Gani Pllana: Prof. dr. Afrim Vokshi – tiranasi që shkëlqeu në majat e inxhinierisë së ndërtimit të urave

2h më parë

PROF. DR. AFRIM VOKSHI-TIRANASI QË SHKËLQEU NË MAJAT E INXHINIERISË SË NDËRTIMIT TË URAVE DHE TË KONSTRUKSIONEVE METALIKE

Nga Gani S. Pllana

Prof. Dr. Afrim Vokshi lindi më 18 nëntor 1930 në Tiranë, Shqipëri. Shkollën fillore dhe gjashtë klasë të gjimnazit i kreu në Tiranë, kurse dy vitet tjera të gjimnazit dhe maturën i përfundoi në Prishtinë, në vitin 1949.

Në Fakultetin e Ndërtimtarisë, në Univeristetin e Beogradit, është regjistruar në vitin akademik1949/50, kurse ka diplomuar në seksionin Konstruktiv më 29 qershor 1955, me notë të shkëlqyeshme.

Pas përfundimit të studimeve është punësuar në N.N.“Beton” në Shkup, në detyrën e udhëheqësit teknik i punishtes. Në këtë ndërmarrje ka punuar në Tetovë dhe Gostivar, në ndërtimin e objekteve banesore, objekteve industriale, rrugëve dhe urave.

Nga muaji nëntor 1958 deri në muajin tetor 1960 ka punuar si konstruktor dhe statistikan në byronë projektuese në Tetovë. Në vitin 1959 jep provimin profesional në Shkup.

Në muajin tetor të vitit 1960 kaloi në marrëdhëni pune në ndërmarrjen për prodhimin e energjisë elektrike “Mavrovo” në Gostivar, në detyrën e shefit të grupeve për mirëmbajtje, investime dhe rindërtimin e objekteve, me përmbajtje dimensionale të hidro-sistemeve “Mavrovo”. Në këtë ndërmarrje ka punuar deri në muajin mars të vitit 1965.

Nga muaji mars i vitit 1965 deri në muajin tetor të vitit 1969 ka punuar në byronë konstruktive “Pelagonijaprojekt” pranë N.N. “Pelagonija”, në Shkup, në fillim si projektant i pavarur, kurse nga muaji qershor 1968 si projektant kryesor.

Nga muaji tetor 1969 ka punuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë deri në muajin janar të vitit 1972, në thirrje univeristare ligjërues, kurse pas këtij viti është zgjedhë docent për mësim në gjuhën shqipe dhe serbokroate. Në vitin 1977 është rizgjedhë në thirrje akademike docent për mësim në gjuhën shqipe dhe serbokroate.

Në vitin akademik 1969/70 është regjistruar në studime pasuniversitare në fushën e inxhinierisë së tërmeteve për sizmologjinë inxhinierike në Institutin e Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike në Universitetin "Kirill i Metodij", në Shkup.

Në vitin 1971 ka mbrojtur me sukses temën e magjistraturës, dhe ka fituar thirrjen akademike magjistër i shkencave teknike nga lëmia e inxhinierisë sizmologjike, me titull: “Llogaritja sizmike e urave të çelikut”, dhe është zgjedhur ligjërues në Fakultetin Teknik, dega e Ndërtimtarisë.

Në muajin prill të vitit 1977 ka paraqitur temën e disertacionit me titull:Optimizimi gjeometrik i pllakës rrjetë me strukturë tetëkëndëshe”, e cila ishte pranuar nga Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Në vitin 1978 është zgjedhur në thirrje akademike docent për mësim në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbokroate.

Në muajin dhjetor të vitit 1979 me sukses e ka mbrojtur temën e doktoraturës, e me këtë kandidati ka arrijtë thirrjen akademike “Doktor i shkencave teknike”.

Thirrjen profesor inordinar (profesor i asocuar) e ka fituar në vitin 1980, kurse thirrjen akademike profesor ordinar (i rregullt) e ka fituar në vitin 1986.

Fushat kryesore të studimeve të prof. Vokshit: ndërtesat metalike, mbajtësit hapësinorë dhe urat metalike.

Prof. dr. Afrim Vokshit, më 13 shtator 1991 i ndërpritet marrëdhënia e rregullt e punës nga ana e dekanit të dhunshëm të Fakultetit të Ndërtimtarisë, në Prishtinë, i instaluar nga soldateska serbe. Por, me inciativën e mijëra studentëve, asistentëve, profesorëve dhe punëtorëve adminstrativë e mirëmbajtës u bë organizimi për mbijetesën e arsimit, që nga shkollat fillore e deri në atë univeristar; mbijetoi shkolla shqipe, me shumë sakrifica e vështirësi, nëpër shtëpi shkolla private, falë angazhimit edhe të popullit arsimdashës kosovar, deri me rastin e çlirimit të Kosovës, më 12 qershor 1999.

