Gani Pllana: Prof. Dr. Shyqri Kelmendi, personalitet i veçantë në Kombinatin “Trepça” dhe pedagog universitar

3h më parë

PROF. DR. SHYQRI KELMENDI PERSONALITET I VEÇANTË NË KOMBINATIN “TREPÇA” DHE PEDAGOG UNIVERSITETI PËR SISTEMET MINERARE DHE PROCESIMET E MINERALEVE

Nga Gani S. Pllana, Prishtinë

Prof. dr. Shyqri Kelmendi lindi më 28 nëntor 1947 në Lipë, Mitrovicë. Shkollën fillore “Meto Bajraktari” e kreu në Mitrovicë gjatë periudhës 1954-1962. Gjimnazin “Silvira Tomasini” e kreu gjithashtu në Mitrovicë gjatë viteve shkollore 1962-1966.

Studimet universitare i kreu në Universitetin e Beogradit në Fakultetin e Minierave dhe Gjeologjisë në Beograd, Departamenti i Minierave-Inxhinieri Elektrike në Miniera, në periudhën: shtator 1966-dhjetor 1970, duke mbrojtur temën e diplomës, me tiitull: “Kontrolli automatik i sistemit të transportierëve-Miniera sipërfaqësore ‘Kosova A’ në Obiliq”; Fusha e studimit: Kontrolli automatik i procesit minerar.

Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit në Fakultetin e Minierave dhe Gjeologjisë në Beograd, Departamenti i Minierave-Inxhinieri Elektrike në Miniera, në periudhën: shtator 1987-1989, me titull teme të magjistraturës: “Kontrolli automatik i procesit të flotacionit të xeheve sulfide Pb-Zn”; fusha e specializimit: Kontrolli automatik i procesit të flotacionit.

Temën e doktoraturës e ka mbrojtur në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë-Mitrovicë, në periudhën 1997-2003, me titull: ”Modelimi matematik dhe kontrolli kompjuterik i procesit të flotacionit”; fusha e specializimit: Kompjuterizimi i procesit të flotacionit

Veprimtaria universitare

Prof. dr. Shyqri Kelmendi për shumë vite ishte profesor në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë (Universiteti i Prishtinës), ku ligjëroi në studimet bachelor dhe master. Ka ligjëruar gjithashtu në institucione të tjera të arsimit të lartë privat në Kosovë.

1974-1990: Profesor i jashtëm në Fakultetin e Gjeoshkencave-Mitrovicë në Universitetin e Prishtinës;

2008-2013: Profesor i jashtëm në Fakultetin e Gjeoshkencave-Mitrovicë në Universitetin e Prishtinës;

2013-2019: Profesor i rregullt në Fakultetin e Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Prof. dr. Shyqri Kelmendi ishte udhëheqës shkencor i shumë punimeve të diplomave bachelor dhe të masterit për studentë dhe inxhinierë të xehetarisë, si edhe në disa raste edhe anëtar komisioni për mbrojtje të doktoraturave.

Titullar i lëndëve mësimore si pedagog në Universitet: Ndër lëndët mësimore që ka zhvilluar si pedagog universiteti ishin:

Projektimi bashkëkohor në miniera;

Pasurimi i mineraleve;

Teknologjia e flotacionit;

Projektimi i objekteve minerare;

Vlerësimi tekniko-ekonomik i minierave;

Metodat moderne të shfrytëzimit të xeheve.

Prof. dr. Shyqri Kelmeni përveç në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Gjeoshkencave, ka qenë i angazhuar edhe në mësimdhënie në kolegjin privat “Globus”, në Prishtinë, ku ishte titullar i disa lëndëve mësimore:

Menaxhimi i Projekteve;

Menaxhimi i Prodhimit;

Projektimi në miniera;

Gjeostatistika;

Bazat e Informatikës.

Njohuri të gjuhëve të huaja: serbisht/kroatisht, rusisht, anglisht dhe frëngjisht.

Fushat kryesore të specializimit

Prof. dr. Shyqri Kelmendi gjatë përvojës në Kombinatin “Trepça” dhe si pedagog universiteti zotëronte disa fusha për miniera dhe minerale, si në vijim:

Projektimi bashkëkohor i minierave;

Shfrytëzimi i xeheve nëntokësore;

Pasurimi i mineraleve (flotacioni);

Mineralogjia dhe teknologjia minerare;

Ekonomia dhe menaxhimi i minierave;

Zbatimi i softuerëve inxhinierikë në projektimin minerar.

