Gani S. Pllana: Prof. Dr. Adriana Gjonaj – inxhiniere mekanike dhe erudite në informatikën inxhinierike

18.09.2026, 06:57 PM (GMT+1)

PROF. DR. ADRIANA GJONAJ-ERUDITE,  INXHINIERE MEKANIKE ME KONTRIBUTE TË SHQUARA NË FUSHËN E INFORMATIKËS INXHINIERIKE

Nga Gani S. Pllana, Prishtinë

Prof. dr. Adriana Gjonaj lindi më 5 qershor 1954 në Tiranë. Në vitin 1972 përfundoi shkollimin e mesëm në gjimnazin “Sami Frashëri”, Tiranë, me “Medalje të artë”. Vazhdoi studimet për Inxhinieri Mekanike në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ku u diplomua në vitin 1977 me rezultate të shkëlqyera.

Pas përfundimit të studimeve filloi karrierën e saj në mësimdhënie (1977-1991) në Universitetin Shtetëror të Tiranës, fillimisht në Fakultetin e Inxhinierisë (1977-1986). Më pas, në periudhën 1986-1991 punoi si personel akademik (lektore) në Katedrën e Informatikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Me krijimin e Universitetit Politeknik të Tiranës, në vitin 1991, me kolegë të tjerë bëhet pjesë e Departamentit të Informatikës dhe e Departamentit të Matematikës dhe të Informatikës.

Studimet e doktoratës i kreu në Universitetin Politeknik duke mbrojtur temën, me titull: “Automatizim i kontrollit përmasor të detaleve gjatë punimit të tyre në makinat metalprerëse”, në vitin 1994, dhe fitoi gradën shkencore “Doktor i shkencave”.

Titujt/gradat shkencore: Në vitin 1999 fitoi titullin shkencor “Profesor i asociuar” në informatikë-Departamenti i Matematikës dhe Informatikës, UPT, kurse në vitin 2004 fitoi titullin shkencor “Profesor” në Informatikë-Departamenti i Matematikës dhe Informatikës, UPT.

Në vitin 2001 është ftuar si “Profesore e ftuar” në Departamentin e Informatikës Teorike dhe të zbatuar, Universiteti i Metz-it, Francë (qëndrim një mujor).

Pozitat udhëheqëse në USHT dhe UPT

Gjatë viteve të punës në Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe në Universitetin Politeknik të Tiranës Profesore Emeritues Adriana Gjonaj ka kryer detyra të ndryshme, si:

·       Lektore;

·       Titullare disiplinash universitare e pasuniversitare;

·       Përgjegjëse departamenti, përgjegjëse seksioni;

·       Drejtuese e Shkollës Pasuniversitare ”Informatika në shkencat inxhinierike”;

·       Anëtare e senatit akademik të UPT.

Anëtare në bordet shkencore:

·       “Mësimi në distancë”, UPT, 1996-1997;

·       “Arkitektura e kompjuterëve”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT-INIMA, 1988-1990;

·       “Manipulatorët dhe robotët mekanikë”: Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT, 1988-1992.

Në vitet 2014-2018 punoi si personel akademik në Universitetin Europian të Tiranës, Departamenti i Informatikës.

Nga Universiteti Europian i Tiranës i jepet titulli honorifik “Profesor emeritus”.

Nga viti 2019 e në vazhdim punoi si personel akademik, përgjegjëse departamenti e zëvendësdekane e Fakultetit të Teknologjisë së informacionit dhe Inovacionit, në Universitetin Luarasi.

Njohuri të gjuhëve të huaja: rusisht, italisht dhe anglisht.