Që nga themelimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës (1994), prof. dr. Afrim vokshi ishte i angazhuar në punë pedagogjike-mësimore.

Vazhdimësi e arsimimit dhe specializimet jashtë vendi

Në periudhën nga 4 janari deri më 3 korrik 1968, përmes Këshillit për ndihmë teknike, ishte në specializm në Paris, ku përfundoi me sukses kursin "Teknika bashkëkohore e konstruktimit”.

Një udhëtim studimi në R.P. të Rumanisë, në maj të vitit 1976, në Institutin për konstruksione, në qytetin e Jashit, si edhe në të njëjtin udhëtim, janar 1977 në R.P. të Polonisë, në Institutin për Ndërtimtari, në Vrosllav.

Nga 15 nëntori 1977 deri në fund të qershorit në të njëjtit vit, ai ishte për specializim në katedrën e konstruksioneve metalike, në Politeknikun e Temishvarit, në R.P. të Rumanisë. Specializimi u përqendrua kryesisht në fitimin e përvojës nga fusha e ndërtimit hapësinor prej metaleve, kompletimit të literaturës dhe përgatitjes së materialit dhe tezat për disertacionin e doktoraturës. Këtu kandidati fitoi përvojën me vlera të jashtëzakonshme për strukturat rrjetore hapësinore me nyja sferike.

Prof. dr. Afrim Vokshi, nga viti 1969 e deri në vitin akademik 1981/82 ka ligjëruar me sukses në gjuhën shqipe dhe serbokroate për lëndët mësimore “Konstruksionet metalike” dhe “Urat metalike” për studentët e drejtimit të Ndërtimtarisë. Nga viti akademik 1981/82 ka ligjëruar lëndën mësimore “Konstruksionwt metalike të ndërtesave”, për studentët e drejtimit të Arkitekturës, në Prishtinë.

Aktivitetet shoqërore dhe veprimtari tjera

Prof. dr. Afrim Vokshi ishte një arsimdashës, profesionist i shkëlqyeshëm dhe veprimtar i jashtëzakonshëm. Në Fakultetin Teknik ishte zgjedhur disa herë në detyra të ndryshme dhe në organe drejtuese, si:

1.     Kryetar i sindikatës në OTHPB të Fakultetit të Ndërtimtarisë.

2.    Zëvendës i nënkryetarit të Këshillit qendror të Fakultetit teknik.

3.    Anëtar i Kryesisë së shoqatës jugosllave për materiale dhe konstruksione-JUDIMKA.

4.    Shef i katedrës për materiale dhe konstruksione në OTHPB Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

5.    Anëtar i Komisionit për provim profesional.

6.    Anëtar i komisionit për përcaktimin e dëmeve me rastin e tërmetit në Kopaonik.

7.    Anëtar i komisionit për financimin e arsimit dhe ngritjen e hulumtimeve shkencore të kuadrove në KSA të Kosovës.

Kontributi i prof. dr. Afrim Vokshit për arsim në institucione akademike dhe veprimtari hulumtuese-shkencore

Në vazhdim, paraqesim disa punime profesionale dhe shkencore të prof. dr. Afrim Vokshit:

1.  Vokshi, A.: “Llogaritja sizmike e urave të çelikut”, temë e magjishtraturës. Punimi përfaqëson një  kontribut të pasurimit të dijes shkencore në fushën inxhinierisë sizmike. Në punim analizohet “Nndikimi i konstrukcionit të urat metalike”. Rezultatet e analizës inicojnë ngarkesat e konstruksioneve të urave metalike me rastin e termeteve të forta, dhe në bazë të kësaj janë dhënë sugjerime për llogaritje dhe konstruktimin e këtyre objekteve nën kushte sizmike.

