Gani Pllana: Prof. Dr. Fehmi Shehi – pedagog i jashtëzakonshëm dhe specialist i nivelit evropian
PROF. DR. FEHMI SHEHI-PEDAGOG I JASHTËZAKONSHËM DHE SPECIALIST I NIVELIT EUROPIAN PËR INDUSTRINË MEKANIKE SHQIPTARE NË FUSHËN E MOTORAVE ME DB DHE TRANSPORT

Prof. dr.
Fehmi Shehu, lindi më 1 prill 1929 në Tiranë, Shqipëri. Shkollimin fillor e
përfundoi në Petrele në vitin 1943, kurse gjimnazin e përfundoi në Tiranë, në
vitin 1947.
Studimet
e larta i kreu në Ukrainë, 1948–1953: Fakulteti i Ndërtimit të Makinave,
Specialiteti Motorë me Djegie të Brendshme, Instituti Politeknik i Kharkovit,
Ukrainë (ish Bashkimi Sovjetik), me diplomë “Shkelqyeshem”.
Pas
përfundimit të studimeve, filloi punën Pedagog dhe shef i Katedrës së Teknologjisë
së Ndërtimit të Makinave, më 15 shtator 1953, në Institutin e Lartë Politeknik të
Tiranës (i themeluar në muajin nëntor 1951, në bazë të vendimit të Këshillit të
Ministrave të datës 1 nëntor 1951). Në mesin e punonjësve të Institutit të
Lartë Politeknik, më 15 shtator 1953 u inkuadrua edhe inxhinieri i ri Fehmi
Shehu. Në bazë të rezultateve të shkëlqyeshme në arsimin universitar, vazhdoi punën si Pedagog dhe shef i Katedrës së
Teknologjisë së Ndërtimit të Makinave, në Institutin e Lartë Politeknik të Tiranës
(Universiteti Shtetëror i Tiranës) (1957-1983).
Kualifikime dhe ngritje akademike
Prof. dr.
Fehmi Shehu, me angazhim të përhershëm për zhvillimin e arsimit në fushën e
inxhinierisë mekanike, duke u konsideruar si një ndër specialistët kryesorë të
kësaj fushe në Shqipëri, duke fituar gradat
shkencore:
· 1961–1964:
Punimi dhe mbrojtja e tezës për gradën shkencore “Kandidat i Shkencave Teknike”, me temë: “Disa problem teorike konstruktive lidhur me zgjatjen e jetës dhe
përmirësimin e karakteristikave dinamike dhe ekonomike të motorave karburatorë
që punojnë me benzinë vendi në konditat rrugore atmosferike të Shqipërisë”(1964).
· 1963:
“Docent” nga Këshilli i Lartë i
Atestimit;
· 1978:
Mbrojtja e tezës për gradën shkencore “Doktor
i Shkencave Teknike”, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë,
Katedra e Makinave;
· 1981:
Titulli “Profesor”, Fakulteti i
Inxhinierisë Mekanike, Tiranë.
Themelues dhe pedagog në Institutin e Lartë Politeknik
Tiranë
Prof.
dr. Fehmi Shehu, ishte ndër themeluesit e Universiteti Politeknik i Tiranës
(ish Instituti i Lartë Politeknik, ku kontribuoi për mbi 40 vite si pedagog dhe
drejtues akademik.
1.
Nga viti 1953 – 1993 ka
kontribuar si lektor në disa lëndë mësimore: “Teori Mekanizmash dhe Makinash”; “Toleranca dhe Matje Teknike”;
“Teknologji Ndërtim Makinash” dhe “Motorrë
me Djegie të Brendshme”.
2.
Lektor i lëndës: “Motorët me djegie të brendshme”,
Universiteti Politeknik Tiranë (USHT).
3.
Lektor i lëndës: Motorët me djegie të brendshme”, në
Universitetin e Prishtinës, Kosovë (1972-1976).
4.
Anëtar i redaksisë së Buletinit
të Universitetit Politeknik dhe Kryetar i redaksisë së Buletinit të Fakultetit
të Inxhinierisë Mekanike (1957 – 1981).
5.
Lektor i jashtëm pranë Katedrës
së Makinave në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i
Tiranës (1985 – 1992).
Detyra të rëndësishme në Universitet dhe në industrinë
shqiptare
Prof.
dr. Fehmi Shehu, gjatë karrierës, pedagog univesiteti, duke ndikuar
drejtpërdrejt në zhvillimin e arsimit inxhinierik në vend, dhe speicilist i
industrisë mekanike shqiptare, kreu detyra me rëndësi, si:
1.