Kualifikimet akademike të prof. dr. Adrina Gjonaj

Gjatë karrierës profesionale ka kryer specializime të shumta në universitete euroiane, si në vijim:

·       Korrik 1991: Universiteti i Barit, Itali;

·       Qershor 1993: Sistemet CAD-CAM, Universiteti i Metz-it, Departamenti i Informatikës teorike dhe të zbatuar, Francë;

·       Tetor - nëntor1993: Sistemet eksperte, Universiteti i Lecce-s, Departamenti i Elektronikes dhe i Informatikës, Itali;

·       Qershor 1995: Rrjetat Informatike, Universiteti Politeknik i  Barit, Itali;

·       Mars 1999: Seminar pune ndërkombëtar mbi teknologjitë e reja informatike CeBit,  Hanover, Gjermani;

·       Qershor-Korrik 1999: Përvojë në mësimdhënie në algoritmikë, struktura të dhënash e programim, Universiteti Politeknik i  Barit, Itali;

·       Qershor 2001: Sistemet e shpërndara, Universiteti i Metz-it, Departamenti i Informatikës teorike dhe të zbatuar, Francë;

·       Dhjetor 2002, mars 2003: Algoritmikë e programim, Departamenti i Matematikës dhe i Informatikës, Universiteti i Triestes, Itali.

Zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës Shqipëri

Kontributi i prof. dr. Adrina Gjonaj nuk është kufizuar vetëm në mjedisin universitar. Në periudhën 2005-2009, ka shërbyer si zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencë të Shqipërisë, ku ka qenë pjesë e proceseve lidhur me politikat dhe reformimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, në përputhje me zhvillimet në Zonën Europiane të Arsimit të Lartë.

Anëtare e Këshillave dhe Bordeve drejtuese të Agjencisë europiane

Prof. dr. Adriana Gjonaj gjatë karrierës ka qenë:

·       Anëtare e Komitetit Drejtues për arsimin e lartë dhe kërkimin në Këshillin e Europës, përfaqësuese e MASH;

·       Anëtare, përfaqësuese e MASH, në projektin europian SEE ERA.net (Southeast Europea in the European Research Area), me synim përfshirjen e vendeve të Europës Juglindore në Zonën Europiane të Kërkimit;

·       Anëtare e Bordit drejtues të Agjencisë europiane për reformat në Edukim në Europën Juglindore;

·       Anëtare e Komisionit të Edukimit e Mediave dhe anëtare e Komisionit të Ekonomisë, si deputete e  Partisë Demokratike në Legjislaturën e VII-të Kuvendit të Shqipërisë (2009 - 2013).

Artikuj shkencorë në Buletinin e shkencave teknike

1.     Kumbaro, A.(Gjonaj, A.): "Ligjësia e shpërndarjes së përmasave në kontrollin automatik”: Buletini i Shkencave Teknike, faqe 37- 46, Nr. 2, Tiranë, 1986;

2.    Gjonaj, A.; Leka, Sh.: “Kontrolli automatik i përmasave të produkteve”: Buletini i Shkencave Teknike, faqe 31-35, Nr. 2, Tiranë, 1987;

3.    Gjonaj, M.; Kumbaro, A. (Gjonaj, A.): “Metodë numerike për vlerësimin e ndjeshmërisë në lodhje të materialeve ndaj përqendruesve të tensioneve” : Buletini i Shkencave Teknike, faqe 21-29, Nr.1, Tiranë, 1998;

4.    Gjonaj, A.; Nallbani, E.: “Për manipulim  me efikas te bazave te te dhenave heterogjene ne   rrjet”,  Buletini i  Shkencave Teknike, Nr.2, Tiranë, 2003;

5.    Nallbani, E.; Gjonaj, A.: “Mbi modelin ActiveX Data Object për bashkëveprimin me të dhëna të tipave të ndryshëm”: Buletini i Shkencave Teknike, Nr. 1, Tiranë, 2003;

6.    Kumbaro, A. (Gjonaj, A.); Gjonaj, M.; Bejleri, A.: “Mbi gradientin relativ të sforcimeve për vlerësimin e faktorit të intensitetit të përqendruesve në jetëgjatësinë në lodhje”, Buletini i Shkencave Teknike,  Nr.1, Tiranë, 2004.

Publikime në organe shkencore ndërkombëtare

1.     Gjonaj, M.; G.. Qilafku, G.; Kumbaro, A. (Gjonaj, A.):  “Stress states and unique  modelling of uniaxial and multiaxial fatigue”: XXXII National Conference of AIAS (Italian Association for strength analysis), Salerno-Italy, Proceedings , Vol..I, pp. 654-663,  Salerno, 2003.

