Gani Pllana: Prof. Dr. Niko Pojani – Një emër mjaft i vlerësuar në komunitetin shkencor-inxhinierik
PROF. DR. NIKO POJANI – NJË EMËR MJAFT I VLERËSUAR NË KOMUNITETIN SHKENCOR-INXHINIERIK
NË
SHQIPËRI DHE KOSOVË

Prof.
dr. Niko Pojani lindi në Korçë (Shqipëri) në vitin 1949. Shkollën fillore,
7-vjeçare dhe të mesmen të përgjithshme i kreu në Pogradec. është diplomuar me cilësimin «I dalluar» në vitin 1971 në Inxhinieri Ndërtimi, në Universitetin e Tiranës (UT), duke mbrojtur
temën e diplomës me titull “Impianti
i pastrimit të ujit të fabrikës së letrës Shkodër”. Pas një viti pune në Kantierin e bonifikimit
Pogradec, emërohet asistent e më vonë pedagog në katedrën e ”Rezistencës
së Materialeve” të Fakultetit të
Inxhinierisë - UT, ku punoi si efektiv (i brendshëm), fillimisht nga viti 1972 -1979, duke u aktivizuar në
dy lëndë mësimore: ”Mekanika teorike” dhe ”Statika e ndërtimit”. Ndërkohë,
më 1977 diplomohet në UT edhe në Inxhinieri elektrike, duke mbrojtur temën e
diplomës me titull” “Modelimi (elektrik) i një pllake të inkastruar”, ku
përdorej analogjia midis ekuacioneve diferenciale të gjendjes të deformuar në
pllaka dhe atyre që rezultojnë në qarqet elektrike analoge përkatëse.
Në vitin 1979, pa ndërprerë mësimdhënien në Universitet,
transferohet si punonjës shkencor në institucione kërkimore të Akademisë së
Shkencave (ASH), fillimisht në Laboratorin
e Hidraulikës, dhe mandej nga viti 1981 deri 1991, në Qendrën Sizmologjike (QS), që më vonë
do të emërtohej Instituti i Sizmologjisë
(IS). Në QS, prof. N. Pojani do të ishte punonjësi i parë shkencor i drejtimit
të Inxhinierisë Sizmike (i ndërtimeve rezistente ndaj tërmeteve). Gjatë viteve
në vijim, edhe ky drejtim konsolidohet aty si sektor, e më vonë si departament
i veçantë në përbërje të QS, duke arritur të ketë një personel prej gjashtë
punonjësish shkencorë e ndihmës, krahas një numri të konsiderueshëm
bashkëpuntorësh të jashtëm. Në këtë sektor/departament prof. N. Pojani ka mbajtur
vazhdimisht detyrën e drejtuesit, dhe e ka patur aty një bashkëpunim të
frutshëm me kolegët, çka do të konkretizohej edhe në ngritjen e vazhdueshme
profesionale, inxhinierike e shkencore, si dhe në rezultatet pozitive në punë.
Specializim jashtë vendit
dhe mbrojta e disertacionit
Në
periudhën 1983-1984 prof. N. Pojani kreu një specializim 12-mujor në Shkollën Qendrore të Parisit (ECP), Francë. Pas kthimit në Tiranë,
përgatiti disertacionin për gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” me temë: “Mbi
vlerësimin e forcave sizmike dhe llogaritjen në sizmicitet të ndërtesave
shumëkatëshe me skelet prej betoni të armuar”, mbrojtur në vitin 1986
(gradë që u konvertua në “Doktor i
Shkencave” më 1993).
Në
vitin 1998, prof. N. Pojani qendroi në Shkollën Nacionale të Rrugëve dhe Urave
- Paris për katër muaj, për marrje përvoje
mësimore-shkencore.
