Florim Zeqa: Vota për kandidatin e preferuar, votë për bartësin e listës!
Vota për kandidatin e preferuar, votë për bartësin e listës!
Ditëve të
fundit po vërejë mbështetje të kandidatëve të caktuar nëpër rrjetet sociale!
Madje kjo po ndodhë prej figurave të njohura të ciët deri dje e kanë
kundërshtuar bartësin/en e listës së caktuar, madje edhe e kanë etiketuar për
tradhëti ndaj elektoratit...!

Mendohuni mirë para se të votoni
Me ose pa vetëdije, ata që e votojnë
kandidatin e preferuar, në atë moment kanë votuar për bartësin e listës
zgjedhore, ngase vota me automatizëm i shkon atij ose asaj!
Ky
është një vakum i madh kushtetues i cili po përseritet në të dyja nivelet e
qeverisjes (qendrore dhe lokale)!
Si
rezultat i këtij vakumi, gjithnjë votat e partisë janë në përputhje me votat e
bartësit të listës zgjedhore, por jo edhe me kandidatët e tjerë!
Kjo
gjithnjë është vërtetuar me dallimin në votë mes bartësit të listës dhe
kandidatit të dytë apo tretë, të cilët gjithmonë kanë mbetur pas me vota nga i
pari në listë!
Andaj,
bashkatdhetarë të dashur në Kosovë apo në Diasporë që ende nuk e keni vendosur
për kë të votoni, mendohuni mirë, meditoni dhe më pas reflektoni me votë, ngase
vota e juaj ka peshë jo vetëm në rezultatin zgjedhor, por, edhe në të ardhmen e
vendit nesër!
Nëse
vërtetë përqendroheni paraprakisht për një kandidat të caktuar, vota e juaj do
të jetë me vlerë pavarësisht faktit se nga ju përfiton partia dhe bartësi i
listës zgjedhore!
Megjithatë,
ndryshimi vjen vetëm duke i votuar kandidatët më të mirë, në të kundërtën,
votimi i emrave të 'mëdhenj' nuk sjellë ndryshim por vazhdimësi, përseritje dhe
riciklim të figurave politike që kanë lëvizur nga njëri subjekt në tjetrin për
perfitime personale e jo për të sjellur ndryshime substanciale në
politik-bërjen kosovare!
Zgjedhni dhe votoni më të mirët
Edhe një rekomandim shumë i rëndësishëm
për elektoratin kosovar, i cili rrallë ose fare nuk specifikohet nga KQZ-ja, se
qytetarët nuk janë të obliguar që t'i votojnë 10 kandidatë në listën zgjedhore!
Mjafton
të votohet edhe një kandidatë i vetëm, dy, tre, katër apo pesë, por jo
domosdoshmërisht dhjetë siq është përcaktuar limiti i zgjeruar!
Sasia
asnjëherë nuk e përcakton cilësinë, kurse cilësia ia rritë vlerën shumicës
parlamentare në Kuvendin e Kosovës nesër!
Andaj,
zgjedhni dhe votoni më të mirët, votoni ata që mendoni që do të jenë zëri i
juaj në Parlamentin e Kosovës, votoni njerëzit e pastër, atdhetarë, të
devotshëm dhe të dëshmuar në aspektin kombëtar e jo ata që kthehen në pengje të
liderëve partiak, për të shkaktuar kriza paszgjedhore dhe bllokada në Kuvendin
e Kosovës!
Ngase
pritet, që rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit do ta komplikojë akoma më
tepër krijimin e institucioneve të reja, e të mos flasim për zgjedhjen e
Presidentit, i cili do jetë një pazarë i vështirë politik për të evituar
zgjedhjet e radhës për legjislaturën pasuese, të 12-n më radhë!
Kosova ka nevojë për stabilitet
politik, për institucione të qëndrueshme dhe për lidership që e ka dijen dhe
guximin për t'u përballur me sfidat e shumta që e presin në planin e brendshëm
dhe atë ndërkombëtarë!