Kompetencat thelbësore të prof. dr. Shyqri Kelmendit përfshijnë:

Strategjitë minerare;

Menaxhimin e minierave, flotacioneve dhe metalurgjikëve;

Studimet e fizibilitetit në fushën e minierave;

Ekspertiza nga lëmi i flotacioneve;

Projektimi i objekteve dhe sistemeve minerare.

Eksperiencat profesionale:

1970-1974: Miniera “Trepça” në Stanterg; Inxhinier në operativën prodhuese: Inxhinier në mirëmbajtjen elektrike dhe makinerike të minierës, përgjegjës për mirëmbajtjen e pompave, kompresorëve, ventilatorëve, makinave ngritëse për njerëz dhe xehe, trafostacioneve, rrjetit shpërndarës dhe furnizimit të minierës me energji.

1974– 2017: Ligjërues dhe profesor universiteti: Ligjërimi i Strategjive minerare, Gjeostatistikës, Elektroteknikës për miniera, Bazat e Informatikës, Simulimet me kompjuter, Softueri minerar dhe gjeologjik, Projektimi në miniera, Kontrolli dhe rregullimi i proceseve, Procesi në flotacion, Metodat matematikore në inxhinierinë minerare, Menaxhimi i Projekteve dhe Menaxhimi i prodhimit. Në kuadër të studimeve themelore dhe në studime master ka udhëhequr me qindra dhjetëra studentë për punime të diplomave bachelor dhe master, e gjithashtu ka udhëhequr disa studentë në programet e studimeve të doktoratës.

1974-1976: Miniera “Trepça” në Stanterg; Drejtor i Elektromakinerisë: Menaxher I Sektorit të Elektromaqinerisë, përgjegjës për funksionimin e rregullt, të sigurt dhe pa pengesa të objekteve vitale të minierës dhe të pajisjeve dhe makinave productive në minierë.

1976-1979: Miniera “Trepça” në Stanterg; Drejtor i Investimeve: Menaxher i sektorit të investimeve dhe të zhvillimit të minierës me flotacion. Janë menaxhuar aktivitetet investive hapja e horizonteve 10, dhe 11, Flotacioni i ri Tunel, thellimi i tri pusoreve të reja, hulumtimet e rajonit xehembajtës në rrethinën e Stantërgut. Janë menaxhuar qështjet teknike, financiare dhe sociale.

1988-1991: NUSH “Ferronikeli”-Drenas, Kosovë; Drejtor i minierave të Fe-Ni: Menaxher i minierave kosovare për prodhimin e xeheve të ferronikelit, në kuadër të NSH “Ferronikeli” Kosovë, Drenas.

1993-1996: Qeveria e Republikës së Shqipërisë; Projekt Menaxher i Programit të Feronikelit: Përgjegjës për shtruarjen dhe zhvillimin e Strategjisë dhe të studimit të fizibilitetit për minierat dhe metalurgjikëte ferronikelit në Shqipëri, posaqërisht duke hulumtuar mundësinë e prodhimit minerar të xeheve nikel-silicate të cilat do të trajtoheshin me shkrirje elektroharkore në furra bashkëkohore elektrike.

1996: ELKIM-Kristiansand, Norvegji; Menaxher projekti: Testet në laboratorin gjysmëindustrial të mundësive të shkrirjes dhe përfitimit të ferronikelit në shkallë komerciale, duke shfrytëzuar qymyret e minierave të Shqipërisë.

1996-1999: Institucionet e pushtetit paralel të Kosovës; Operator kompjuterik: I angazhuar për të ngritur, mirëmbajtë, funksionuar dhe zhvilluar sektorin financiar të Republikës së Kosovës, në përkrahje të Arsimit paralel dhe institucioneve tjera kosovare, duke krijuar dhe mirëmbajtur databazën kompjuterike.

1999 – 2001: Kompani në sektorin privat për projektim dhe zhvillim; CEO; Përgjegjës për organizimin e veprimtarive minerare në Kosovë, për inxhiniering dhe marketing në sektorin energjetik dhe minerar të Kosovës.

2005-2008: Ministria për Energji dhe Miniera, Qeveria e Kosovës; Këshilltar i parë i Ministrit: Këshilltar teknik përgjegjës për ngritjen e Strategjisë minerare të Kosovës, të politikave afat-shkurta dhe afat-mesme të aktiviteteve minerare, përgaditja e resurseve të duhura për draft Ligjin e pare të Ligjit për miniera të Kosovës, si dhe përgaditjen e rregulloreve bazike për licncim të operatorëve minerar dhe rifillimin e punës së minierave kosovare, pas një ndërprerje të gjatë.