2.    Bejleri, A.; Lleshi, Z.; Gjonaj, A.:  “Possibilities of the processing of nickelsilicate of Bitincka for the ferronickel production” 3rd  Balkan Conference on Metallurgy-Ohrid, Macedonia, Proceedings, pp.35– 42,  Sept. 2003, Ohrid, 2003;

3.    Gjonaj, M.; Cukalla, M.; Kumbaro, A. (Gjonaj, A.): "The estimation of fatigue life and fatigue limit of  plain carbon steels with supplements chromium and nickel”:International Conference on Material Engineering-Italy,  Proceedings  Vol.II, pp. 955-960,  1996.

Botime tekstesh universitare

1.     Bushati, A.; Laperi, R.; Bodinaku, A.; Kumbaro, A. (Gjonaj, A.) etj.: “Teknologjia  mekanike”, 490 f., Tekst për inxhinierinë mekanike,  Botues: SHBLU, Tiranë, 1988;

2.    Gjonaj A.; Miraçi, F.: “Automatizimi”, 390 f., Tekst për inxhinierinë mekanike, Botues: SHBLU, Tiranë, 1990;

3.    Gjonaj, A.: “Informatika-Elemente të programimit në gjuhën C me aplikime”, 118 f., Tekst për  inxhinierinë elektrike,  Botues: Universiteti Politeknik i Tiranës, Tiranë,1996.

4.    Gjonaj, A.; Mullaj, E.; Muço, M.: “Baza të informatikës me aplikime (gjuha Pascal)”, 140 f., Tekst për fakultetet e inxhinierisë mekanike, të ndërtimit dhe të gjeologjisë e minierave, Botues: SHBLU, Tiranë,1997;

5.    Gjonaj, A.; Nallbani, E.: “Informatika-Programimi në gjuhën C”, 200 f., Tekst për inxhinierinë elektrike, Tiranë, 1999;

6.    Muço, M.; Gjonaj, A.: “Informatika-Programimi në Pascal”, 225 f., Tekst për fakultetet e inxhinierisë mekanike, të ndërtimit dhe të gjeologjisë dhe të minierave,  Tiranë, 1999;

7.    Gjonaj, A.; Nallbani, E.: “Baza të Informatikës. Programimi  në  gjuhën  C”, faqe 490 f., Tekst për  inxhinierinë elektrike, Tiranë, 2001;

8.    Gjonaj, A.; Bejleri, A.; Myftiu, T.: “Baza  të  Informatikës. Programimi  në  gjuhën  Pascal”,  430 f., Tekst për fakultetet e inxhinierisë mekanike, të ndërtimit dhe të gjeologjisë e minierave, Tiranë, 2002;

9.    Gjonaj, A.; Nallbani, E.: “Baza  të Informatikës. Programimi  ne  gjuhen  C”(Ripunim), 520 f., Tekst për inxhinierinë elektrike, Tiranë, 2003.

Materiale didaktike për arsimin e lartë dhe botime të tjera

1.     “Makinat me drejtim numerik”: Shkenca dhe Jeta, fq 22-23. 2/1978, Tiranë, 1978;

2.    “Drejtimi i programuar në makinat metalprerëse”: Shkenca dhe Jeta, fq 35-37, 3/1979, Tiranë, 1979;

3.    “Teknologjia e materialeve”: Leksione për inxhinieritë jo mekanike, Tiranë, 1980;

4.    “Plotësime ne informatikë”: Leksione për kurset pasuniversitare në inxhinieri, Tiranë, 1988;

5.    “Informatika e Përgjithshme” (bashkautore), 90 f., Tekst për shkollat e mesme, Botues: SHBLSH, Tiranë,1988;

6.    “Sistemi operativ MS-DOS” : Laboratorë në Informatikë, Tiranë, 1998.

7.    “Editori i Gjuhës C dhe Editori i gjuhës Pascal”: Laboratorë në Informatikë, Tiranë, 1998.