2.  Vokshi, A.:Optimizimi gjeometrik i pllakës rrjetë me strukturë tetëkëndëshe”, disertacion i doktoraturës, paraqet punën në të cilën paralel me diturinë teorike për analizën e pllakave rrjetore me bazë tetëkëndëshe, ka fituar edhe rezultatet të cilat mund të shfrytëzohen për qëllime praktike. Në punim, detajisht janë shqyrtuar llojet e ndryshme të strukturave të pllakve rrjetore me bazë tetëkëdëshe, siç janë: strukturat dykahore (e thjeshtë dhe dyshe). Për shqyrtimin e strukturave me metoda të përafërta dhe të sakta të llogaritjes janë punuar algoritmet për analizën statike dhe dimensionimi (përmasimi). Detajisht janë analizuar metodat e optimalizimit, siç janë: programimi linear, metoda e projektit me sforcime maksimale, metoda e “funksioneve të dënuara”, metoda “hap pas hapi”, kurse për kriteret e optimalizimit është marrë kostoja e çmimit të masës njësi për bazën.  Në bazë të analizave të realizuara, është përcaktuar gjeometria optimale e pllakave rrjetore me bazë tetëkëndëshe me parametra optimal, e kjo është struktura dyradhëshe e kryqëzuar me lartësi, e cila lëvizë brenda largësive të kufijve 1/20 deri 1/15.

3.  Në vitin 1973 në Fakultetin Teknik, në Universitetin e Tiranës R.P.S. e Shqipërisë, prof. Vokshi ka mbajtur ligjëratë, me titull:Ndikimet sizmike tek urat", kuyrse dy vite më vonë, në vitin 1975, në të njëjtin Fakultet ka mbajtur ligjëratën: "Bazat e konstruksioneve të çiftëzuara dhe arrijtjet bashkëkohor në atë fushë/lëmi”.

4.  Në Simpoziumin Ndërkombëtar "Tërmeti nga 15 prillit 1979” i cili është mbajtur në Shkodër, R.P.S. e Shqipërisë, në muajin prill të vitit 1980, prof. Vokshi ka mbajtur referatin Rreziku krahasues potencial i ndërtesave të larta dhe të ulëta, respektivisht strukturave të holla dhe të ngurta në zonat sizmike”. Në referat, përveç trajtimit teorik të këtij problemi, janë prezantuar edhe disa përvoja praktike, të cilat janë fituar me analizën e disa shkaqeve të mbetura prej disa termeteve të disa tokave që u krijuan në fushat e ish Jugosllavisë.

5.  Në Përmbledhjen e punimeve të Fakultetit Teknik në Prishtinë, ka botuar punimin Strukturat e rrjetave hapësinore për mbulesa të sheshta”. Në punim, shkurtimisht, jepen konceptet e përgjithshme të këtyre strukturave, në kuptim të definimit të sjelljes statike si karakteristika pozitive dhe negative. Bashkangjitur janë elementët bazë gjeometrikë të elementeve të strukturave, forma dhe madhësia optimale e madhësive bazë. Është bërë ndarja e strukturave sipas drejtimeve të bartjes dhe forma e modulit, është prezantuar edhe mënyra e formimit të tyre. Janë nxjerrë forma të përgjithshme për përcaktimin e prerjes së shkopinjëve., nyjave, si edhe hapat e papërcaktueshmërisë statike të strukturës. Në fund parqiten metodat për analizë statike të strukturave rrjetore hapësinore.

6.  Prof. dr. Afrim Vokshi udhëhoqi punën mbi temën: "Studim mbi formimin e një institucioni kërkimor për monitorimin e shfaqjes së tërmeteve në KSA të Kosovës". Tema ëhtë financuar nga Bashkësia për Shkencë e Kosovës, kurse është realizuar në bashkëpunim me Institutin e inxhinierisë së tërmeteve dhe inxhinierinë sizmilogjike të universitetit “Kirill i Metodij”, në Shkup.

7.  Prof. dr. Afrim Vokshi ishte anëtar i ekipit për punë edhe në dy projekte hulumtuese-shkencore: Studimi i karakteristikave sizmike të KSA të Kosovës dhe rëndësia e tyre për rajonizimin sizmik dhe vlerësimin e rrezikut sizmik", të cilin e ka udhëhequr docenti Xhelal Orana dhe për temën "Definimi i rrezikut sizmik për objektet energjetike në KSA të Kosovës", të cilën e ka udhëhequr dr. Dragosllav Bashiq.

8.  Prof. dr. Afrim Vokshi; prof. dr. Nomir Vuçiq: "Qëndrueshmëria e konstruksioneve të çative prej çeliku nga aspekti jashtë mbulesës së përcaktuar të borës". Punimi është publikuar në përmbledhjen “Qëndrueshmëria e konstruksioneve”, në Simpoziumin i cili është mbajtur në Brione 6-9 nëntor 1985.

9.  Prof. dr. Afrim Vokshi; prof. dr. Nedelko Dzhetoviq: “Ndikimi i dridhjeve/vibrimeve në stabilitetin e pjerrësive/shpateve”.

10.                    Prof. Vokshi ishte bashkëpunëtor i fushës Analiza dhe vërtetimi i parametrave tipikë sizmikë të parametrave që lidhen me një vendndodhje të caktuar".

