Gani Pllana: Prof. Dr. Pirro Cipo – personalitet me vlera të veçanta shkencore

1h më parë

PROF. DR. PIRRO CIPO

PERSONALITET ME VLERA TË VEÇANTA SHKENCORE NË INXHINIERINË ELEKTRIKE, PEDAGOG NË TIRANË DHE PRISHTINË

Nga Gani S. Pllana

Prof. dr. Pirro Cipo, lindi më 10 dhjetor 1940 në Elbasan. Shkollën 7 vjeçare e kreu në Kavajë. Shkollën e mesme Politeknikumin “7 Nëntori”, e kreu me sukses “Shkëlqyeshëm”, gjatë viteve 1954-1958. Studimet e larta, i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës (USHT), nga 1958 deri në 1963, prej ku u diplomua si Inxhinier Elektrik, me rezultate shumë të mira. Pas përfundimit të studimeve, u emërua” Lektor” në Seksionin e Elektroteknikës të Departamentit Elektrik të Fakultetit të Inxhinierisë USHT, ku u angazhua për mbajtjen e leksioneve dhe ushtrimeve për lëndën mësimore: “Bazat teorike të elektroteknikës”. Gjithashtu ka dhënë leksione edhe për lëndë të tjera, si “Teoria e qarqeve elektrike”, Teoria e fushës elektromagnetike” dhe “Elektroteknika e pergjithshme”.

Në vitin 1981, mbrojti gradën shkencore “Kandidat i Shkencave Teknike” dhe në vitin 1984 mori titullin “Docent”. Dhjetë vite më vonë siguroi titullin “Profesor i asociuar”. Në vitin 1999 mori titullin “Profesor”, nga Komisioni i Kualifikimit, pranë Këshillit të Ministrave, me numër Vendimi Nr.14, datë 10 maj1999, dhënë në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Detyra udhëheqëse në universitet

·       Ka qenë i ngarkuar me detyrën e Përgjegjësit të katedrës së elektroteknikës, krahas dhënies së disa lëndëve mësimore (nga viti 1965);

·       Zëvendësdekan për kërkimin shkencor në Universitetin Politeknik të Tiranës (1984-987);

·       Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, gjatë viteve 1997-2003; ka qenë post që e ka mbajtur edhe në periudhën 2009-2010;

·       Drejtues i Këshillit të Profesorëve (1999-2001);

·       Kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë  Elektrike (1997-2002);

·       Anëtar i Senatit të UPT (1997-2003)

Prof. dr. Pirro Cipo, pedagog në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, në skesionin e Elektroteknikës

Gjatë viteve akademike 1972-1980, Prof. dr. Pirro Cipo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm, së bashku me kolegë të tjerë nga USHT, në Universitetin e Prishtinës; duke ligjëruar për shumë kohë lëndën e “Teorisë së qarqeve elektrike” (50 leksione) për studentët shqiptarë në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, në skesionin e Elektroteknikës


Prof. dr. Pirro Cipo, me studentët e UP, seksioni i Elektroteknikës, Prishtinë, që dëgjonin lëndën:

“Teoria e qarqeve elektrike”, viti akademik 1972-1973.


Prof. dr. Pirro Cipo, në Malet e “Gërmisë”, priferi e Prishtinës, viti 1974; ulur nga e majta në të djathtë: Prof. Konstandin Dollaku, Isuf Krasniqi dhe Shahin Berisha. Në këmbë, në qendër Prof. Bardhyl Golemi, Ali Gashi;

Sipër: Prof. dr. Ajadin Abazi, Vjollca Komoni dhe një koleg.


Prof. dr. Pirro Cipo, në Malet e “Gërmisë”, periferi e Prishtinës, viti 1974; nga e majta në të djathtë: Prof. Bardhyl Golemi, Isuf Krasniqi, Ali Gashi, Vjollca Komoni, Prof. Pirro Cipo dhe Prof. Konstandin Dollaku


Gjatë një bashkëbisedimi më 1980, Prishtinë, nga e majta: koleg drejtues nga Univerditeti i Prishtinës,

Prof. dr. Reis Çani dhe Prof. dr. Pirro Cipo.