Prof.
dr. Niko Pojani ka kryer gjithashtu specializime edhe në disa vende europian, si: në Greqi (Universiteti
Teknik i Athinës, Laboratori i Inxhinierisë Sizmike, 4 muaj, më 1990 dhe 1997),
në Maqedoni (Instituti i Inxhinierisë Sizmike, 3 muaj, më 1995), etj., si dhe
në SHBA (Universiteti i Kalifornisë në Berkeley, 1 muaj, më 2004). Në periudha
të ndryshme ka patur gjithashtu bashkëpunime dhe vizita pune në universitete
dhe institucione të tjera mësimore-shkencore të vendeve europiane, si: Itali,
Gjermani, Angli, Rumani etj.
Njohuri të gjuhëve të
huaja: frëngjisht, italisht, anglisht dhe rusisht.
Aktivitete
tekniko-shkencore në projekte kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare
Prof.
dr. Niko Pojani gjatë viteve 1986-1991, me kolegë të tjerë të sektorit si dhe
të institucionit (QS) e në bashkëpunim me institute shkencore dhe
studimore-projektuese të fushës së ndërtimit, duke u bazuar në përvojat e
përparuara europiane dhe botërore punoi për përmirësimin e rregullave teknike
të projektimit të ndërtimeve antisizmike në Shqipëri si dhe metodikat e
aplikimit të tyre, për mbrojtjen
sa më efektive të ndërtimeve nga tërmetet. Gjatë kësaj periudhe, prof. N.
Pojani ishte angazhuar edhe në realizimin e disa aktiviteteve tekniko-shkencore
në vend duke marrë pjesë aktivisht në projekte kombëtare, rajonale dhe
ndërkombëtare të fushës. Në atë periudhë
janë realizuar edhe disa analiza inxhinierike me vlera shkencore mbi pasojat e
tërmeteve në Shqipëri.
Rikthimi si pedagog
efektiv në Fakultetin e Inxhinierisë së
Ndërtimit (FIN) në UPT
Në
vitin 1991 prof. N. Pojani rikthehet si pedagog efektiv në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN) – pjesë ky tashmë e
Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) - por pa i shkëputur lidhjet
me Qendrën Sizmologjike, ku ka kontribuar edhe si anëtar i këshillit shkencor. Në FIN, veç lëndës ”Statika e strukturave” është angazhuar
si lektor edhe në lëndën ”Dinamika e strukturave”
(përfshirë ”Inxhinierinë sizmike”), e cila kishte filluar të jepej në
FIN për herë të parë nga prof. N. Pojani në vitin 1986. Në vitin1987, si
bashkautor kryesor del edhe botimi i parë në shqip i kësaj disipline shkencore
(ribotuar në vitin 2002). Ndërkohë, në vitin 1991 del gjithashtu një botim i ri
në shqip i ”Statikës së strukturave” (me prof. N. Pojanin si një nga
bashkautorët), ku janë pasqyruar zhvillimet dhe arritjet e reja që kishte
njohur kjo disiplinë gjatë njëzet viteve të fundit.
Në vitin 1992 prof. N. Pojani fitoi titullin shkencor “Docent”, kurse në vitin 1997 fitoi titullin akademik “Profesor”.
Prof. N. Pojani, pjesë e trupit diplomatik në Ambasadën e Shqipërisë në Romë
Prof.
N. Pojani në periudhën 1993 - 1995 punoi si pjesë e trupit diplomatik të Ambasadës të Shqipërisë, në Romë, Itali.
Rikthimi
në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN) në UPT
Pas
rikthimit në FIN, UPT, në vitin
1995, në periudhën vijuese, nga viti 1995 deri në vitin akademik 2019-2020
vazhdoi pa ndërprerje punën mësimore-shkencore si pedagog në FIN. Gjatë asaj
periudhe, nëpërmjet projekteve të ndryshme bëhet nismëtar për të krijuar,
sidomos në fushën e Inxhinierisë Sizmike, kontakte, vizita pune reciproke dhe
bashkëpunime me vlerë të FIN-it me institucione mësimore-shkencore analoge në
botë.