Zëvendësrektor i Universitetit Politeknik
të Tiranës (1970-1973);
2.
Shef i Katedrës së Makinave dhe
Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës
(1973 – 1985);
3.
Kryetar i grupit të punës në
Kombinatin e Autotraktorëve, Tiranë, për projektimin dhe prodhimin e Motorëve
me Djegie të Brendshme (1985 – 1992).
4.
Pjesëmarrës në të gjitha grupet
e punës për probleme të ndryshme në sistemin arsimor në Shqipëri (1953 – 1985).
Mirënjohje, çmime dhe dekorata
Prof.
dr. Fehmi Shehu, për kontributin e tij të shquar, është nderuar me çmime dhe
tituj të rëndësishëm:
1.
Laureat i Çmimit të Republikës
Klasa II (1970);
2.
Laureat i Çmimit të Republikës Klasa
I (1979);
3.
Urdhri “Naim Frashëri” Klasa I
(1977)
Njohuri të gjuhëve të huaja: rusisht, serbokroatisht, italisht, frëngjisht
dhe anglisht.
Specializime dhe vizita studimore
Prof.
dr. Fehmi Shehu, gjatë viteve akademike në Universitetin Shtetëror të Tiranës
(më vonë Universiteti Politeknik i Tiranës) ka kryer shumë specializime dhe
vizita studimore: në Itali, Austri, Francë, Zvicër, Kinë, Slloveni, Poloni, Rumani
dhe Rusi.
· 1959–1961:
Specializim pasuniversitar (Aspirantura) në Shkollën e Lartë Teknike Bauman,
Moskë (ish Bashkimi Sovjetik), ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera në
fushën e inxhinierisë mekanike;
· 1959:
Specializim pasuniversitar në fushën e motorëve në shkollat e larta teknike të
Moskës dhe Shën Petersburgut;
· 1970:
Pjesëmarrje në Kongresin Ndërkombëtar të Motorëve me Djegie të Brendshme,
Bukuresht, Rumani;
· 1971:
Specializim 3(tre) mujor në Fakultetin e Inxhinierisë, Universiteti i Romës,
Itali;
· 1971:
Kryetar i delegacionit të Universitetit Shtetëror të Tiranës në Akademinë e
Shkencave, Kinë.
· 1978:
Vizitë në Zvicër dhe në Francë për njohjen me metodat e reja të riparimit të
pjesëve të ndërrimit të motorëve;
· 1980:
Vizitë pune në Austri për njohjen me sistemin arsimor austriak;
· 1981:
Specializim 6 (gjashtë) mujor në Institutin Politeknik të Milanos si dhe në
kompaninë FIAT në Torino, Itali;
· 1972-1981:
Pjesëmarrës në delegacione të Universitetit Politeknik të Tiranës në Prishtinë.
Drejtues i grupit teknik për
prodhimin e motorit të parë të unifikuar shqiptar
Prof. dr. Fehmi Shehi ka qenë drejtuesi i
grupit teknik për prodhimin e motorit të parë të unifikuar shqiptar, duke
zbatuar njohuritë e tij drejtpërdrejt në industrinë shqiptare. Ka bashkëpunuar
me prodhues të mëdhenj botërorë të makinave dhe motorëve, si: FIAT, IVECO, RENAULT
dhe BERLIET SAVIEM, duke prezantuar teknologjitë më të avancuara të prodhimit
të makinave në Shqipëri.
Veprimtaria shkencore dhe botimet
Prof.
dr. Fehmi Shehu është autor dhe bashkautor i një numri të konsiderueshëm
botimesh shkencore dhe didaktike në fushën e inxhinierisë mekanike, të cilat
kanë shërbyer si literaturë bazë për formimin e studentëve dhe specialistëve në
Shqipëri.
Kontributet e Prof. dr. Fehmi Shehut, përfshijnë:
· Tekste
universitare dhe materiale mësimore;
· Tekste
universitare nga inxhinieria mekanike (fusha e transportit);
· Organizim
dhe menaxhim i transportit.;
· Infrastrukturë
rrugore dhe sisteme të transportit;
· Artikuj
shkencorë dhe studime teknike të publikuara në revista dhe konferenca kombëtare.
Prof. dr. Fehmi Shehu, autor i teksteve universitare
Prof.
Dr. Fehmi Shehu është autor i disa manualeve dhe teksteve universitare, si:
1.
Shehu, F.: “Materialet lubrifikante dhe
përdorimi i tyre”,
176 f., Komiteti Qëndror i PPSH, Tiranë, 1957.