2008– 2012: Këshilltar teknik: Ekspertiza nga fushat relevante dhe këshillim për menaxherin kryesor për mirëmbajtjen e prodhimit dhe kushteve në miniera. Përgjegjësitë për të përtrirë dokumentacionin teknik dhe për të shtruar rregullat e largimit të ujit nga miniera, dhe rregullat teknike të mirëmbajtjes së flotacionit dhe të objekteve kapitale minerare. Koordinator kryesor i punimit të studimeve të punimeve përgaditore dhe të fizibilitetit të minierave ekzistuese.

Veprimtaria profesionale dhe drejtuese

Prof. dr. Shyqri Kelmendi gjatë karrierës së tij shumëvjeçare punoi në “Trepçë”, ku mbajti një sërë detyrash inxhinierike dhe drejtuese. Ai u dallua për ekspertiza në projektimin e minierave, teknologjinë e flotacionit, organizimin e prodhimit minerar dhe zhvillimin e strategjive për industrinë minerare të Kosovës. Në vitet e fundit të jetës ishte edhe anëtar i Bordit të Minierës “Trepça”. Ai kishte detyra drejtuese bazuar në përvojën profesionale, si në vijim:

1970-1972: Inxhinier në sektorin elektrik – Miniera “Trepça” – Stantërg;

1972-1973: Shef i departamentit elektrik të minierës – Miniera “Trepça” – Stantërg;

1974-1977: Shef i mirëmbajtjes së minierës – Miniera “Trepça” – Stantërg;

1977-1978: Shef i Departamentit për Investime dhe Zhvillim – Miniera “Trepça” – Stantërg;

1978-1982: Drejtor i Përgjithshëm i Minierës dhe Flotacionit – “Trepça” – Stantërg;

1982:1984 Drejtor i Përgjithshëm i Metalurgjisë së Plumbit (Shkritorja dhe Rafineria) – “Trepça”-Zveçan;

1985-1987: Drejtor i Impiantit të Flotacionit – “Trepça” – Tuneli i parë;

1987-1988: Shef i prodhimit të xehes në minierë – Miniera “Trepça” – Stantërg;

1988-1991: Drejtor i minierës dhe përpunimit të xehes - Ferronikel – Drenas;

1991-1999: I larguar nga puna, vendim i regjimit serb!

1994-1997: Këshilltar për projekte minerare – Qeveria e Shqipërisë (Ministria e Minierave

dhe Energjetikës);

1999-2001: Menaxher projekti – Kompania private ICM Engineering – Prishtinë;

2002-2003: Menaxher i Minierës dhe Impiantit të Flotacionit – Trepça Stantërg;

2003-2005: Menaxher për Zhvillim i Kompleksit Industrial Trepça;

2005-2007: Këshilltar i Lartë – Ministria e Minierave dhe Energjetikës, Qeveria e Kosovës.

Anëtar i Komiteteve shkencore të Kongreseve Botërore të minierave

Prof. dr. Shyqri Kelmendi në bazë të ngritjes profesionale dhe shkencore i edhe në bazë të përvojës udhëheqëse në prodhimtari, ishte anëtar i disa trupave profesionale dhe Komiteteve shkencore botërore për miniera, si në vijim:

Anëtar i trupave profesional:

Anëtar i Komitetit shkencor të Kongresit të X Botëror të minierave;

Anëtar i Komitetit organizativ dhe Komitetit shkencor të Kongresit të XV, XVI, XVII dhe XVIII ballkanik për pasurimin e mineraleve me flotacion (Bukuresht, Tuzla, Beograd, Antalya);

Anëtar i Komitetit shkencor për automatizimin dhe rregullimin e flotacioneve për vendet SEV;

Anëtar i WSEAS, Arcachon, France;

Anëtar i përhershëm i Akademisë së shkencave të vendeve ballkanike për pasurimin e mineraleve (Balkan Academy of Sciences on Minerals – BASM, Istanbul, Turkey).

Pozita të rëndësishme në Universitetin e Prishtinë dhe në Institute shkencore të vendit

Anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës në disa mandate;

Kryetar i  Këshillit të Shkencës pranë MASHT.