Prof. Niko Pojani
udhëheqës shkencor për punime të diplomave, temave të masterit dhe
disertacioneve

Studimet
dhe punimet shkencore të prof. Niko
Pojanit janë paraqitur në auditorë, lektoriume, seminare, simpoziume dhe
konferenca kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, disa prej të cilave të
organizuara në Kosovë. Midis të tjerave përmendim një ligjëratë të hapur,
mbajtur në dy seanca në prill 2023, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit
të Prishtinës, me tematikë përdorimin e tenzorëve dhe matricave në Mekanikën e
materialeve, e cila u mirëprit dhe vlerësua nga auditori.
Detyra
udhëheqëse në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN) në UPT
Në vitin 1992 prof. N. Pojani është emëruar zv/dekan
i FIN dhe përgjegjës i Departamentit të Mekanikës së Strukturave (DMS), i cili
u krijua mbi bazën e ish-katedrës të “Rezistencës së Materialeve”.
Gjatë
periudhën 1996-2008 ishte anëtar i Senatit të UPT (gjatë mandatit 2003-2008 -
n/kryetar i tij);
Gjatë
periudhën 1998-2000 dhe 2003-2008 ishte përsëri përgjegjës i Departamentit DMS,
duke mbajtur gjatë viteve 1998-2007 edhe detyrën,
si bashkëpuntor i jashtëm, e përgjegjësit të Departamentit të Inxhinierisë së
Tërmeteve (Inxhinierisë Sizmike) në Institutin e Sizmologjisë;
Një
kohë të shkurtër gjatë vitit 2000 ka kryer detyrën e dekanit të FIN;
Gjatë
periudhës 2007-2009 është zgjedhur krye-redaktor i revistës “Buletini
i Shkencave Teknike” - UPT;
Nga
viti 2008 e deri në pension - anëtar i Këshillit të Profesorëve, FIN;
Gjatë
periudhës 2008-2012, anëtar i Këshillit të Administrimit, UPT.
Nga
viti 2001 deri 2019, anëtar i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM) të
Shqipërisë ose i Këshillit Teknik të tij;
Nga
viti 2006 deri 2013, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë
(KVTA), organ vendimmarrës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;
Në
periudhën e viteve ‘2010 ka qënë anëtar i Këshillit të Profesorëve të
Universitetit “Epoka”- Tiranë.
Gjatë
punës së tij shumëvjeçare me dijen dhe përvojën e tij prof. Niko Pojani ka
kontribuar edhe në komisione, këshilla teknike e shkencore në institucione të
tjera të vendit.
Veprimtaria e gjerë
botuese e prof. Niko Pojanit
Prof.
Niko Pojani, ka një veprimtari të gjerë si autor dhe bashkautor, duke botuar një
sërë artikujsh teknikë dhe shkencorë në revista, buletine të vendit dhe të
huaja.
Prof.
Niko Pojani me bashkautorë ka botuar pesëmbëdhjetë tekste universitare dhe
dispensa shkencore-inxhinierike. Nga këto tekste, njëri u përgatit në
bashkëpunim me kolegun e paharruar Prof. dr. Musa Stavilecin (Prishtinë), kurse
një tjetër (në proces botimi) ka të njëjtën tematikë me atë të ligjëratës të
sipër-përmendur në FIN-Prishtinë (përdorimi i tenzorëve) është përgatitur në katër
vitet e fundit, në bashkëpunim me kolegët nga Prishtina: Prof. asoc. Misin
Misini dhe Prof. asoc. Arton Dautaj.
Një
botim i rëndësishëm është libri me katër vëllime ”Teoria e strukturave”
(viti 2016), ku janë trajtuar të tri drejtimet kryesore të kësaj shkence: “Statika”,
“Qendrueshmëria
(Stabiliteti)” dhe “Dinamika
e strukturave”, duke përfshirë si pjesë të veçantë edhe “Inxhinierinë
sizmike”.
Prof.
Niko Pojani ka patur interes edhe për historinë e shkencave të ndërtimit dhe ka
botuar në 2013 librin me dy vëllime: ”Shkenca e konstruksioneve përgjatë historisë
të saj”.
