Eduard A. Skufi: Rrezatimi i madhështisë të një legjende
RREZATIMI I MADHESHTISE TE NJE LEGJENDE
PërjetimNGA
DR.
EDUARD A. SKUFI, ATHINE
Requiem
Ajo erdhi një ditë bashkë me pranverën e vitit 2007, e buzëqeshur,
me një tufë
lulesh sahati, Passiflora në dorë, për një vizitë
mjekësore. Ishte një zonjë që të imponohej, me sjelljen e saj krenare, me vështrimin sa tërheqës aq dhe shprehës,
ku gjurmët e bukurisë
klasike dhe thjeshtësia në komunikim,
flisnin me dinjitet dhe pa makjazh. Megjithëse ishte një legjendë
e ekranit, që
mbante mbi shpatulla, figurën emblematike të tragjedisë antike
helene, atë nuk e shoqëronte
“Sindroma VIP”, as pretendimi për
trajtim të veçantë,
apo të privilegjuar. Nga përvoja ime profesionale, shumë persona të tjerë “celebre”, kërkonin
me egoizëm trajtim special, injoronin
protokollin standard dhe bëheshin të pakëndshëm. Për më tepër shumë prej tyre
nuk ishin të shquar në
mendje, por në xhep. Patjetër ato mbeten konfidenciale dhe secila situatë kërkonte
strategji specifike menaxhimi, por ky rast
ishte tepër i pazakontë,
ajo ndryshonte...
Vështroja
nga vetrata, portretin e saj shoqëruar nga
profesori, por meqë isha duke vizituar një artist tjetër të shquar, këngëtarin J.Poulopoulos, profesori e futi në dhomën pranë meje dhe më bëri me shenjë, që ta marr sa më
shpejt. Ndërkohë
ajo bisedonte me një kolegen time
me xhentilesë, por shikimin
e kishte tek unë.
Sapo mbarova shkova pranë saj, ndërsa nga
vetrata, Poulopoulos duke kaluar e përshëndeti me dorë.Të gjithë këtu vinë ?!, shqiptoi
duke qeshur. Ky ishte një takim surprizant, i cili më gjeti të papregatitur
dhe si një
privilegj, të kontaktoja
me atë
“reference universale”, Irene
Papas...
Ikona Irene
Papas
Magjinë e performancës së saj filmike dhe
madhështinë e shpirtit, i kisha takuar
fillimisht në adoleshencën time, mandej vitet në Athinë, skalitën detajet e portretit të saj. Atë mëngjez profesori më informoi, se
do të vinte për vizitë, ajo artiste e madhe
dhe duhej ta vizitoja unë. Vërtet isha violinë e parë e “bossit”, pasi
nga dhoma ime klinike, kishin kaluar shumë figura të shquara helene, por ajo në
zemrën time tingëllonte ndryshe. Kishte diçka të veçantë që na bashkonte dhe që
do të më shkaktonte një kreshendo
emocionale. Mbasi u përshëndetëm, Ajo me zë të butë, emocionant, (ndërsa
mua më kumbonte rezonanca e zërit të saj të fuqishëm në ekran), më bëri të ditur se e kishte kërkuar, që vizita
të kryej nga ana ime. Më kanë folur për ju, shumë kolegë artistë, por dhe intelektualë
të shquar çka ishin përcaktuese, veç
faktit që diçka
e shenjtë na
bashkon...
Kolazh i
portreteve magjike të
repertorit
I tha këto me aq emocion sa më çuditi...ajo “legjendë”
e artit antik helen, mbretëresha skenike
e tragjedisë greke, ndodhej
përballë meje e zbritur nga amfiteatri helen, nga skena romake dhe ateljet e
Holivudit, me madhështinë e një modestie të zakonshme, por dhe një krenarie që bashkëjetonte
me të. Unë i impresionuar ju
përgjigja, ...“ është nder dhe
privilegj ti shërbej
shëndetit tuaj”,
ndërkaq në shikimin e saj, më parakalonin portretet e
Antigonit, Elektrës, Zonjës
Trojane, Efigjenit apo
Laskarina Bubulinës...
