Gjon Keka: Mbrojtja e imazhit europian të Dardanisë
Mbrojtja e imazhit europian të Dardanisë

Që
nga viti 2002, unë kam shkruar dhe kam folur kundër rrymave ideologjike fetare
të huaja, të cilat kanë pasur si qëllim shkatërrimin e imazhit europian të
Dardanisë . Shkrimet e mia janë botuar edhe në librin tim të botuar në vitin
2009, me titull„Gabimet politike në Kosovë dhe Shqipëri", si dhe janë
pjesë e arkivit publicistik që kam ruajtur.
Pata
paralajmëruar se, nën petkun e të ashtuquajturave ndihma humanitare, kanë hyrë
organizata të dyshimta me tendenca për të nxitur radikalizmin islamik në
Kosovë. Këto organizata tentuan futjen e këtij helmi që do ta dëmtonte Kosovën
nga brenda, e më pas do të dëmtonte edhe imazhin e saj jashtë vendit, duke
arritur në fund deri në prishjen apo ngjalljen e dyshimit tek ndërkombëtarët,
të cilët e ndihmuan Kosovën të fitonte lirinë dhe të shpallte pavarësinë e saj.
Tani
është tepër vonë, sepse Kosova sot është me të dyja këmbët në llumin e kësaj të
keqeje, gjë që do të ketë pasoja të pariparueshme dhe do ta pengojë Kosovën në
rrugën e integrimit në familjen europiane.