Përveç
librave, numërohen me dhjetëra artikuj të publikuar në revista, buletine dhe
përmbledhje studimesh, në Shqipëri dhe jashtë vendit. Disa prej artikujve,
gjithashtu janë në bashkautorësi me kolegë të Kosovës (Misin Misini, Florim
Grajçevcin dhe Feti Selmanin). Ndërkaq, një punim i përbashkët me prof. Shyqyri
Aliaj (Tiranë) i vitit 2002, është botuar
në revistën ”Ndërtuesi” (Shqipëri), ka patur për tematikë analizën sizmo-tektonike dhe
inxhinierike të tërmetit të Gjilanit të 24 prillit 2002. Punimi është botuar
edhe në gjuhën angleze në përmbledhjen e një Konference ndërkombëtare mbi
Inxhinierinë sizmike, gusht 2003, me titull: “ The Gjilan Earthquake of April 24, 2002”, Proc. of Intl. Conference on
“Earthquake Engineering in 21st Century”, Skopje and Ohrid, August
2003, Maqedoni e Veriut.
Prof. dr. Niko Pojanit, kontributor
i rëndësishëm në adoptimin e rregullave
teknike bashkëkohore europiane të analizës dhe projektimit në fushën e ndërtimit
Një
ndër objektivat kryesore të punës së prof. dr. Niko Pojanit ka qënë adoptimi i
rregullave teknike bashkëkohore europiane të analizës dhe projektimit në fushën
e ndërtimit, më konkretisht adoptimin për projektimin në Shqipëri të paketës së
Eurokodeve strukturorë dhe në veçanti të Eurokodit 8, që trajton strukturat
rezistente ndaj tërmeteve. Në këtë kuadër, prof. Niko Pojani ka qënë
autor/bashkautor dhe nismëtar i mjaft punimeve dhe aktiviteteve të rëndësishme
mbi Eurokodet dhe Inxhinierinë Sizmike të realizuara nga viti 2000 e në
vazhdim.
Moment
i rëndësishëm i veprimtarisë së prof. dr. Niko Pojanit ka qënë veçanërisht
përgatitja dhe botimi prej tij si material mësimor, teorik dhe aplikativ në
ndihmë të projektimit, i librit “Inxhinieria Sizmike” (viti 2003). Ky
publikim vinte pas një libri të mëparshëm me të njëjtën tematikë, të titulluar
“Veprimi i tërmetit mbi konstruksionet e ndërtimit”, botuar në Tiranë më
1982 nga Akademia e Shkencave (me prof. Niko Pojanin autor kryesor). Por
“Inxhinieria Sizmike” e vitit 2003 përmban një
material mjaft më të plotë dhe të
azhurnuar me të rejat e kësaj fushe, më konkretisht me përcaktimet dhe kërkesat
e versioneve të kohës të Eurokodit 8. Libri ka shërbyer dhe shërben për
ngritjen e kulturës sizmike, jo vetëm të studentëve por edhe të inxhinierëve
projektues konstruktorë, dhe është e mirëpritur nga komuniteti inxhinierik në
Shqipëri dhe në Kosovë. Kontributet e prof. Niko Pojanit në këtë fushë vazhduan
me efektivitet edhe gjatë vitit 2010 kur është angazhuar si pjesë e një ekipi
pune të ngritur pranë kompanisë konsulente UTS-01 - Tiranë, në realizimin e
komponentit III “Rishikimi dhe përmirësimi i kodeve të ndërtimit në Shqipëri”
të projektit “Përballimi dhe mbrojtja nga fatkeqësitë”, menaxhuar nga
Ministria e Brendshme dhe financuar nga Banka Botërore. Një arritje e
rëndësishme e ekipit ka qënë edhe organizimi i seminareve trajnues mbi zbatimin
e Eurokodeve, sidomos të Eurokodit 8, duke patur për auditor komunitete
inxhinierike nga të gjitha prefekturat e Shqipërisë. Produktet e ekipit, krahas
dhe atyre të ekipeve të tjera që u angazhuan me Eurokodet, shërbyen efektivisht
për arritjen e objektivit të adoptimit të tyre në Shqipëri.