Specializime dhe kualifikime në vende të ndryshme, jashtë vendit

Prof. dr. Pirro Cipo, ka kryer disa specializime dhe kualifikime të ngushta jashtë vendit, me objektiv të kërkimit shkencor dhe akademik, si edhe për projekte të ndryshme, në:

1.     Kinë, Shanghai (1973);

2.    Universitetin Teknik të Vjenës (1983);

3.    Universitetin e Siegenit, Gjermani (1994,1998);

4.    Universitetin Teknik Kombëtar të Athinës (1994,1996, 2000, 2002);

5.    Politecnico di Bari (2000);

6.    Politenico delle Marke (Ancona) 2001.

Artikuj shkencorë të botuar në vend dhe jashtë shtetit

1.     Cipo, P.: “Mendimin dhe kërkimin shkencor në shkencat teknike t’i lidhim më ngushtë me detyrat e mëdha që kemi përpara”, në Buletin i shkencave teknike, Nr. 1, f. 3-8, Tiranë, 1986.

2.    Hamiti, E.: Cipo, P.; Ahma, L.: “Analiza me valë të plotë në zonën spektrore të disa karakteristikave të linjave mikroshiritore dhe krahasimi i tyre me metoda tjera”, në Buletin i shkencave teknike, Nr. 3, f. 34-41, Tiranë, 2003.

3.    Braneshi, M.; Cipo, P.; Ahma, L.; Hamiti, E.: “Calculation of force betwen two coaxial disk-conductors by calculating functions”,   Journal of Applied Electromagnetism, Volume 6, Number 2, November 2004.

4.    Braneshi, M.; Cipo, P.; Ahma, L.: Calculation and measurement of the magnetic field of power transmission overhead lines” CIGRE SK C3-5, Konferenca Slovenskih Elektroenergetikov, Velenje, 2005.

5.    Ahma, L.; Hamiti, E.; Cipo, P.; Braneshi, M.: ”Një mundësi e re e komunikimit nëpërmjet linjave energjetike“: Poster-Konferenca Slovenskih Elektrokomunikacionih Inzhinjerov, Velenje, 2006.

6.    Cipo, P.; Zejno, V.: ”Electromagnetic Transient Analysis of uniform lossy transmission lines based on the Pade-Approximation of line’s characteristics”, Referuar në Konferencën Ndërkombëtare për Elektromagnetizmin e Aplikuar, Metsovo, Greqi, (botuar si abstrakt), 2006.

7.    Cipo, P.; Ahma, L.; Hobdari, N.; Palikuqi, I.: ”Electromagnetic Transients Analysis of Multiconductor Transmission Lines with losses, using Numerical Inversion of Laplace transformation”: paper No.99, në  MedPower 08-6
Mediteran Conference and Exhibition on Power Generation, Transmission and Distribution, Thessaloniki, Greece, November 2-5, 2008.

8.    Cipo, P.; Bardhi, A.; Braneshi, M.: ”Analysis of Ferroresonace in Electric Circuit with Harmonic Balance, Numerical Integration of ODE and experimental Method”: Pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare botërore ”Power Electronic and Control Motion”, artikulli i botuar në “Procceding”, September 2010, Ohrid (Maqedoni).

9.    Cipo, P.; Pejtemalli, Xh.: “Time domain Finite Difference Method of Analysis of Direct Lightning Stroke in Horizontal Ground Conductor”: Pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare organizuar nga Instituti Shkencor Europian (ESP), Universiteti i Azoreve, mbajtur në Tiranë, më 12-14 dhjetor 2013, Tiranë, 2013.