Anëtar i asociuar shkencor i Institutit për Plumb dhe Zink “Trepça”;

Këshilltar i parë në Ministrinë për Energji dhe Miniera (Qeveria e Kosovës);

Drejtor në Bordin e përkohshëm Drejtues të “Trepça” Sh.A (Mars – shtator/2020);

Eksperiencat profesionale dhe shkencore jashtë vendit

Shqipëri (1993-1996);

Norvegji (1996);

Kanada (1978, 1984, 1988 dhe 2009);

Britani e Madhe: 1983;

Suedi: 1981, 1984, 1988 dhe 2002.

Eksperiencat substanciale pune në sektorin minerar: dyzet e tri vite

Kualifikimet kyçe - (Përshkrimi i Kompanisë MAXWEL – London): dr. Shyqri Kelmendi është një ekspert i njohur për miniera dhe minerale, me një eksperiencë mbi dyzet vjeçare në udhëheqjen e operimeve globale    kompani prodhuese xehetare, institucione qeveritare dhe ndërkombëtare. Kompetencat e tij thelbësore përfshijnë: Strategjitë minerare, menaxhimin e minierave, flotacioneve dhe metalurgjikëve, eksperiencat ligjdhënëse në fushën e minierave, ekspertiza nga lëmi i flotacioneve dhe posaçërisht nga projektimi i objekteve dhe sistemeve minerare. dr. Shyqri Kelmendi ka të publikuara libra – tekste universitare, një numër të madh punimesh shkencore dhe profesionale të publikuara dhe të botuara në revistat dhe buletinet e jashtme dhe vendore, një numër të lakmueshëm projektesh ekzekutive, të gjitha këto nga fusha e evaluimeve minierare dhe të

Veprimtaria botuese e prof. dr. Shyqri Kelmendit

Prof. dr. Shyqri Kelmendi me një experiencë të akumuluar që nga viti 1974 në mësimdhënie universitare, kryesisht në lëmenjtë profesional që si objekt trajtimi dhe hulumtimi kishin sistemet minerare dhe procesimet e mineraleve, Ka publikuar tekste universitare dhe punime profesionale dhe shkencore në revistat dhe buletinet vendore dhe jashtë shtetit, si në vijim:

Tekste universitare

Kelmendi, Sh.: “Aplikime kompjuterike”, Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Mitrovicë, 1997;

Kelmendi, Sh.: “Metodat matematikore në inxhinieri” (për studime master), Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2006.

Kelmendi, Sh.: “Projektimi bashkëkohor i minierave “: Dispensë, Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Mitrovicë, 2009.

Kelmendi, Sh.: “Bazat e informatikës”: Dispensë, Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Mitrovicë, 2010.

Kelmendi, Sh.; Zeqiri, I.: “Bazat e gjeostatistikës aplikimet në miniera”, 263 f., Botues: Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Gjeoshkencve dhe Teknologjisë, Prishtinë, 2011.

Kelmendi, Sh.: “Gjeostatistika e aplikuar në miniera”: Dispensë, Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Mitrovicë, 2011.

Kelmendi, Sh.: “Thyerja me sitje”: Dispensë, Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Mitrovicë, 2012.

Kelmendi, Sh.: “Menaxhimi i projekteve” (tekst për studime master), Botues: Kolegji i menaxhmentit internacional “Globus”, Prishtinë, 2013.

Kelmendi, Sh.: “Menaxhimi i prodhimit” (tekst për studime master), Botues: Kolegji i menaxhmentit internacional “Globus”, Prishtinë, 2014.

Kelmendi, Sh.: “Bazat e gjeostatistikës” (tekst për studime master), Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë, 2014.

Kelmendi, Sh.: ”FLOTIMI i xeherorëve të Pb Zn”, 509 f., Botues: “Titanik”, Prishtinë, 2021.

Artikuj shkencorë

Kelmendi, Sh.: “One method of linear programming”, Scientific Students Edition of Belgrade University, Belgrade, 1970.

Kelmendi, Sh.: “Some aspects of investments in the develpoment of minig projects”, Publication of Mining World Congress, Transfer of the sciences and technology, 1978.

Kelmendi, Sh.: “Potential risks and their potential risks and their preventable at “TREPÇA” mine”, Revista: XEMK Nr.3, Mitrovicë, 1979.

Kelmendi, Sh.: “Increasing of stope capacity with using of flotation backfill at “TREPÇA” mine”, VIII Jugoslav Symposium for underground mining, Zenica, B.H., Zenica, 1980.

Kelmendi, Sh.: “Automatic control of redepositing system at “TREPÇA” mine. International Mining Symposium, Leningrad, 1983.