Vlerësime
për rezultatet mësimore e
shkencore-inxhinierike
Në
vazhdim po paraqesim disa nga vlerësimet për prof. dr. Niko Pojanin:
Me
rastin e 55-vjetorit të krijimit të Institutit të Lartë Politeknik – Tiranë, në
vitin 2006 prof. Niko Pojani nderohet me “Pllakë Mirënjohje” për “Kontribut
në Zhvillimin e Arsimit të Lartë Inxhinierik”;
Në
vitin 2013, në kuadrin e aktiviteteve të një Konference shkencore ndërkombëtare
në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit i jepet një “Certifikatë Vlerësimi” (“Certificate of
Appreciation”) nga Universiteti “Epoka” – Tiranë;
Në
vitin 2018, me rastin e 35-vjetorit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit
- Tiranë i jepet “Certifikatë Mirënjohje” me motivacionin ”Për
kontribut të shquar në mësimdhënie dhe kërkim shkencor”.
Prof. dr. Niko Pojani, autor
dhe bashkautor në
libra dhe tekste universitare e shkencore-inxhinierike
Në
vijim paraqiten tituj të teksteve
universitare e
shkencore-inxhinierike të publikuara, me autor/bashkautor Prof. dr. Niko
Pojani:
Pojani, N.; Softa, F.: “Probleme të Mekanikës së Ndërtimit”, Botues: SHBLSH, Tiranë, 1980;
Pojani, N.; Poloska, R.: “Veprimi i tërmetit mbi konstruksionet e ndërtimit”, Botues: ASHSH,
Tiranë, 1982;
Skënderi, S.; Lako, N.; Pojani, N.;
Softa, F.: “Teoria e strukturave - Statika”, Botues: SHBLU, Tiranë, 1991;
Pojani, N. etj. (Grup autorësh): “Udhëzues
metodik për llogaritjen në sizmicitet të konstruksioneve ndërtimore”, në 5
(pesë) pjesë, Botues: ASHSH dhe MN, Tiranë, 1990-1991;
Pojani, N.; Myslimaj, B.: “Teoria e strukturave –
Dinamika - Shëmbuj dhe Ushtrime” (botimi II), Botues: SHBLU, Tiranë, 2001;
Pojani, N.: “Shembuj numerikë në Statikën e strukturave”,
Botues: SHBLU, Tiranë, 2001;
Pojani, N.; Lako, N.: “Teoria e
strukturave – Dinamika”, Botimi II” (botimi I në vitin 1987), Botues: SHBLU,
Tiranë, 2002;
Pojani, N. : “Inxhinieria sizmike”,
Botues: “Toena”, Tiranë, 2003;
Pojani,
N. ; Stavileci, M.: "Metoda e
Elementëve të Fundëm në Mekanikën e Stukturave", Botues: Universiteti
i Prishtinës, FN, Prishtinë, m 2006);
Hoffer, R.; Pojani,
N. (editors): “Proceedings of Vlora Workshops: I.–For Young
Engineers; II. – Harmonizing in Teaching”, DAAD-DYNET Programme, Tirana, 2006;
Pojani, N.; Cullufi, H.;
Lako, N.; Baballeku, M.; Luka, R.: “Metodat energjitike në Statikën e strukturave”, Bo0ues: “Toena”, Tiranë, 2009;
Pojani, N.; Baballëku, M. etj.
