij vendi ,të këtij kombi e të dy shteteve tona
shembullin se si një njeri i madh, sado që të ketë arritë në botë mund të vdes
i madh dhe të lë shembullin e madh sikur e la në fund, ku secili prej nesh edhe
përkundër humbjes së madhe për ikjen tuaj, na treguat se jeni gjak e bir i të
madhit kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).
Poashtu
nuk është rastësi që ai e ka lënë një testament të tillë, sepse shumica e
njerëzve të mëdhenjë, filozof, njerëz të letrave, humanist e rilindas etj, e
kanë përfunduar jetën e tyre si njerëz të thjeshtë e të mëdhenjë, pa ceremoni
fetare, e pa ato shtetërore apo zyrtyre, pra si njerëz të të gjithë kombit pa dallim.