2.
Shehu, F.: “Motora me djegie të brendshëme”: Pjesa 1, 168 f., Drejtoria e
Botimeve të Universitetit Shtetëror të Tiranës, Tiranë, 1966.
3.
Shehu, F.: “Motora me djegie të brendshëme”: Pjesa 2, 166-375 f.,
Drejtoria e Botimeve të Universitetit Shtetëror të Tiranës, Tiranë, 1966.
4.
Shehu, F.: “Motora me djegie të brendëshme”: Pjesa 3, 374-518 f.,
Drejtoria e Botimeve të Universitetit Shtetëror të Tiranës, Tiranë, 1966.
5.
Shehu, F.: “Motora me djegie të brendëshme”: Pjesa 4, 516-679 f.,
Drejtoria e Botimeve të Universitetit Shtetëror të Tiranës, Tiranë, 1966.
6.
Shehu, F.: “Autoelektriçisti”, 44 f., Shtëpia Botuese “Naim
Frashëri”, Tiranë, 1971.
7.
Shehu, F.: “Motorët me djegie të
brendëshme”:
Dispensa 2, 209 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1973.
8.
Shehu, F.: “Motorët me djegie të
brendëshme”,
Vol. 2, 220-474 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1973.
9.
Shehu, F.: “Probleme të zhvillimit të
revolucionit tekniko-shkencor në fushën e mekanikës: mbi shfrytëzimin,
mirëmbajtjen, riparimin dhe prodhimin e makinerive të transportit, bujqësisë,
ndërtimit e sektorëve të tjerë të ekonomisë”, 206 f., Shtëpia Botuese ”8
Nëntori”, Tiranë, 1980.
10.Shehu,
F.: “Makina
1: motora me djegie të brendshme”, Dispensa 1, 252 f., Universiteti i Tiranës
"Enver Hoxha", Tiranë, 1985.
11. Shehu,
F.: “Makina
2: motora me djegie të brendshme”: Dispensa 2, 253-579 f., Universiteti i Tiranës
"Enver Hoxha", Tiranë, 1985.
12. Shehu,
F.: “Automjetet
me benzinë e naftë: ndërtimi dhe funksionimi i veturave, kamionëve dhe
autobuzëve”:
libër për autoshkollat B-C-D-E dhe shoferët: 304 pyetje e përgjigje, 140 skica
e figura, 172 f., Mekanika, Tiranë, 1993.
Monografi shkencore
· Broshura
“Mbi lubrifikimin dhe materialet
lubrifikante”, 1967;
· “Aparatura elektrike e
automjeteve”, 1971;
· “Projektimi dhe prodhimi në
vend i motorëve diesel universal të serisë së unifikuar nga 7 – 590 KF, 1980;
· “Zhvillimi i industrisë së
automobilave, traktorëve, motorëve dhe motokultivatorëve”,
1982;
· “Nevojat e transportit
automobilistik e mekanikës bujqësore për pjesë ndërrimi”,
1987;
· “Seritë e automjeteve dhe
traktorëve të unifikuar shqiptar të fuqive dhe tonazheve të ndryshëm”,
1988;
· “Motopompat dhe
motokultivatorët shqiptarë me motorë të unifikuar shqiptar (MUSH)”,
1988;
· “Kapaciteti i Kombinatit te
Autotraktorëve për prodhimin në vend të automjeteve me motorë Diesel”,
1988;
· “Unifikimi i konstruksionit dhe
përsosja e dokumentacionit teknik – hallka të rëndësishme per një zgjidhje të
shpejtë të problemit të pjesëve të ndërrimit”, 1989.
· “Kataloget e pjeseve te
nderrimit te motoreve”;
· “Defektet e motoreve diesel,
riparimi i tyre”;
· Dokumentacioni i shfrytëzimit, mirëmbajtjes
dhe riparimit të motorëve të unifikuar shqiptar”: Botim i Kombinatit të
Autotraktorëve;
· “Defektet e motorëve
karburatorë të automjeteve, elemenimi i tyre”;
· “Qarkullimi rrugor i
automjeteve”;
· Korrigjimi i karakteristikave
të pompës së naftës së motorëve diesel të automjeteve dhe traktorëve;
· Arsimi i ulët, i mesëm dhe i
lartë në Austri.
Pjesëmarrës në projekte
Prof.
dr. Fehmi Shehu ishte udhëheqës dhe pjesëmarrës i shumë projekteve dhe studimeve
zhvillimore, që lidhen me planifikimin dhe përmirësimin e sistemeve të
transportit në Shqipëri.