(Ekip pune
pranë kompanisë konsulente UTS-01, Tiranë): “Pjesë të adoptuara nga Eurokodet strukturore, në
veçanti nga Eurokodi 8, dhe një material
trajnues për aplikimin e tyre në ndërtesat prej betoni”, Drejtoria e
Përgjithshme e Standardeve - DPS, Tiranë, 2010;
Pojani, N.; Baballëku, M.; Luka,
R.: “Analiza matricore e strukturave”, Botues: “Pegi”, Tiranë, 2013;
Pojani, N.: “Shkenca e
Konstruksioneve përgjatë historisë të saj”, në dy vëllime, Botues: “Toena”,
Tiranë, 2013;
Pojani, N.; Lako, N.; Baballëku, M.;
Luka, R.: “Teoria e strukturave”, në katër vëllime, Botues: “Toena”,
Tiranë, 2016;
Pojani
N.; Misini, M.; Dautaj, A.: “Tenzorët kartezianë dhe matricat në Mekanikën e
Materialeve dhe Teorinë e Elasticitetit”, Universiteti i Prishtinës FN, (në proces botimi), Prishtinë, 2026.
Disa artikuj shkencorë të botuar me autor/bashkautor
Prof. dr. N. Pojani
Në
vijim paraqiten tituj të disa artikujve dhe punimvee shkencore të të
publikuara, me autor/bashkautor Prof. dr. Niko Pojani:
Pojani, N.; Lako, N.; Nano, F.: “The employement of
mode superposition method in earthquake response problem of structures”, Proceedings of the Seminar on Earthquake
Risk Reduction in the Balkan Region, UNDP Project – RER/79/014, Working Group E, Skopje – Macedonia, March 1982, pp.
236-240, Skopje, 1982.
Pojani,
N.; Bozo, L.; Lako, N.; Myslimaj, B.: “Mbi përcaktimin e kurbave të
koeficientit dinamik për llogaritjen në sizmicitet të konstruktcioneve të
ndërtimit”, Buletini i shkencave teknike, Nr.3, f. 45-58, Universiteti
Politeknik, Tiranë, 1987.
Pojani,
N.; Myslimaj, B.; Prodani, E.: “Mbi ndikimin e ngurtësisë së rigelave në
reagimin sizmik të ramave plane”, Buletini i Shkencave Teknike Nr. 1, f.
47-60, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1988;
Pojani
N.; Lako, N.: “Parameters on the design seismic loading according to the
provisional aseismic rules - Response spectra – Design seismic loading-
Constructions of silos”, RER/85/002 Earthquake Risk Reduction
Network in the Balkan Region Project, Task Group 6A, Sofia, May 1991,
pp. 58-74, Sofia, 1991;
Pojani, N.; Softa, F.: “Some preliminary
evaluation of seismic risk in Tirana city”, Proceedings of XI European Conference on Earthquake Engineering - ECEE, Paris - France, September 1998
(abstact, p. 495), 5 pages, Paris, 1998;
Pojani
N.: “Discussion on free vibrations of bridges”, Albanian Journal Nat.&Techn. Sciences - AJNTS (4), pp.
109-112, Academy of Sciences, Tirana,
1998;
Pojani,
N.: “Some aspects of the possible
adoption of EC8 in Albania”, Albanian
Journal of Natural & Technical Sciences - AJNTS (1), pp. 125-130, Academy of Sciences, Tirana, 2001;
Pojani, N.; Baballëku, M.: “Veçori të aplikimit
të analizës sizmike të ndërtesave sipas konceptimeve dhe standardeve të sotme
europiane”, Buletini i Shkencave Teknike Nr. 1, f. 55-65, Universiteti
Politeknik, Tiranë, 2005;
Pojani
N.; Baballëku, M.; Luka, R.: “On the application of seismic analysis
procedures related to the EC-8 requirements 8”, pp.377-393, Acta Geodaetica et Geophysica Hungarica - A Qurterly
of the Hungarian Academy of Sciences, ISSN 1217-8977, Akademia Kiado,
Vol. 41, Nr. 3-4, Budapest, September 2006, Budapest, 2006;
Baballëku,
M.; Pojani, N.: “Fragility evaluation of existing typified school buildings
in Albania”, Acta Geodaetica et
Geophysica Hungarica - A Qurterly of the Hungarian Academy of Sciences, ISSN 1217-8977, Akademia
Kiado, Vol. 43, Nr. 2-2 (18 pages), June 2008, Budapest, 2008;
Misini, M.;
Pojani, N.: “Reagimi sizmik i sistemit truall-strukturë.” [Seismic
Reaction of Soil-Structure Systems], Revista: “Kërkime”, f. 105-116, ASHAK, Prishtinë, 2010.
