Florim Zeqa: Zgjedhjet nuk sollën ndryshim!
Zgjedhjet nuk sollën ndryshim!

Rezultati
zgjedhor, edhe pse nuk ndikoi në renditjen e subjekteve politike, e imponon
nevojën e një bashkëpunimi mes forcave politike në Kuvend.
Bojkoti qytetar ndaj zgjedhjeve të 7 qershorit duhet të jetë
alarm për të gjitha partitë parlamentare.
Qytetarët me mosdalje në votim i
ndëshkuan të gjitha partitë
Rënia e madhe e numrit të daljes së
qytetarëve në zgjedhje dhe përqindjes së votuesve në të gjitha komunat e
Kosovës për 200 mijë votues apo 25.7% më pak në krejt Kosovën është tregues i
lodhjes së qytetarëve me zgjedhje të shpeshta dhe i humbjes së besimit në
partitë ekzistuese.
Rënja
në 36 % e daljes së popullatës në zgjedhje, ndikon në legjitimitetin e këtyre
zgjedhjeve.
Kur
64 % e qytetarëve i bojkotojnë zgjedhjet, dëshmon rënjen e besimit të
qytetarëve në partitë ekzistuese!
200
mije votues më pak nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar duhet të
jenë shqetësim për të gjitha partitë politike.
Këta
200 mijë votues me bojkotin zgjedhor e shprehën revoltën tyre ndaj të gjitha
partive pa dallim, liderëve partiakë dhe politikanëve në veçanti, të cilët për
egot e tyre personale e sollën pa nevojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Krahasimet
e përqindjeve të partive politike me 36 %-in e daljes së votuesve në zgjedhje
përveqse qesharake, janë tendencioze në krahasim me fitoren e bojkotit qytetar!
Bojkoti
i zgjedhjeve është ngritje e vetëdijes qytetare, e cila thërret si kushtrim për
ngjizjen e një alternative të re politike.
ADN e vetmja shpresë për shpëtim
Të dashur qytetarë dhe bashkatdhetarë,
7 qershori nuk ishte fillimi dhe as fundi i një epoke!
Ndryshimi
i vërtetë pritet të ndodhë pas këtyre zgjedhjeve me daljen në skenë të
Alternativës Demokratike për Ndryshim apo ADN-së politike shqiptare siq e
pëlqej ta quaj, të këtij projekti madhor për vendin, i hartuar më kujdes të
veçantë nga ana ime!
Në
ADN secili qytetarë dhe mërgimtarë kudo që ndodhet do ta ketë mundësinë e
pjesëmarrjes në vendimarrje dhe të krijojë mirëqenje për familjen e tij dhe të
tjerët në shtetin e Kosovës, e jo si deri më tani, që ne, më votën tonë t'i
ngrisim në karrierë politikanët e papërgjegjshëm, të cilët më pas, jo vetëm që
po na harrojnë, krijojnë pasuri të paligjshme për vetën, familjet e tyre dhe
farefisin e gjërë!
Përmes
ADN-së do t'i jepim goditjen përfundimtare të keqës që e ka pllakosur vendin
tonë në këto vitet e paspavarëisë!
Mbase,
është momenti i fundit që qytetarët dhe mërgimtarët të vetëdijësohen dhe
ndërgjegjësohen për t'ua kthyer shpinën këtyre partive të dështuara në
qeverisje dhe shtetndërtim!
Këto
parti dhe këta politikan e demaskuan vetën e tyre me politikat hileqare dhe
inatçore duke e përçarë një popullatë të tërë!
Familja është e shënjtë, shteti është i
shënjtë, kombi është i shënjtë dhe i patjetërsueshëm.
Andaj, që t'i shpëtojmë këto tri gjëra
kaq të çmuara duhet të bashkohemi rreth Alternativës Demokratike për Ndryshim
(ADN), pasi kjo është e vetmja shpresë reale për ndryshim dhe shpëtim nga
katandisja e mëtutjeshme e çdo vlere kombëtare dhe njerëzore në Republikën e
Kosovës.
Ju mirëpres në rrugëtimin e përbashkët!
Me respekt dhe dashamirësi: Florim Zeqa-nismëtar i Alternativës Demokratike për Ndryshim (ADN).