Kumtesa në aktivitete shkencore ndërkombëtare

1.     Gjonaj, M.; Qilafku, G.; Kumbaro, A. (Gjonaj, A.):“Stress states and unique  modelling of uniaxial and multiaxial fatigue”: International Conference on Material Engineering - Gallipoli, Italy, 1996;

2.    Gjonaj, M.; Cukalla, M.; Kumbaro, A. (Gjonaj, A.):“The estimation of fatigue life and fatigue limit of  plain carbon steels with supplements chromium and nickel”: 3rd  Balkan Conference on Metallurgy-Ohrid, Macedonia, September 2003, Ohrid, 2003;

3.    Bejleri, A.; Lleshi, Z.; Gjonaj, A.:“Possibilities of the processing of nickelsilicate of Bitincka for the ferronickel production”: 3rd International  Symposium  “Materials  and their use”- Prishtina, Nov. 2003, Prishtina, 2003;.

4.    Bejleri, A.; Elezi, D.; Gjonaj, A.: ”The technical and administrative reconstruction of the vehicle accumulation and demolition centers for an efficient utilization of the materials”: 3rd International  Symposium  “Materials  and their use”- Prishtina, Nov. 2003, Prishtina, 2003;

5.    Hidri, F.; Tigno, T .; Fata, I.; Gjonaj A.:”Contemporary Trends and Multidisciplinary Issues in Nowadays Society” , International Conference of Luarasi University, Tirana, Albania, 08 October 202 0;

6.    Hoxhalli, G.; Gjonaj, A.: “Symbolic data analysis in Economics. Methods and model”, Education – Research - Innovation”(IMCERI-2022)-10th International Multidisciplinary Conference, Tirana, Albania, December 13th 2022.

Kumtesa në aktivitete shkencore kombëtare

1.     Gjonaj, A. (bashkautore): “Kontrolli aktiv përmasor” : Sesion shkencor i Fakultetit të Inxhinierisë, UT, Tiranë, 1983;

2.    Gjonaj, A. (bashkautore): “Modernizimi i makinave metalprerëse” : Sesion shkencor, Fakulteti i  Inxhinierisë, Instituti  Mekanikës, Tiranë, 1984;

3.    Gjonaj, A. (bashkautore): “Automatizimi në makinat metalprerëse”: Sesion shkencor i Kombinatit të Autotraktorëve, Tiranë, 1985;

4.    Gjonaj, A. (bashkautore): “Disa probleme të marrjes automatike të informacionit përmasor të punimit mekanik”: Konferenca  Kombëtare e Mekanikës, Tiranë, 1986;

5.    Gjonaj, A.: “Funksionet logjike për modelimin e akopjimit të sipërfaqeve cilindrike”: Sesion shkencor i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Tiranë, 1991.

Referime shkencore

1.     Gjonaj, A. (bashkauatore): “Ligjësi të shpërndarjes së përmasave në marrjen e informacionit për to “: Katedra e Teknologjisë, UPT, Tiranë, 1986;

2.    Gjonaj, A. (bashkauatore):“Faktorët sistematikë e të rastit në marrjen automatike të  përmasave”: Katedra e Teknologjisë, Tiranë, 1987;

3.    Gjonaj, A. (bashkauatore): “Struktura të ndërtimit të manipulatorëve” : Ekip kërkimor në Kombinatin e Autotraktorëve, Tiranë, 1988;

4.    Gjonaj, A, (bashkauatore):“Hartim i informatizuar i teknologjive ne makina me drejtim numerik” : Katedra e Informatikës, UPT,1989, Tiranë, 1989;

5.    Gjonaj, A. (bashkauatore):“Vështrim mbi arsimin e lartë universitar dhe pasuniversitar në Francë”, UPT, nëntor 1999, Tiranë 1999;

6.    Gjonaj, A. (bashkauatore):“Arsimi i lartë italian-modeli universitar europian me traditë dhe autonomi të gjërë akademike” UPT, mars 2000, Tiranë, 2000;

7.    Gjonaj, A. (bashkauatore): “Why Object-Oriented  Programming”, Laboratoire d’Informatique Théorique Applique -Universite de Metz, France,  2001.

8.    Gjonaj, A. (bashkauatore):“CORBA & middleware”, Laboratoire d’Informatique Théorique Applique-Universite de Metz, Francë, 2001;

9.    Gjonaj, A, (bashkauatore):“Deklarata e Bolonjës dhe reforma universitare italiane e viteve 2000”, UPT, shkurt 2001;

10.Gjonaj, A, (bashkauatore): “Shërbimet e grupit për përmirësimin e komunikimeve në rrjet”,  Departamenti i Matematikës e Informatikës (UPT) dhe INIMA- Akademia e Shkencave, Qershor 2003.