Punimet e tij shkencore kanë kontribuar në:
· Konsolidimin
e terminologjisë teknike në gjuhën shqipe;
· Zhvillimin
e arsimit inxhinierik në fushën e transportit;
· Lidhjen
e teorisë me praktikën në sistemet e transportit.
Udhëheqës shkencor për mbrojtje të doktoraturave
Prof.
dr. Fehmi Shehu, ishte udhëheqës shkencor për mbrojtje të doktoraturave për
disa kandidatë. Gjatë aktivitetit të tij akademik dhe kërkimor Prof. Dr. Fehmi
Shehu ka drejtuar punime disertacionesh të cilat kanë luajtur rol të
rëndësishëm në kualifikimin e stafit të Universitetit Politeknik të Tiranës si
dhe të Prishtinës, si në vijim:
1.
“Ndikimi
i masave rrotulluese dhe i shmangieve nga bashkëaksialiteti i mbështetjeve në
dinamikën e boshteve motorikë” për gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” (Asllan Hajdari),
Tiranë, 1990.
2.
“Optimalizimi
i parametrave karakteristikë në proceset që zhvillohen në sistemin e ushqimit
të motorëve Diesel” për gradën shkencore “Doktor”
për kandidatin Bashkim Baxhaku nga Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1997.
3.
Kryetar i Komisionit për
Mbrojtjen e Doktoraturës së kandidatit Heset Cakoli, Lektor në Unversitetin e
Prishtinës, Prishtinë, 2000.
Përfundim
Prof.
dr. Fehmi Shehu ishte një nga figurat më të ndritura të zhvillimit të
inxhinierisë mekanike dhe fushës së transportit shqiptar, si edhe të arsimit
teknik në Shqipëri, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në formimin e
brezave të inxhinierëve mekanikë dhe në ndërtimin institucional të arsimit të
lartë teknik.
Veprimtaria
shkencore dhe pedagogjike e Prof. dr. Fehmi Shehut u karakterizua me përkushtim
ndaj cilësisë në mësimdhënie, hartimin e programeve moderne të studimit dhe hartimin
e literaturës bazë universitare në fushën e inxhinierisë mekanika dhe
transportit.
Prof.
dr. Fehmi Shehu ishte poliglot, njohës i gjuhëve më të njohura botërore, të
cilat i mundësuan që të shfrytëzoi literaturën e botuar në vende të ndryshme të
botës, e njëherit prezantoi punime shkencore në simpoziume dhe konferenca
ndërkombëtare.
Prof. dr. Fehmi Shehu ka qenë drejtuesi i
grupit teknik për prodhimin e motorit të parë të unifikuar shqiptar, duke
zbatuar njohuritë e tij drejtpërdrejt në industrinë shqiptare. Ai ka
bashkëpunuar me prodhues të mëdhenj botërore të makinave dhe motorrëve, si:
FIAT, IVECO, RENAULT dhe BERLIET SAVIEM, duke prezantuar teknologjitë më të
avancuara të prodhimit të makinave në Shqipëri.
Prof.
dr. Fehmi Shehu, gjatë
viteve akademike në Universitetin Shteteror të Tiranës (më vonë Universiteti
Politeknik i Tiranës) ka kryer shumë specializime dhe vizita studimore, në
vende të ndryshme, si: në Itali, Austri, Francë, Zvicër, Kinë, Slloveni,
Poloni, Rumani dhe Rusi.
Prof.
dr. Fehmi Shehu, përveç leksioneve të mbajtura rreth 40 (dyzet) vite në UPT
(USHT), ka mbajtur leksione edhe në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin
Teknik, dega e Makinerisë (1972-1976).
Bibliografia
1.
Shehu, F.: “Materialet lubrifikante dhe perdorimi i tyre”, Tiranë, 1957.
2.
Shehu, F.: “Motorë me djegie të brendshme”, Tiranë, 1973.
3.
Shehu, F.: “Probleme të zhvillimit të revolucionit tekniko – shkencor në fushën e
mekanikes”, Tiranë, 1980.
4.
Shehu, F.: “Makina 1: Motorë me djegie të brendshme”, Tiranë, 1985.
5.
Shehu, F.: “Makina 2 – Motorë me djegie të brendshme”, Tiranë, 1985.
6.
Londo, A.: “Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në 50 Vjetorin e tij”, Shtëpia
Botuese & Shtypshkronja “PEGI”, Tiranë, 2001.
7.
Guxho, G.: “70 VJET MCMLI-MMXXI INXHINIERI MEKANIKE NË SHQIPËRI”, Tiranë,
2021.



