Gjon Keka: Me dy fytyra nuk mund të integroheni në Bashkimin Europian

1h më parë

Me dy fytyra nuk mund të integroheni në Bashkimin Europian

Nga Gjon Keka

Nuk mundet shteti i Kosovës dhe kombi ynë në përgjithësi me u integru në Bashkimin Europian, gjersa pushtetarët i thonë vëlla turkut kur shkojnë apo vijnë për vizita zyrtare shtetërore, apo nëse i mbulojnë bustet, portretet e statujat e Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) për qejfin e turkut.

Ndërsa kur vijnë për vizita zyrtarët europian, ose kur pushtetarët e vendit tonë shkojnë për vizita në Bruksel apo vendet e Bashkimit Europian e kanë gojën plotë "jemi europian", por në fakt veprat aspak nuk përputhen me fjalët.

Fjalët dhe veprat duhet të jenë një, ose, nëse nuk janë, atëherë askush nuk të beson dhe nuk të merr seriozisht.

Kosova dhe kombi ynë në përgjithësi e ka vetëm një udhë të rikthimit te udha e Gjergj Kastriotit e cila na lidhë plotësisht trup e shpirt me civilizimin e përbashkët të familjes europiane dhe natyrisht integrimit në Bashkimin Europian.