Veprimtaria botuese

Tekste universitare

1.     Cipo, P.; Tashko, A.: “Pjesë të veçanta të teorisë së qarqeve elektrike”: leksione nga kapituj të zgjedhur për pasuniversitarët: Pjesa 1, 192 f., Tiranë, 1982.

2.    Cipo, P.; Tashko, A.: “Pjesë të veçanta të teorisë së qarqeve elektrike”: leksione nga kapitujt të zgjedhur për pasuniversitarët: Pjesa 2, 221 f., Tiranë, 1982.

3.    Cipo, P.; Tashko, A.: Teoria e fushës elektromagnetike”, Botuar: Universiteti i Tiranës , 155 f., Tiranë, 1985.

4.    Golemi, B.; Paloka, A.: Cipo, P.: “Udhëzues i punëve laboratorike për lëndët e teorisë së fushës elektromagnetike”, Botuar: Tiranë Universiteti i Tiranës, 194 f., Tiranë, 1986.

5.    Paloka, A.; Cipo, P.; Daci, I.:“Udhëzues i punëve laboratorike të elektronikës: për profilet jo elektrike”, 143 f., Botuar: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1986.

6.    Cipo, P.; Tashko, A.: “Ushtrime të bazave teorike të elektroteknikës: Pjesa 2, Botuar: Universiteti i Tiranës , 246 f., Tiranë, 1986.

7.    Cipo, P.; Tashko, A.: “Pjesë të veçanta nga teoria e qarqeve”, për pasuniversitarët, SHBLSH, 317 f., Tiranë, 1989.

8.    Tashko, A.; Paloka, A.: Cipo, P.: “Elektroteknika”: për degën e fizikës katër vjeçare, SHBLSH, 194 f., Tiranë, 1986.

Tekste për shkolla të mesme

1.     Cipo, P.; Agalliu, J.; Basha, F.; Xhamaj, I.: “Teknologjia 4: për shkollat e mesme të përgjithshme: moduli 12,13: maket, SHBLSH, 180 f., Tiranë, 2001.

2.    Cipo, P.; Agalliu, J.; Basha, F.; Xhamaj, I.: “Teknologjia 4”: për shkollat e mesme të përgjithshme: moduli 12: teknologjia e elektricitetit; moduli 13: teknologjia e komunikimit: maket, SHBLSH, 180 f., Tiranë, 2003.

3.    Kote, R.; Cipo, P.; Mustafaj, A.; Daci, A.: “Teknologjia 3”: për shkollën e mesme të përgjithshme: (drejtimi natyror dhe i përgjithshëm), SHBLSH e Re, 112 f., Tiranë, 2006.

4.    Kote, R.; Piro Cipo, P.; Naumi, N.; Saraçi, B.: “Teknologjia 12”: me zgjedhje të detyruar, SHBLSH, 181 f., Tiranë, 2012.

Tekste për shkollat 9 vjeçare

1.     Naumi, N.; Cipo, P.; Mati, T.: “Teknologjia 7”: për klasën e 7-të të shkollës 9-vjeçare: për nxënës e mësues, SHBLSH e Re, 60 f., Tiranë, 2006.

2.    Naumi, N.; Cipo, P.; Mati, T.: “Teknologjia 6”: për klasën e 6-të të shkollës 9-vjeçare, SHBLSH e Re, 64 f., Tiranë, 2007.

3.    Naumi, N.; Cipo, P.; Mati, T.: “Aftësim teknologjik 5”: për klasën e 5-të të shkollës 9-vjeçare, SHBLSH e Re, 63 f., Tiranë, 2008.

4.    Naumi, N.; Cipo, P.; Mati, T.: “Aftësim teknologjik 6”: për klasën e 6-të të shkollës 9-vjeçare, SHBLSH e Re, 64 f., Tiranë, 2014.

Prof. dr. Pirro Cipo, redaktor shkencor i tekstit

Tashko, A.: Teoria e qarqeve elektrike: ushtrime dhe problema”, Vol. 1, 337 f., SHBLU, Tiranë, 1994.