Udhëheqëse shkencore për projekte diplomash, mikroteza dhe doktorate

Udhëheqje doktoratash:

1.     Elda Nallbani: “Bashkëveprimi ndërmjet sistemeve heterogjene Windows, Linux, Unix për komunikimet në rrjet duke përdorur standardin CORBA”,  janar 2004,  UPT, Tiranë;

2.    Luan Bekteshi: “Sfidat dhe avantazhet e përdorimit të ICT-së universitet : rasti i universitetit të Elbasanit”, maj 2016, UET, Tiranë;

3.    Besim Limani: “Performanca e sistemit të transmetimit të teknologjisë WDM & EDFA, rasti i linjës Prishtinë – Shkup”,   qershor 2016, UET, Tiranë;

4.    Zijadin Krasniqi: “Komunikimi i sistemeve të emergjencave dhe sinkronizimi i të dhënave në aplikimet e pajisjeve mobile - rasti i Kosovës”, korrik 2016, UET, Tiranë;

5.    Besjana Tosuni: “Studimi  i   rrjetit   turistik   me ndihmën   e   teorisë   së   grafeve, rasti   i   qytetit   të   Durrësit”,  korrik 2016, UET, Tiranë;

6.    Marijon Pano: “Menaxhimi inteligjent i energjisë elektrike në godinat e banimit dhe institucionet”, dhjetor 2018, UET, Tiranë;

7.    Kastriot Haxhiu:  “Informatizimi i procesit të certifikimit të edukimit profesional”, janar 2021, UET, Tiranë;

8.    Ukshin Gashi: “Aplikimet e Sistemeve te Informacionit ne Ekonomi”, UET, Tiranë.

Udhëheqje shkencore e shumë temave të diplomave të nivelit Bachelor e Master i Shkencave, si shembull disa të viteve të fundit:

1.     Kevin Hysenbelli: “Algoritmi RSA dhe krimi kibernetik ne DEEP WEB”, Master i shkencave në  Teknologji Informacioni dhe Inovacioni, Universiteti Luarasi, Tiranë, 2020;

2.    Lidio Mykaj: “Parashikimi i serive kohore dhe analiza e të dhënave”, Master i shkencave në  Teknologji Informacioni dhe Inovacioni, Universiteti Luarasi, Tiranë, 2021;

3.    Andi Meta: “Sistemet e informacionit në ndihme të  industrisë së ndërtimit”, Master i shkencave në  Teknologji Informacioni dhe Inovacioni, Universiteti Luarasi, Tiranë, 2021;

4.    Geraldo Cani: “Ndikimi i teknologjisë ndër vite në sistemin shëndetësor në Shqipëri”, Master i shkencave në  Teknologji Informacioni dhe Inovacioni, Universiteti Luarasi, Tiranë, 2021;

5.    Besjan Peri: “Përdorimi i mjedisit të marketingut të ndërmjetësuar nga kompjuterët”, Master i shkencave në  Teknologji Informacioni dhe Inovacioni, Universiteti Luarasi, Tiranë, 2024;

6.    Xhulja Hajdaraj: “Zbatimi i Inteligjencës Artificiale për optimizimin e shërbimeve bankare”, Master i shkencave në  Teknologji Informacioni dhe Inovacioni, Universiteti Luarasi, Tiranë, 2025;

7.    Iris Alibehaj: “Roli i Blockchain i teknologjisë në realizimin e transaksioneve në biznes”, Master i shkencave në  Teknologji Informacioni dhe Inovacioni, Universiteti Luarasi, Tiranë, 2025;

8.    Enis Spahiu: “Inteligjenca artificiale në vendimmarrjen ekonomike”, Master i shkencave në  Teknologji Informacioni dhe Inovacioni, Universiteti Luarasi, Tiranë, 2026;

9.    Ergi Kapollari: “Transformimi digjital dhe performanca e bizneseve shqiptare”, Master i shkencave në  Teknologji Informacioni dhe Inovacioni, Universiteti Luarasi, Tiranë, 2026;