Vizitoja në biomikroskop sytë e saj dhe kërkoja si një
eksplorator, në iris e në fundin e syrit, të zbuloja diçka të pazakontë, por
veç bukurisë hyjnore, nuk gjeta
diçka mbinjerëzore, as magjinë e një stigme perëndeshe. Ato, i
kishte të skalitura në shpirtin e saj dhe karakterin mesdhetar, në
personalitetin e pakompromis dhe me integritet,
të cilat i servirte me
bujarinë epirote dhe
arvanitase.
Thea e 13
Helene
Duke e vizituar i thashë, që takimin e parë me ju e
pata në adoleshencën time, me
filmin mbresëlënës “Odisea” me B. Fehmiun dhe ju, si Penelopi dhe me filmin e K.Gavras “Z”, që u vlerësua
me çmimin Oscar. Një udhëtim interesant në dy epoka, por dhe e vetmja mundësi, që ilustroi dhe konkretizoi njohuritë
tona të asaj kohe. Artistes, kujtimet i zbritën me një buzëqeshje: “Ishte eksperiencë interesante me të shquarin
B.Fehmiun. Një mëngjez, e pimë kafen
espresso me kanellë, mes italishtes dhe anglishtes, pranë “Spiles Blu”,
romantike, me reflekset brilante tirkuazh të detit, në Dubrovnik ku xhironim,
nuk mund ta harrojë. Ajo pasi mbeti e menduar, e shkëputur nga biseda, u
rikdhye me një stil komunikimi dinjitoz, duke shqiptuar me mllef, (atje kapa
detaje të reagimit të saj shpërthyes): “Doktor ka një paralelizëm analog mes
nesh, që besoj se dhe ju e jetoni. Fillimisht me vendosën
në hijen e nënvlerësimit, por unë
doja të përballesha me
dritën ndriçuese, të mbijetoja, duke ëndërruar udhëtimin për
Mes krenarisë
dhe integritetit
në Itali. Shikimin e saj e
përshkonte një hije enigmatike,“fjala dhe vendimi kanë vlerë, kur pushtojnë
momentin e duhur”, vazhdoi,...Mbas shfaqjes “Engjëjtë e
humbur”, në vitet '48, dhe unë si një ëngjëll i humbur, e gjeta rrugëdaljen në
Romë. Atje me ndihmën e producentit të shquar Dino De Laurentis, i cili mesa
duket, diçka kishte zbuluar tek mua, më rekomandoi tek regjisori
Mario Monicelli, i cili më vendosi në
filmin “Të pafetë” (Infedeli), përballë G.Lolobrixhidës,
çka ishte sfida e parë dhe
aq e madhe për
mua.
Dy “diva “, pranë njëra tjetrës, ndërhyra unë.
Asnjëherë nuk më kanë pëlqyer epitetet,
si star apo diva, unë isha vetëm një
artiste, që priste me ëndje fjalën e bukur “faleminderit”.Unë u rrita në
një familje mësuesish të thjeshtë, por të ndershëm, në Chiliomodi të
Korinthias, ku krenaria dhe liria absolute, nuk ishin vetëm stoli. Vet mbiemri
im Leleku, simbolizon shtegëtimin dhe
stoicizmin. U rrita me dinjitet dhe e
papërkulur, me dashuri për filozofinë, ku dominonte
Aristoteli dhe magjia
e natyrës.
“Ato farkëtuan karakterin tim epirot, unë rrugën e
çava në emër të pasionit dhe dashurisë për artin”, e më nguli shikimin
domethënës.
I shikoja me admirim ata sy të bukur, shprehës, që
përcillnin shkëlqimin e emocioneve dhe atë vështrim të thellë, që më
transferonin, në interceptimin e imazheve të Liza Laskës, Drita Pelingut apo
Tinka Kurtit,...ndërkaq u rizgjova nga ai mirazh artistik.
...Tani do të bëjmë skanerin e syrit, i thashë.