Anër i komisionit për mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës

Prof. dr. Afrim Vokshi ishte anëtar i komisionit për vlerësimin dhe mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës të kandidatit Mr. Milisa Damjanoviq, asistent i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Nish, me titull: "Kontribut në zgjidhjen e problemeve arkitektonike-konstruktive të ndërtesave të larta në sistemin e konstruksioneve hapësinore me kornizë, me shtylla muri".

Tekste universitare

1.     Vokshi. A.: “Konstruksionet metalike të ndërtesave”, Botues ETMM. Prishtinë, 1984

2.    Vokshi. A.: “Urat metalike”, Botues ETMM. Prishtinë, 1985.

Pof. dr. Afrim Vokshi pjesëmarrës dhe realizues i projekteve të ndryshme

Prof. dr. Afrim Vokshi gjatë punës së tij në industri ka marrë pjesë në projektim dhe realizimin e një numri të konsiderueshëm të objekteve ndërtimore. Kjo tregon për aktivitete profesionale, gjatë periudhës së kaluar, kurse më të rëndësishme janë projektet:

1.     Rikonstruktimi i fabrikës “Silika”, në Gostivar.

2.    Termocentrali në fabrikën “Teteks”, në Tetovë.

3.    Fabrika “Mirka Ginova”, në Shkup.

4.    Fabrika “Silika”, në Gostivar, holli nr. 2.

5.    Fabrika “Silika”, në Gostivar, repari i teodolomitit.

6.    Holli i ri i fabrikës “11 Oktomvri”, në Kumanovë.

7.    Pajisja për thërmim i shkritores “Skopje”, në Shkup.

8.    Depoja e ushtrisë në Shkup.

9.    Godina e banimit P+14, në lagjen “Kisela voda” në Shkup.

10.Godina e banimit P+7, në lagjen “Kisela voda” në Shkup.

11.  Godina e banimit P+8, në Shtip.

12. Godina e banimit P+10, në Shtip.

13. Godina e drejtorisë së fabrikës “11 Oktomvri”, në Kumanovë.

14. Godina e drejtorisë N.N. “Pelgonija”, në Shkup.

15. Ura përmbi Rekene e keqe tek Rosamana-Kavadarc.

16. Qendra e autoservisit, në Bosilgrad.

17. Blloku i banimit “Çeshal”, në Tetovë.

Prof. dr. Afrim Vokshi bashkëpunëtor në mes mes ekonomisë (ndërmarrjeve prodhuese) dhe Fakultetit Teknik, Prishtinë

Prof. dr. Afrim Vokshi ka kontribuar në bashkëpunim në mes ekonomisë (ndërmarrjeve prodhuese) dhe Fakultetit Teknik. Nga domeni i aktiviteteve, mund të theksohen punët e realizuara:

1.     Përzgjedhja e kontruksionit dhe hartimi i përllogaritjes statike për objektet e fabrikës së municionit të gjuetisë dhe municionit të sportit në Skenderaj.

2.    Përgatitja e dokumentacionit profesional për nevojat e projektimit të Muzeut të Kosovës në Prishtinë dhe përcaktimi i gjendjes aktuale të mureve, ndër të tjera, konstruksionet e dyshemesë prej çeliku, themelit dhe çatisë, si edhe llogaritjet e sforcimeve dhe stabilitetit në pjesë të caktuara të rëndësishme të strukturës, duke marrë parasysh efektet e tërmeteve.

3.    Projekti kryesor i ndërtimit të çatisë me trarë çeliku të salduar me një hapësirë ??prej 16.0 m për objektin "Kinosallës", pranë qendrës shkollore SPB në Vushtrri.

4.    Ndërtimi dhe përgatitja e përllogaritjes statike për ndërtesën “Ndërtesa e Administratës”, qendra shkollore SPB-8 në Vushtrri.

5.    Përgatitja e dokumentacionit të investimit për "Fabrika për konstruksionet e çelikut, në Prishtinë, në bashkëpunim me docentin Nexhmedin Jakgjiun.

6.    Kosntruktimi dhe përllogaritja e strukturës së çelikut, me largësi 35 m, për bartjen e ujësjellsit përtej lumit përgjigje 35 m, për kalimin e tubacionit mbi lumin Lepenc pranë Kaçanikut. Ky konstruksion është projektuar pas përmbytjeve të nëntorit të vitit 1979 dhe paraqet bartësin hapësinor linear prej tubave. Prerja tërthore e bartësit është një trekëndësh dhe mbështetet në kolona prej betoni të armuar.