Kelmendi, Sh.: “Secondary mining of pillars at Stanterg mine”, Jugoslav Symposium for Underground Mining, Tuzlla, B.H., Tuzla, 1987.

Kelmendi, Sh.: “Computer like regulator in flotation process”. First Jugoslav Symosium for Computer application in Mining and Geology, Book II. pp.275-287, Beograd, 1988.

Kelmendi, Sh.; Zeka, N.; Bejleri, E.: “Semi-industrial experiment of production low grade ferronickel from Albanian laterite and Ni-Si ores”, Institute Elkem Technology Kristiansand, Norway, Kristiansand, 1996.

Kelmendi, Sh.: “‘TREPÇA’ – production potential and their role in economic growth of Kosovo”, Symposium of RIINVEST Institute Prishtina, Prishtina, 1997.

Kelmendi, Sh.: Kastrati, S.: “Production of base metals-perspectives’”, First International Symposium for Mines and Geology, Prishtina, 2002.

Kelmendi, Sh.; Kastrati, S.: “Base metals – perspectives of development”, 1st International Symposium for Mines and Geology, Prishtina, 2002.

Kelmendi, Sh.; Kastrati, S.: ”Base metals and kosova’s economy”, International Symposium for regional economy, Prishtina, 2003.

Kelmendi, Sh.: “Development opportunity of mining and metalurgy”, Postwar  Economy of Kosova  – Strategy and Policy. RIINVESt Institute, Prishtina, 2003.

Kelmendi, Sh.; Dika, A.; Zeqiri, I.: “Advancement in compoter control of flotation process”, UP SHLT, Revista “Teknika” Nr. 3, Ferizaj, 2003.

Kelmendi, Sh.: Recent mining – precondition for capitalization of mineral resources”, UP SHLT, Revista “Teknika” Nr.2, Ferizaj, 2003.

Kelmendi, Sh.; Zeqiri, I.: “Decomposition of technological scheme of flotation process in contours”, UP SHLT, Revista “Teknika” Nr. 3, Ferizaj, 2003.

Kelmendi, Sh.: “Digital control of flotation process”, UP SHLT, Revista “Teknika” Nr. 4, Ferizaj, 2004.

Kelmendi, Sh.: Zeqiri, I.: “Separation curves of mineral particles in flotation”, Mining Faculty Bulletin, Faculty of Mining and Metallurgy, Mitrovicë, 2004.

Kelmendi, Sh.; Berisha, K.; Zeqiri, I.; Karakashi, E.: “Advancement on computer control for flotation process in ‘Trepça’”, XI Mineral Processing Congress, Durrës, Albania, Durrës, 2005.

Kastrati, S.: Kelmendi, Sh.; Zeqiri, I.: “Possibilities for using of tailings at trepca mines according environmental aspects”, International Conference for Environment and tailing treatments in Kosovo, Prishtina, 2005.

Kelmendi, Sh.; Kastrati, S.; Zeqiri, I.: “Investigation of opportunities for sustainable mining at ‘Trepça’ mines – economic and environmental impacts”, International Symposium Faculty of Mining and Metallurgy, Mitrovicë, 2006.

Kelmendi, Sh.; Zeqiri, I.; Sallahu, S.; Blakçori, Sh.: “Production of lead and zinc in region – perspectives”, International Symposium Faculty of Mining and Metallurgy, Mitrovicë, 2006.

Kelmendi, Sh.; Hajdari, H.; Basholli, H.: “Basis for computer control of flotation process”, International Symposium Faculty of Mining and Metallurgy, Mitrovicë, 2006.

Krasniqi, I.; Kelmendi, Sh.; Zeqiri, I.: “Investigation of possibilities for dehydration of lignite and biomass”, International Symposium Faculty of Mining and Metallurgy, Mitrovicë, 2006.

Kelmendi, Sh.; Hajdari, H.; Basholli, H.: “Implementation of computer control in ’Trepça’ concentrator”, International Mineral Processing Symposium, Soko Banja, 2006.

Kastrati, S.; Kelmendi, Sh.; Zeqiri, R.: “Variable parameters for cat and fill underground mining method and their managing”, International Symposium Faculty of Mining and Metallurgy, Mitrovicë, 2006.

Feraud, J.; Kelmendi, Sh.; Maliqi, G.: “Geological appraisal of ‘Trepça’ mine, Kosovo and its content in precious and other metals”, Elsevier Ore Geology review, 2007, Oslo, Norway, 2007.