Doktor, Mos i thuaj të gjitha që do zbulosh, se syri është një skenë e vogël,
por që fsheh ndodhi të mëdha, shtoi ajo Zonjë me humor. Mbasi përfundova atë
ekzaminim e pyeta, cilat ishin pikat tuaja kulmore të karrierës. Mbasi fiksoi
shikimin diku në dritare shqiptoi: “Performancat krahas
Jean Marie Volonté,
Anthony Quinn, Marlon Brando, Kirk Douglas dhe veçanërisht me Katharine Hepburn, dy herë fituese e Oscar, në “?????”, ishin një shkollë e madhe. Por më dhanë krahë dhe performancat tek “Helen of Troy” i R.Wise dhe “Alexander the great” të R.Rossen, ndërsa më vonë “Zorba dhe Greek” e
M.Cacoyannis, rezultoi një pikë
kulmore.
Por
nuk mund të harrojë, interpretimet vokale në lirikat, me
kompozitorin e shquar, V.Papathanasiou, apo rapsodia me himne eklisiastike bizantine. Më kurorëzuan me shumë tituj, por ato që më mbetën ishin “ Thea e 13 Helene “,
apo “ Kariatida vivante”.
Mu kujtua im atë, kur më citonte me pasion Aristotelin...“Dinjiteti nuk qëndron në
zotërimin e nderimeve, por
në meritimin e tyre”...
Hah, mor doktor... “artistët janë si ciganët e ndajnë shpirtin në vende të ndryshme”. Unë kisha mbetur i hynotizuar,
ndjehesha si në Olimp, pranë një perëndeshe, simbol i shpirtit dhe
kulurës helene. Narracioni i saj i ngjante një recitali magjik performance, me ngjyra nostalgjie, ku shikimi ekspresiv
bashkohej me profilin “karakter”, që të mbërthen. Misioni oftalmolgjik ndeshej
me nuancat e
artit dramatik, në një humanizëm polifoni. Intuita më udhëtojë tek H.Schliemanni i famshëm, arkeologun që gjatë eskavacionit në Trojë, nxorri në dritë nga pluhuri i harresës, “Thesarin e
Priamit” dhe ja fali historisë, a nuk ishte dhe
legjenda I.Papas, një “investiguese” e tragjedisë helene, që e nxorri nga pluhuri i
viteve dhe i dha përsëri jetë dhe madhështi për dekada. I mbeti një peng, mbase i
vetëm, të luante me krenari, (për të kurora e virtyteve), “Lisistratin” e Aristofanit, që alegorikisht ti qëndiste ata që duhej, përballë saj...
“Vendosa tashmë, të mos aktroja më në tragjedi, tragjedia antike është jo vetëm e vështirë psikologjikisht, por dhe një përgjegjësi e madhe ndaj historisë, për të cilën kisha dyshim, se a do të mund ta përballoja”, i shprehu këto fjalë me ton dramatik, të shoqëruara me një tik e kontraktim nervoz të fytyrës. Repertorin tim e mbylla
me filmin “Mandolina e kapiten
Corellit”... Më këtë deklaratë ajo i dha lamtumirën tragjedisë, por atë e mbarte në shpirt. Më la përshtypjen se, personaliteti i saj ishte ndërtuar nga pasioni dhe puritanizmi, por fshihte po aq stoicitet sa dhe
elegancë, që ngjallte magjepsje duke tu dominuar. E shikoja dhe më vinin
ndërmend, konsideratat dhe opinionet e Federico Felinit, A.V.Garcia, A.
Quinn, K.Hepburn, të gjitha në një frekuencë, mbi
madhështinë e saj interpretative, në tragjedinë helene. Atë e duartrokitën nga Cannes, në Venetia e deri në Hollywood, pasi gjithçka
e shndërroi në triumf, mes një game emocionesh...
Tani po ndërtojë me të ardhurat e mia, në rrugën Pireos, përballë Akropolit, kompleksin teatral “Scholica”, bazuar në arkitekturën e teatrit antik hellen, për ti shërbyer edukimit të aktorëve të rinj. Do të doja që gjithë Iliada, të skalitej me ilustrime, në muret e teatrit
tim, si “bibla” e poemës epike.