7.    Konstruktimi dhe përllogaritja e strukturës prej çeliku "Tenda për automjete" të Termocentralit "Kosova" në Obiliq.

8.    Konstruktimi dhe përllogaritja e strukturës prej çeliku "Urë transporti” me një largësi/hapësirë ??prej 36.2 m, për nevojat e “Zhitopromet” në Fushë Kosovë.

9.    Konstruktimi dhe përllogaritja e strukturës prej çeliku e çatisë "Fabrika për prodhimin e shtyllave të betonit në Vulljak - Klinë. Struktura e çatisë është bërë prej çeliku me mbështetëset kryesore të rrjetës me largësi/hapësirë I=20.0 m, të cilat mbështeten në shtylla prej betoni të armuar.

Kontrolla teknike të projekteve

Prof. dr. Afrim Vokshi ka bërë edhe shumë kontrolla teknike për një mori pojektesh. Po i paraqesim vetëm disa:

1.     Revidimi i pjesës ndërtimore të dokumentacionit projektues përobjektin “Depoja me administratë”, për fabrikën e baterive industriale në Pejë.

2.    Revidimi i dokumentacionit projektues të konstruksionit prej çeliku të fabrikës për pajisje të xehetarisë “Kosomont” në Obiliq.

3.    Dokumentacioni për projektimin e konstruksionit prej çeliku “Holli i ri” i fabrikës “Elektromotori” në Gjakovë.

Gjuhët e huaja: serbokroatisht, maqedonisht, frëngjisht, polonisht dhe anglisht.

Përfundim

Prof. dr. Afrim Vokshi, në shumë raste ishte anëtar komisioni për pranime teknike të objekteve të realizuara. Gjatë punës së tij në industri ka marrë pjesë në projektim dhe realizimin e një numri të konsiderueshëm të objekteve ndërtimore.

Prof. dr. Afrim Vokshi përveç që ishte mësimdhënës në Fakultetin Teknik në Universitetin e Prishtinës, ka ligjëruar disa herë në Universitetin e Tiranës dhe universitetin Shtetëror të Tetovës. Ishte për specializime përveç në disa qendra hulumtuese në ish Jugosllavi, edhe në Francë, Poloni dhe në Rumani. Ishte specialist i rrallë për lëndët mësimore  "Strukturat metalike" dhe "Urat metalike", kaloi linjë normale zhvillimi, duke mësuar nga puna në operacione, përmes praktikës së projektimit, deri te cilësitë pedagogjike, duke u transmetuar studentëve në auditore dhe kontakte njohuritë e tij dhe rezultatet e punës kërkimore shkencore.

Prof. dr. Afrim Vokshi, thelloi interesin dhe u njohë me të arriturat e kohës nga lëmia e konstruksioneve, e posaçërisht i kushtoi vëmendje të veçantë konstruksioneve metalike.

Prof. dr. Afrim Vokshi, ishte njeri i veçantë, i afërt me studentë e kolegë, bashkëpunëtor i devotshëm, përherë duke u arsimuar nëpër qendra hukumtuese-shkencore. Spicializoi për konstruksionet hapësinore prej çeliku, për urat prej çeliku, e ndër të tjera ishte specialist i sizmilogjisë dhe tërmeteve. Ishte aktiv në punën kërkimore dhe është zhvilluar në një punonjës shkencor solid, gjë që, si bazë e gradave akademike të arritura të masterit dhe doktoraturës në shkencat teknike, mundësoi përfshirjen dhe punën në grup në krijimin e disa projekteve kërkimore.

Prof. dr. Afrim Vokshi zotëronte të gjitha cilësitë morale dhe politike dhe i plotësonte kushtet akademike për të ligjëruar në gjuhën shqipe dhe serbokroate. Veçanërisht përpjekja e tij, pavarësisht përfshirjes së tij të jashtëzakonshme në procesin mësimor, arriti të përfundojë dhe publikoi dhjetëra publikimeve shkencore në vend dhe në botën e jashte, të projektoi dhe të udhëheqë shumë projekte për nevoja të industrisë, si edhe të hartoi tekstet e nevojshme universitare, nga fusha e konstruksioneve metalike dhe urave metalie, për studentët e degëve: të Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës.

Bibliografia

1.     Vokshi. A.: “Konstruksionet metalike të ndërtesave”, Botues ETMM. Prishtinë, 1984.

2.    Vokshi. A.: “Urat metalike”, Botues ETMM. Prishtinë, 1985.

3.    Botime periodike dhe dokumente nga Arkiva, UP FN, Prishtinë, 2025.