Përfundime
Profesor dr. Niko Pojani, gjithmonë pedant, siç i ka hije
një punonjësi të mirëfilltë universitar, i etur për dituri,
pedagog i zoti dhe i aftë në mësimdhënie në fushën e ndërtimit. Drejtues e
vizionar në udhëheqje të institucioneve arsimore dhe shtetërore. Njeri përherë
me buzëqeshje, i dashur, korrekt, i drejtë gjatë vlerësimit të punimeve të
studentëve, i afërt me studentë, komunikues, pozitiv dhe i gatshëm për të
këshilluar studentët dhe kolegët, parimor dhe i përkushtuar ndaj profesionit.
Gjatë punës me studentë, deri në pensionim, dallohej për kompetencë të
shumanshme, takt pedagogjik, dhe në qartësimin e lëndëve mësimore dhe të
projekteve të ndryshme profesionale-shkencore. Studentë i
edukoi me dashurinë e shpirtit dhe durimin e karakterit, me shembullin vetjak
të një jete të pastër qytetare, me autoritetin e vetvetishëm që rridhte nga
niveli kulturor e pedagogjik.
Puna
dhe rezultatet mësimore e shkencore-inxhinierike të arritura nga prof. Niko
Pojani në fushën e Shkencës së konstruksioneve dhe Inxhinierisë Sizmike janë
vlerësuar nga studentët dhe kolegë të shumtë, si edhe nga institucionet ku ka
punuar apo bashkëpunuar me përkushtim.
Prof.
Niko Pojani njihet dhe vlerësohet si pedagog i shkëlqyer, autor dhe bashkautor
me kolegë në Tiranë e Prishtinë, me botime të teksteve universitare dhe
artikujve shkencorë në vend dhe në botën e jashtme.
Prof.
Niko Pojani ka dhënë kontribute të rëndësishme
për adoptimin e Eurokodeve strukturorë, të cilët tashmë aplikohen
gjerësisht në fushën e ndërtimit në Shqipëri.
Tekstet
univeristare dhe shkencorë të botuara nga Prof. dr. Niko Pojani janë vlerësuar gjerësisht nga studentë, inxhinierë e pedagogë
të Inxhnierisë së ndërtimit.
Bibliografia
Pojani, N.; Softa, F.: “Probleme të Mekanikës së Ndërtimit”, Botues: SHBLSH, Tiranë, 1980;
Pojani, N.; Poloska, R.: “Veprimi i tërmetit mbi konstruksionet e ndërtimit”, Botues: ASHSH,
Tiranë, 1982;
Skënderi, S.; Lako, N.; Pojani, N.;
Softa, F.: “Teoria e strukturave - Statika”, Botues: SHBLU, Tiranë, 1991;
Pojani, N.; Myslimaj, B.: “Teoria
e strukturave – Dinamika - Shëmbuj dhe Ushtrime” (botimi II), Botues: SHBLU,
Tiranë, 2001;
Pojani,
N.: “Shembuj numerikë në Statikën e strukturave”, Botues: SHBLU, Tiranë, 2001;
Stavileci, M.; Pojani, N.:“Metoda e Elementëve të
Fundëm në Mekanikën e strukturave”, Universiteti i Prishtinës, FN, Prishtinë,
2006;
Pojani, N.; Baballëku, M.; Luka,
R.: “Analiza matricore e strukturave”, Botues: “Pegi”, Tiranë, 2013;
Pojani, N.: “Shkenca e
Konstruksioneve përgjatë historisë të saj”, në dy vëllime, Botues: “Toena”,
Tiranë, 2013;
Pojani, N.; Lako, N.; Baballëku,
M.; Luka, R.: “Teoria e strukturave”, në katër vëllime, Botues: “Toena”,
Tiranë, 2016