10.Joana Bardhi: “Projektimi dhe implementimi i një platforme për menaxhimin e pasurive të paluajtshme (real estate) duke përdorur FLASK”, Master i shkencave në Teknologji Informacioni dhe Inovacioni, Universiteti Luarasi, Tiranë, 2026;

11.  Renisa Nisllaj: “Siguria Kibernetike dhe Menaxhimi i Riskut në sisteme informacioni”, Master i shkencave në Teknologji Informacioni dhe Inovacioni, Universiteti Luarasi, Tiranë,  2026;

12. Anja Zela: “Një kornizë auditimi e bazuar në risk: identifikimi i mospërputhjeve ndërmjet etiketave data safety të google play store dhe lejeve faktike të aplikacioneve android”, Bachelor në Teknologji informacioni dhe inovacioni, Universiteti Luarasi, Tiranë, 2026;

13. Marsia Myzyri: “Asistent Inteligjent Virtual për Studentët e Universitetit Luarasi”, Bachelor në Teknologji informacioni dhe inovacioni, Universiteti Luarasi, Tiranë, 2026.

Projekte dhe studime shkencore

·       Projekti JEP: “Pushing the public administration towards the information society”, autorë: Prof. B. Ruseti, Prof. as. A. Gjonaj, Prof. N. Frashëri, Dr. J. Gonzales, Prof. P. Gerlich: UT, UPT, INIMA, University of Deusto (Spain), University of  Wienna (Austria), bashkëhartuese, 2000.

·       Sixth Framework Programme for Research, Technological Development and Demonstration- European Commission-Network of Excellence: “Mesoscopic approach of mechanical properties of materials”, bashkestudiuese në projekt, 2003.

Studime shkencore

1.     Luigi, Za.; Starova, T.; Gjonaj, A.:“Tendenca të ndryshimeve në nivelin arsimor-kulturor të rinisë së kryeqytetit”, 35 f., Universiteti Lecce-Itali; UT, UPT, Tiranë, 1994;

2.    Gjonaj, M.; Gjonaj, A.: “Sistemi universitar dhe pasuniversitar francez - Analize mbi aspetktet me pergjithesuese”, 24 f., UPT, nëntor 1999;

3.    Gjonaj, M.; Qylafku, G.; Gjonaj, A.: “Ndërtimi i një ligjësie të efektit të përqendruesve gjeometrikë të sforcimeve”, 30 f., UPT,  Tiranë, 2000;

4.    Nallbani, E. (INIMA): Gjonaj, A.: “Mbi teknologjinë e modelit ActiveX Data Object ne bashkëveprimin e të dhënave heterogjene”, 17 f., UPT, Tiranë, 2001;

5.    Gjonaj, A.; Nallbani, E. (INIMA): “Përmirësimi i komunikimeve ne rrjet duke zgjeruar shërbimin e grupeve”, 54 f., 2002-2003, Tiranë, 2003;

6.    Gjonaj, A.:  “Mbi marrjen automatike të përmasave”, 90 f., studim disertacioni, UPT, Tiranë.

Hartuese dokumentacionesh bazë të Shkollës së lartë

·       Bashkautore kryesore në hartimin e Planit Mësimor dhe të pesë programeve të Shkollës pasuniversitare (ShPU) “Informatika në shkencat e inxhinierisë", Universiteti Politeknik (vitet ‘97, ‘00,’03).

·       Bashkautore kryesore në hartimet e programeve të disiplinës universitare “Informatika” për Fakultetet e Inxhinierisë: mekanike, elektrike, ndërtimit dhe gjeologjisë e minierave  të Universitetit Politeknik të Tiranës.

·       Autore në hartimin e dy  programeve të Shkollës pasuniversitare (ShPU) te Inxhinieria e   tekstilit, 2003.

·       Autore, hartuese e disa programeve të disiplinave universitare dhe pasuniversitare “Automatizim” për Inxhinierinë Mekanike, Universiteti i Tiranës.