Kelmendi, Sh.: “Secondary mining of pillars at Stanterg mine”, Jugoslav Symposium for Underground Mining Tuzla, B.H., Tuzla, 1987.

Krasniqi, I.; Kelmendi, Sh.; Zeqiri, I.: “MANAGEMENT OF LIGNITE COMBUSTION WASTE FROM KOSOVA POWER PLANTS – FLY ASH USE POSIBILITIES”, WSEAS International conference (WWAI’07), Archon, France, October 2007.

Kelmendi, Sh.: Kastrati, S.; Hetemi, M.; Zeqiri, I.: “Optimization of parameters of the sublevel mining method as a precondition of technological process control”, 10th International Conference of Metallurgy, Varna, Bulgaria, 2007.

Krasniqi, I.; Kelmendi, Sh.: “Possibilities for practical using of ‘Kosova B’ fly ash”, 10th International Conference of Metallurgy, Varna, Bulgaria, 2007.

Kastrati, S.; Hetemi, M.; Kelmendi, Sh.; Zeqiri, I.: “Optimization of the variable parameters of the sublevel ore demolition exploitation method as a precondition of technological process control”, Sofia, 2007.

Kelmendi, Sh.; Sefedin Kastrati, S.: “CHALLENNGES OF LEAD AND ZINC IN THE REGION, Balkan Mining Congress, Balkan Mine 2007, Beograd, 2007.

Kelmendi, Sh.; R. Zeqiri, R.; Kastrati, S.; Zeqiri, I.; Maliqi, B.:
MINING ACTIVITIES IN THE DEEP LEVELS – ‘TREPÇA’ MINE”, Scientific Conference Alb-Shkenca Forum, Prishtinë, 2007.

Kelmendi, Sh.: “Sustainable production of concentrates and base metals in the region”. XIV BMPC Bukuresht, Romania, Bukuresht, 2009.

Kelmendi, Sh.; Dushi, A.; Bejta, M.: “Simulation and optimization of distillation processes ethanol-propanol stream using chemical and minilab software”, Alb-Shkenca Forum, Tetovë, 2009.

Kelmendi, Sh.: “The role of geostatistical in modern mining planning”, Alb-Shkenca Forum. Tirana. Albania. 2010.

Kelmendi, Sh.; Azemi, F.: The future of Pb and Zn production in Kosova”, Balkan Mining Congress, Ljubljana, 2011.

Kelmendi, Sh.; Zeqiri, R.: “Applications of geostatistics in solution of mining problems”, Fray International Symposium Cancun, Mexico, 2011.

Kelmendi, Sh.; Baruti, B.: “Effects of air pollutions from industrial sources in Kosova”, Fray International Symposium Cancun, Mexico, 2011.

Kelmendi, Sh.; Baftiu, N.: “Mathematical model of belt conveyers”, International Journal of Natural and Engineering Science 5(2): pp. 55-60, 2011.

Kelmendi, Sh.; Kastrati, S.; at all.: “technical and economic advantage of hydro-filling of underground mining facilities in ‘Trepça’ mine in Stanterg”, XIV Balkan Mineral Processing Congress, Tuzla, 2011.

Kelmendi, Sh.; Zeqiri, I.: “Advances of computer control on ‘Trepça’ flotation plant”, XIV Balkan Mineral Processing Congress Tuzla, B.H., Tuzla, 2011.

Kelmendi, Sh.; Baftiu, N.: “Mining activities in Kosovo coal basin and the impact on the environment”, Ohrid, Macedonia, 2012.

Kelmendi, Sh.; Azemi, F.: “Base metals production in the south-west Europe”, Symposium public policies and the environment for business development in the regional Countries, B.H., Sarajevo, 2013.

Kelmendi, Sh.; Azemi, F.; Hyseni, M.: “Mining production of concentrates and base metals in the region”, Ljubljana, Slovenia, Balcan Mining Congress, 2013.

Kelmendi, Sh.: “Treguesit e rëndësishëm ekonomik në prodhimin bashkëkohor minerar”, Simpozium Ndërkombëtar Kolegji “Globus”, Prishtinë, 2013.

Kelmendi, Sh.; Qela, H.: “Current situation and development concept of mineral processing of base metals ores in Kosovo”, XV Balkan Mineral Processing Congress, Sozpol, Bulgaria, 2013.

Kelmendi, Sh.; Mustafa, B.: “Structuring of flotation model in order to forecast the performances of flotation circuits “, XV Balkan Mineral Processing Congress, Sozpol, Bulgaria, 2013.