Prof. dr. Pirro Cipo në rolin e “Scientific Reviewer” në konferenca ndërkombëtare

Prof. dr. Pirro Cipo, ka analizuar dhe ka dhënë mendime me shkrim, për katër artikuj shkencorë, të përgatitur për në konferencën ndërkombëtare: “EMC and Medpower 2008” Selanik;

Ka analizuar dhe ka dhënë mendime me shkrim për dy artikuj shkencorë, të përgatitur  për konferencën ndërkombëtare: ”Power  Electronic and Electric Motion” 2012, Suboticë, Vojvodinë, Republika e Serbisë.

Prof. dr. Piro Cipo koordinator i projekteve të ndryshme ndërkombëtare

Prof. dr. Pirro Cipo, koordinator për palën shqiptare i projektit TEMPUS-CD-JEP-2000 (ALB), me titull: “Curriculum Development of Undergraduate and Graduate Programs for Electrical Engineering Faculty”: Universitetet partnere: Universiteti i Siegenit (Gjermani) dhe Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës (NTUA). Projekt tre vjeçar me fonde nga BE.

Prof. dr. Pirro Cipo, koordinator për palën shqiptare i projektit “CONICS-UPT” për reformimin e planeve dhe programeve mësimore, në Departamentin Elektronik, sipas Deklaratës së “Bologna”.

Projekt dy vjeçar me fonde nga BE. Universitetet partnere: Universiteti i Ankonës, Politecnico di Torino, Itali, 2000.

Prof. dr. Pirro Cipo, anëtar i grupit për modulin dhe bashkautor i monografisë në anglisht: ”Asset Management on Power System” (50 faqe), në kuadrin e projektit TEMPUS, me titull: ”South East Europe Continuing Education Network JEP-41154-2006, me partnerë: Universiteti i Darmshtad-it (Gjermani), Tuzllës (B.H.) dhe Universiteti i Shkupit (Maqedoni e Veriut); që shërben për specializimin e Inxhinierëve Elektrikë të sistemit energjitik dhe shkollave të doktorantëve që mbulojnë këto fusha.

Prof. dr. Pirro Cipo, pjesëmarrës në Redaksitë e Buletineve Shkencore

Prof. dr. Pirro Cipo, ka qenë disa herë Kryetar i Redaksisë së Buletinit të Shkencave Teknike (BSHT) të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Prof. dr. Pirro Cipo, bashkë me Prof. dr .Bardhyl  Golemi,kanë qenë anëtarë të Bordit Editorial të Revistës shkencore  ndërkombëtare:”JOURNAL OF APPLIED ELECTROMAGNETISM” të vendeve të Detit të Zi (Trans Black Sea Region Union of Applied Electromagnetism).

Vlerësime dhe dekorata

Prof. dr. Piro Cipo, ka marrë vlerësimin: Urdhëri ”Naim Frashëri”, kl. II.

Njohuri të gjuhëve të huaja: gjermanisht, anglisht, rusisht dhe italisht.

Prof. dr. Pirro Cipo, pjesëmarrës në Juri akademike

Prof. dr. Pirro Cipo, ka qenë anëtar Jurie për mbrojtje të doktoratave dhe në Juri për shqyrtimin e kërkesave për marrjen e titujve akademikë “Profesor i asociuar” dhe “Profesor” në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Fakultetin e Teknologjisë Informacionit (FTI) dhe në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike (FIE),Universiteti Politeknik i Tiranës.

Prof. dr. Pirro Cipo, udhëheqës shkencor për mbrojtje të doktoratës:

Doktoranti: Xhemali Pejtmadhi, nën udhëheqjen shkencore të prof. dr. Pirro Cipo ka mbrojtur temën e disertacionit, me titull:”Analiza në zonën e kohës e qarqeve të tokëzimit dhe e sistemeve të tjera të mbrojtjes nga shkarkimet atmosferike”, për gradën shkencore “Kandidat i Shkencave Teknike”, para Jurisë, më 29 shtator 2015.