Artikuj shkencorë

1.     Hoxhalli, G.; Nako, E.; Gjonaj, A.: “Improving the programming and coding skills reduce the knowledge gap in Albania ICT Market”, 8th International Scientific Conference: “Integrated Policy In Research And Innovation”, Tiranë, Organizuar nga Kolegji Universitar Luarasi, maj 2019, Tiranë, 2019;

2.    Krasniqi, Z.; Gjonaj, A.: “The impact of Big Data on the Android Mobile Platform for Natural Disaster Situations”, Publikuar tek revista: ”Advances in Science, Technology and Engineering Systems Journal” (ASTESJ), Volume 3, Issue 2, Page No 206-210, mars 2018;

3.    Krasniqi, Z.; Ahmeti, E.; Gjonaj, A.: “The methodology of data collecting and the real time synchronisation in ETL”, Publikuar tek revista: “International Journal of Computer Science and Information Security” (IJCSIS), Vol. 15, No. 11, November 2017, USA;

4.    Krasniqi, Z.; Gjonaj, A.: “Warehouse data integration system for natural disaster management“, Publikuar tek revista: “International Journal on ICT Education, Knowledge Society & Open Governance”,   (ICTEA) Dubrovnik, Croatia, Vol.4, June 2015;

5.    Krasniqi, Z.; Gjonaj, A.: “Aplikimet e teknologjisë së informatikës në menaxhimin e emergjencave dhe katastrofave natyrore”, Publikuar tek revista studimore shkencore “Dardania”, Buletini Shkencor Nr. 2, mars 2015, COBISS.CG-ID 20683538.

6.    Kumbaro A. (Gjonaj, A.); Gjonaj, M., Bejleri, A.: “Mbi gradientin relativ te sforcimeve për vlerësimin e faktorit të intensitetit të përqendruesve në jetëgjatësinë në lodhje”, Buletini i Shkencave Teknike, Nr.1, 2004.

Përfundim

Prof. dr. Adrina Gjonaj është hartuese e shumë botimeve universitare e publikimeve dhe prezantime në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Ka udhëhequr përgatitjen e mjaft tezave masteri, si dhe tetë doktoratave të mbrojtura me sukses në UPT dhe në Universitetin Europian të Tiranës.

Prof. dr. Adriana Gjonaj është dëshmuar me përkushtimin ndaj arsimit, kërkimit shkencor dhe shoqërisë shqiptare, duke u shquar si një prej figurave që kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin akademik dhe institucional të vendit. Ajo përveç në mësimdhënie ka dhënë kontribut të çmuar edhe në arenën politike, si deputete e Partisë Demokratike gjatë Legjislaturës së VII-të të Kuvendit të Shqipërisë, duke sjellë përvojën dhe ekspertizën e saj teknike dhe akademike në shërbim të politikave publike. Hartuese e shumë botimeve universitare e publikimeve dhe prezantime në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

Bibliografi

1.     Gjonaj, A.: “Informatika-Elemente të programimit në gjuhën C me aplikime”: Tekst për  inxhinierinë elektrike,  Botues: Universiteti Politeknik i Tiranës, Tiranë,1996.

2.    Gjonaj, A.; Mullaj, E.; Muço, M.: “Baza të informatikës me aplikime (gjuha Pascal)”: Tekst për fakultetet e inxhinierisë mekanike, të ndërtimit dhe të gjeologjisë e minierave, Botues: SHBLU, Tiranë,1997;

3.    Gjonaj, A.; Nallbani, E.: “Informatika-Programimi në gjuhën C” : Tekst për inxhinierinë elektrike, Tiranë, 1999;

4.    Muço, M.; Gjonaj, A.: “Informatika-Programimi në Pascal”: Tekst për fakultetet e inxhinierisë mekanike, të ndërtimit dhe të gjeologjisë dhe të minierave,  Tiranë, 1999;

5.    Gjonaj, A.; Nallbani, E.: “Baza të Informatikës. Programimi  në  gjuhën  C”, faqe 490 f., Tekst për  inxhinierinë elektrike, Tiranë, 2001;

6.    Gjonaj, A.; Bejleri, A.; Myftiu, T.: “Baza  të  Informatikës. Programimi  në  gjuhën  Pascal”: Tekst për fakultetet e inxhinierisë mekanike, të ndërtimit dhe të gjeologjisë e minierave, Tiranë, 2002.