Kelmendi, Sh.; Hyseni, M.: Decomposition of flotation process – precondition for mathematical modeling”, XV Balkan Mineral Processing Congress, Sozpol, Bulgaria, 2013

Kelmendi, Sh.; Azemi, F.:” Resurset minerale në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit”, Kolegji “Globus”, Prishtinë, 2014.

Kelmendi, Sh.; Azemi F.: “Elementet krahasuese ekonomike të resurseve minerale në kontekstin e menaxhimit ndërkombëtar”, Kolegji “Globus”, Prishtinë, 2014.

Kelmendi, Sh.; Mustafa, B.; Kelmendi, F.:”Efficient use of fly ash in underground mines”, Cancun Mexico, SIPS, SHECHTMAN INTERNATIONAL SYMPOSIUM, 2014.

Kelmendi, Sh.; Fetahu, K.: “The control of process with logical circuits”, SIPS, SHECHTMAN INTERNATIONAL SYMPOSIUM, 2014.

Kelmendi, Sh.; Vitaku, A.; Murati, N.; Mustafa, B.: “Perspective of production of base metals and rare metals in Kosovo”, XVII Balkan Mineral Processing Congress, Antalya, 2017.

Kelmendi, Sh.; Basholli, H.: “Optimization of the process with newton algorithm”, XVII Balkan Mineral Processing Congress, Antalya, 2017.

Kelmendi, Sh.; Mustafa, B.: “LOCAL AND GLOBAL REVIEW OF FLOTATION KINETICS”, XVII Balkan Mineral Processing Congress, Antalya, 2017.

Kelmendi, Sh.; Qela, H.: “POLYMETALIC ORES CALCULATION MODEL THROUGH METAL EQUIVALENT”, Balkan Mineral Processing Congress, Antalya, 2017.

Kelmendi, Sh.: Shpenzimet kapitale dhe indikatorët ekonometrik me ndikim në përcaktimin e perspektivës zhvillimore të kompleksit xehetar ‘Trepça’”, Konferenca: Kolegji “GLOBUS”, Prishtinë, 2017.

Projekte ekzekutive nga fusha e evaluimeve minierare, flotacioneve të menaxhimit të prodhimit

Kelmendi, Sh. and other: “Classification of mining conditions and influence of different agencies in ‘Trepça’ mine”, Scientific Project, Kranj – Slovenia, Kranj, 1983.

Kelmendi, Sh.: “Calculation of short circuit at 3.3 and 35 KV network – Stanterg mine”. Professional work. Mining Inspectorate of Kosova, 1984.

Kelmendi, Sh.: “Signalization of blind shaft in ‘Trepça’ mine”, Projekt ekzekutiv. Arkivi teknik i Stantërgut. 1984.

Kelmendi, Sh.: “Calculation and selection of pumps in new flotation- Tunel”: Projekt teknik. Arkivi i minjerës,1986.

Kelmendi, Sh.: “Technical and economic conditions for development of ‘Trepça’ mine at Stanterg”, Projekt teknik. Arkivi i Stantërgut. 1986.

Kelmendi, Sh.: “Signalization at Belo Berdo shaft – Leposavic”. Projekt ekzekutiv, 1987.

Kelmendi, Sh.; Zeka, N.: “Real possibilities for reconstruction and production of ferronickel at Elbasan smelter”, Ministria e Industrisë dhe resurseve minerale të Shqipërisë, Tiranë, 1994.

Kelmendi, Sh.; Zeka, N.: “Technical and economic estimation with doff of ferronickel production in Elbasan”, Ekspertizë. Ministria e Industrisë dhe resurseve minerale të Shqipërisë, Tiranë,1995.

Kelmendi, Sh.; Zeka, N.: “Ferronickel production in Elbasan”, Investigation Project. Ministry of Industry and Mineral Resources of Albania, Tiranë,1996.

Projekte të realizuara

Investigation Project: Smelting of different Nickel ores with domestic Coals. Semi industrial Lab, ELKEM Technology, Kristiansand, Norway. 1996;

PROJECT: Development strategy of private economy – SME in Kosovo, RIINVEST, Prishtinë, MINING AND METALURGY Juli 3-4 1998;

Statement of construction material production in Kosovo, Joint Project EAR, SOFRECO – France & ICM – Prishtina, 2000;

Feasibility Study of Nickel Production in Kosova – Joint Project BARENT Group – Washington D.C, EAR & ICM – Prishtina, 2001;

Project for dewatering of flooded underground levels at Trepca Mine and Hajvalia Mine. Joint Project “Trepça & EAR”, 2002;

Project of transport of hydro filling material from flotation to mine stope, Stanërg Mine, 2004;

Project for implementation of computer control of flotation process at flotation plant Trepça – Tunel. Project supported and financed by EAR, 2007;

Project for Implementation of Fly Ash from Kosova B Power Plant like hidrofillingmaterial in Stopes of Trepca Mine. Project supported by EAR, 2008.

