Gjon Keka: Po luftohet egërsisht elementi themelor i krishterë dardano-arbëror
Po luftohet egërsisht elementi themelor i krishterë dardano-arbëror, e vetmja urë lidhëse që na mban me familjen europiane

Enver
Hoxha e luftoi krishterimin respektivisht kishën katolike dhe klerin e saj,
sepse ajo ishte e vetmja urë lidhëse me botën perëndimore, dhe në fund humbi
përball dritës, sërish urën e rikthyen ata pak që kishin mbetë, sepse është e
vetmja urë e të ardhmes së kombit tonë, këtë urë na e la kryeheroi ynë arbëror
Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) dhe pasardhësit e tij po e vazhdojnë duke qëndruar
përballë çdo rreziku e ere ideologjike, politike e fetare orientale.
Edhe
sot në Kosovë luftohet në të gjitha mënyrat me të gjitha armët ideologjike e
madje edhe fizike në zhdukjen e elementit themelor, rrënjësor të krishterë
dardano- arbëror dhe kështu shkatërrimit të vetmes urës lidhëse jetike ekzistenciale
që ky element e mban me botën e civilizuar perëndimore.
Disa
duan ta prishin këtë urë lidhëse tepër të rëndësishme për rrugën e kombit tonë
drejtë rikthimit në familjen europiane.
Po
punohet në mënyrë tendencioze dhe të errët që kombi ynë jo vetëm të izolohet e
të bie në humnerë, por edhe të rifutjes së tij në fantazitë e errëta
ideologjike politike dhe prapambetjen ideologjike fetare të pushtuesve që bota
e arsyes i ka lënë prapa krahëve të saj, duke ecur përpara drejt zhvillimit dhe
arritjeve shkencore për të mirën e njerëzimit dhe civilizimit të përbashkët të
popujve e kombeve.