Përfundim

Prof. dr. Pirro Cipo, ka një aktivitet të gjerë në publikimin e teksteve të nivelit universitar dhe pasuniversitar në fushat teorike teknike, për lëndët mësimore, që ishte titullar i tyre.

Prof. dr. Pirro Cipo, ka punuar me cilësi dhe seriozitet në hartimin e shumë programve mësimore, e gjithashtu ka marrë pjesë në grupe pune për hartimin e planeve mësimore të departamentit elektrik dhe elektronik, në Fakultetin e Inxhinierisë, Tiranë. Ka një përvojë të pasur në manaxhimin e proceseve të mësimit dhe të kërkimit shkencor në nivel fakulteti e universiteti.

Prof. dr. Pirro Cipo, ka drejtuar programe të veçanta në shkollën e Masterit dhe të Doktoraturës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, Tiranë. Gjatë punës së tij, ka kontribuar në përgatitjen e rreth 50 brezave të inxhinierëve, në udhëheqjen e shumë temave të diplomave universitare, temave të masterit dhe disa doktoraturave në FIE dhe UPT.

Prof. dr. Pirro Cipo, i dashur, i përgatitur shkencërisht dhe korrekt për studentë, fillimisht në auditorin e Universitetit Shtetëror të Tiranës, më vonë në atë të Universitetit Politeknik të Tiranës në Tiranë, dhe në Fakultetin Teknik, dega e Elektroteknikës, në Universitetin e Prishtinës, në Prishtinë. Edhe pse ka kaluar tetë dekada jetë, tashmë është i angazhuar në sektorin privat të arsimit të lartë prej vitit 2015-të është pjesë e Tirana College of Technology; kolegjit të parë që ofroi arsimin profesional dy vjeçar në Shqipëri, në detyrën e përgjegjësit të Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Tiranë: College of Technology. I palodhur, profesori vijon përpjekjet për të mësuar nga teknologjitë e fundit dhe për të sjellë risi për auditorin. Teksa ndjek të gjitha workshop-et dhe diskutimet në TCT për edukimin dhe përdorimin etik të Inteligjencës Artificiale, thotë se e përdor atë për t’u informuar për metodologjitë më të avancuara në fushën e tij të ekspertizës që zbatohen sot në universitetet më të mira në botë. Sipas tij, duhet të punohet më tepër nga ana ligjore, për ta bërë një mjet të sigurt, në duart e brezave të rinj.

Prof. dr. Pirro Cipo, shpesh e citon poetin e madh Naim Frashër, ku midis të tjersh ai thotë: “… dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë”.

Bibliografia

1.     Cipo, P.; Tashko, A.: “Pjesë të veçanta të teorisë së qarqeve elektrike”: leksione nga kapitujt të zgjedhur për pasuniversitarët Pjesa 1, 192 f., Tiranë, 1982.

2.    Cipo, P.; Tashko, A.: “Pjesë të veçanta të teorisë së qarqeve elektrike”: leksione nga kapitujt të zgjedhur për pasuniversitarët Pjesa 2, 221 f., Tiranë, 1982.

3.    Cipo, P.; Tashko, A.: Teoria e fushës elektromagnetike”, Botuar: Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, 355 f., Tiranë, 1985.

4.    Cipo, P.; Tashko, A.: “Ushtrime të bazave teorike të elektroteknikës: Pjesa 2, Botuar: Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, 246 f., Tiranë, 1986.

5.    Cipo, P.; Tashko, A.: “Pjesë të veçanta nga teoria e qarqeve”, SHBLSH, 317 f., Tiranë, 1989.

6.    Buletini i shkencave teknike, 1973-2000, Tiranë, 2025.