Projekte industriale-menaxher

Feasibility study: “Possibility of production of Fe – Ni from Nickel – silicate ores from Bitinçka mine in metallurgical complex of Elbasan”

Pre-Feasibility study of “Trepça complex”, mines and metallurgies (2003)

Feasibility study of “Trepça Zinc metallurgy” (2005);

Feasibility study of “Trepça mine with Tuneli flotation” (2020)

Feasibility study of Artana mine with Kizhnica flotation” (2020)

Feasibility Study “Trepça mine” (2017).

Përfundim

Prof. dr. Shyqri Kelmendi me një experience të akumuluar që nga viti 1974 në mësimdhënie universitare, kryesisht në lëmenjët professional, që si objekt trajtimi dhe hulumtimi ishin sistemet minerare dhe procesimet e mineraleve. Në mënyrë komplementare me karierën akademike dhe menaxheriale, prof. dr. Shyqri Kelmendi ishte i angazhuar në pozicione këshilldhënëse në institucionet qeveritare dhe private. Intensivisht punoi në përpilimin e Strategjisë minerare të Kosovës, me të cilën janë përcaktuar objektivat afatgjatë të sektorit minerar të Kosovës, ka ndihmuar krijimin e Geo data bazës dhe GIS-it, ndihmoi në krijimin e legjislacionit fundamental minerar të Kosovës, duke shtruar rekomandimet zhvillimore të politikave xehetare në terme të ndryshme kohore.

Prof. dr. Shyqri Kelmendi ka një karrierë të veçantë në Kombinatin “Trepça”, ku edhe ka filluar karrierën e tij profesionale si inxhinier fillestar (1970) dhe duke kaluar të gjitha pozicionet inxhinierike operativ dhe menaxheriale në  miniera, në flotacione dhe në Metalurgjitë e Plumbit dhe për disa vite edhe të Ferronikelit në Drenas. Ai konsiderohej ndër njohësit më të mirë të pasurive minerare të Kosovës dhe të kompleksit "Trepça".

Prof. dr. Shyqri Kelmendi ishte një nga personalitetet më të njohura të inxhinierisë minerare në Kosovë, profesor universitar, studiues dhe drejtues i industrisë minerare. Për disa dekada ai dha kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit universitar, në veprimtarinë shkencore dhe në menaxhimin e kompleksit minerar “Trepça”. Për shumë vite ishte profesor në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë Universiteti i Prishtinës (sot Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë), ku edukoi breza të tërë inxhinierësh të xehetarisë, në kuadër të studimeve themelore, në studime master dhe duke udhëhequr studentët në programet e studimeve të doktoratës.

Prof. dr. Shyqri Kelmendi ishte anëtarë i disa shoqatave ndërkombëtare profesionale dhe anëtar i rregullt i Akademisë Ballkanike për flotacione (Balkan Academy of Sience on Minerals) me seli në Stamboll.

Bibliografia

Kelmendi, Sh.: “Metodat matematikore në inxhinieri” (për studime master), Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2006.

Kelmendi, Sh.: “Projektimi bashkëkohor i minierave “: Dispensë, Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Mitrovicë, 2009.

Kelmendi, Sh.: “Bazat e informatikës”: Dispensë, Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Mitrovicë, 2010.

Kelmendi, Sh.: “Thyerja me sitje”: Dispensë, Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Mitrovicë, 2012.

Kelmendi, Sh.: “Menaxhimi i projekteve” (tekst për studime master), Botues: Kolegji i menaxhmentit internacional “Globus”, Prishtinë, 2013.

Kelmendi, Sh.: “Menaxhimi i prodhimit” (tekst për studime master), Botues: Kolegji i menaxhmentit internacional “Globus”, Prishtinë, 2014.

Kelmendi, Sh.: “Bazat e gjeostatistikës” (tekst për studime master), Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë, 2014.

Kelmendi, Sh.: ”FLOTIMI i xeherorëve të Pb Zn”, Botues: “Titanik”, Prishtinë, 2021.

Dokumntacion nga Arkivi i Minierës Stntërg, 2025.