Mbase do
të mund ta përfundojë, tha mes një ngashërimi. E shikoj nga shtëpia ime në Plaka dhe i them vetes “Diçka bëra dhe unë”,...“doktor mos harroj,
kam dy shtëpi atë që përmenda dhe një tjetër në Likavito, nëse do të duhet, mund ta vë në dispozicion të familjes tuaj,
pasi e njoh mirë emigracionin”. U ngrita e përqafova, një faleminderit ishte pak...Mu kujtuan “Golden Lion”,
nga duartë e regjisorit M.Scaparro, dedikuar asaj në bienalen e teatit Venecian, mandej “Women of
Europe” dhe ajo si “thea” mes
ovacionesh. Por do të citoja këtu komentin e New York Times: “Irene Papas i sjell roleve një intensitet të
veçantë, të kontrolluar mes një inteligjence të
lindur dhe reflektimi këmbëngulës”..., ndërsa tani
ajo, aq e thjeshtë por krenare, qëndron përballë meje.
Nga Prologu...
Irene solli integritetin e fuqishëm dramatik në një bukuri klasike, si reflektim artistik i tragjedisë antike, por shërbeu dhe si urë bashkimi nga teatri klasik antik, në atë modern. Ajo portretizoi me përkushtim dhe në mënyrë krijuese dhe jo
konvencionale figurat.
Më brente një pyetje retorike “Vërtet jeni Ju, zonjë e madhe e artit,
apo ndodhem
në një iluzion optik”... Ajo tashmë ishte e moshuar, fisnike ku gjurmët e asaj bukurie
dhe madhështie nuk ishin shuar, ishin si
flladi i një përqafimi, plot tinguj
sentimenti dhe respekti.
Kohët e fundit emocionet dramatike, i ktheu në nota muzikore të vokalit, atje
gjeti prehjen e
shpirtit...
U shkëputa nga meditimi dhe e zhvendosa
bisedën në spektrin mjekësor, i spjegova mbi patologjinë dhe kurimin e saj. “ Zoti të më ruaj dritën e syve dhe atë të mendjes”, u shpreh si në lutje. Mandej vazhdoi, një miku im më zbriti nga you tube, një film shqiptar, i
cili më emocionoi mjaft, nëse nuk gabohem
“Gjeneral gramafoni”, aty veçova dy aktorë të mëdhenj, ai që performonte në klarinetë dhe një të moshuar Parandili, në mos gabohem, që e luante Roshi, e harrova emrin. Ky Roshi ishte i veçantë, fliste me shikimin e
tij...
Në meditim
interpretativ
Impresioni juaj është i saktë, unë mund tju dërgoj dhe të tjera po
aq interesante. Do të shkojmë dhe në
kalanë e Argjirosë dhe në Vlorën magjike, të njohësh bukuritë e vendit dhe njerëzit, i thashë me buzëqeshje.
Ajo nuk ishte vizitë, ajo ishte simpozium arti në një klinikë. Duke përfunduar u ngrit e më përqafoi “Të
pres të vizitosh Scholic-ën, veprën time
dhe të pimë një kafe, nën hijen e
Akropolit”!
...Ritmi i preokupacioneve të përditshme, na largoi dhe ajo tashmë nuk po shfaqej gjëkundi. Fati i serviri një fund tragjik,
nuk e ndau nga drama! Tashme ajo ishte kthyer në një statujë hyjnore të gjallë, me emocione të ngrira, as
qeshte, as qante, as fliste, vetëm të shikonte me
dhimbje.
…Epilogu i një legjende
Në labirintet trunore të saj, pulsonte
dhimbshëm jehona e tragjedisë antike
dhe dramës personale, të cilat në një çast i pushtuan trupin, e shuan
fizikisht dhe precipituan epilogun
e asaj tragjedije. Dhe kështu në vetmi, në shtëpinë e saj në Plaka, me vështrimin nga Akropoli, në shtator 2022,
bashkë me melankolinë e vjeshtës kaloi në eternitet, por mbeti
monument kulture. Italianet e quajtën “Bella e
divina Greca,...Irene nostra, famosa”, por ajo ishte Irene e të gjithëve, “legjendë”
epirote, arvanitase, që ashtu lindi
dhe ashtu mbeti...
Epilogun e këtij Requiem Aeternam, nuk mund ta lija pa e
thurur, me mantelin muzikor të hymnit “Conquest of Paradise” (pushtimi i parajsës) , të mikut të saj Vangjel Papathanasiou, që sëbashku fluturuan, për në asteroidin e përjetësisë.

















